Raporti i italianëve, Rama: Faktet flasin vetë. Suksesi nuk vihet në dyshim

November 3, 2017 18:37

Raporti i italianëve, Rama: Faktet flasin vetë. Suksesi nuk vihet në dyshim

Kryeministri Edi Rama ka komentuar shkurtimisht përmes faqes së tij në Facebook raportin e Guardia Di Finanza-s italiane për kultivimin dhe trafikun e hashashit në Shqipëri.

Rama thotë se deklaratat e bëra nga italianët nuk lënë vend për dyshim:

“Kur faktet flasin vetë dhe kur fjala sukses nuk vihet dot në dyshim”, shkruan ai mbi videon e publikuar ku drejtues të policisë italiane japin rezultatet në lidhje me luftën antihashash.

Raporti i misionit të monitorimit ajror për vitin 2017-të u prezantua në prani edhe të ministrit të Brendshëm italian, Marco Minniti, i cili ndodhej në Tiranë në një vizitë zyrtare.

Ne këtë vit kemi kryer fluturime në 23.77% të territorit shqiptar në zona me risk ku mund të kultivohej kanabis. Kemi kryer 53 misione ajrore ose e thënë ndryshe 129 orë fluturimi. Në 2016-ën konstatuan rreth 2 mijë plantacione me më shumë se 700 mijë rrënjë ndërsa për 2017-ën, pra këtë vit janë konstatuar 88 plantacione me rreth 5 mijë rrënjë. Reduktimi është i dukshëm”, tha Stefano Skrepanti, shef i repartit 3 të Guardia di Finanza.

 

November 3, 2017 18:37
Komento

4 Komente

  1. Socialisti i Ndershem November 3, 18:52

    Po mire more shoku Kryeminister !
    Perse duhet te te besojme ty dhe “fakteve” te tua dhe jo syve tane ?

    Reply to this comment
  2. Pellazgos November 3, 19:01

    Cfare i ka premtuar Italianeve ky Corapekuqi per keto vleresime me prapavije politike.
    Ketu cfo fite zihen me tonelata drige ky perpiqet ti “mbush” mendjen atyre qe kuptojne pak,se te tjeret qe e votojne jane si fetaret qe besojne tek dicka qe i thone dhe jo cfare studiojne.

    Reply to this comment
  3. Mark .U.K November 3, 19:15

    Populli don te dije rolin tuaj ne 2016 se pse organizove mbielljen e 340 fshatrave ne gjith vendin.Per nuk do shkoj gjat e do pergjigjesh.

    Reply to this comment
  4. Edi (jo Rama) November 3, 19:54

    Kush ka qene kryeminister ne 2016 dhe e kujt eshte pergjegjesia?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*