Raporti i KE, Ahmetaj: Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në rajon

February 9, 2019 11:51

Raporti i KE, Ahmetaj: Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në rajon

Nga Arben Ahmetaj

Komisioni Europian ka publikuar raportin tremujor për performancën ekonomike të vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate në BE, në të cilin analizohen ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Turqinë.

Lajmi i parë i mirë është se Shqipëria është një nga dy vendet e rajonit (së bashku me Malin e Zi) që kanë vazhduar rritjen pozitive të ekonomisë edhe përgjatë tremujorit të tretë 2018, në një kohë që vendet e tjera dhe mesatarja e rajonit shënojnë rënie.

2 – Shqipëria parashikohet të ketë rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor përfshirë Turqinë, në 2019-2020. Në të njëjtën kohë, papunësia në Shqipëri projektohet në nivelin më të ulët në rajon, pranë 10% ndërsa borxhi publik vazhdon të konsolidojë trajektoren rënëse.

3 – Komisioni Europian konfirmon një rritje ekonomike mbi 4% për vitin 2018, njësoj sikurse vlerësuan më herët edhe FMN apo Standard and Poor’s. Rritja e konsumit privat, importeve dhe investimeve, vijojnë të kenë kontributin kryesor në rritjen ekonomike.

4 – Performanca e fortë ekonomike vijon të reflektohet edhe në zhvillimet pozitive të tregut të punës. Pjesëmarrja në forcat e punës në tremujorin e tretë 2018 ëshë në nivelin 68.3% krahasuar me 67.1% që ishte një vit më parë. Punësimi në sektorin jo-bujqësor është rritur me 7.5%, ndërsa papunësia ka shënuar nivelin më të ulët nga viti 2012.

Punësimi për të rinjtë e moshës 15-29 vjec është përshpejtuar në 26% krahasuar me një vit më parë, ndërsa papunësia për këtë grupmoshë ka vijuar trendin rënës nga piku prej 34% i vitit 2015.

Pagat në sektorin privat vlerësohet të jenë rritur me një mesatare plus 15 pikë në të gjithë sektorët, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Raporti tejet pozitiv i Komisionit Europian për ekonominë shqiptare, është një tjetër reflektim serioz për arritjet jo pak të vështira të viteve të fundit. Sfida kryesore mbetet vazhdimi i reformave dhe konsolidimit fiskal, për të garantuar jo vetëm vazhdimin e rritjes ekonomike dhe punësimit, por edhe përgjigjen e duhur ndaj riskut të ngadalësimit të rajonit dhe ekonomive të BE.

 

 

February 9, 2019 11:51
Komento

9 Komente

  1. Hosteni February 9, 13:27

    Keta duhen vrare me buke ne goje.

    Reply to this comment
  2. intelektuali February 9, 13:39

    PO KE KERKON TE GENJESH DHE MASHTROSH ME LLOGJET FALLCO TE RRITJES EKONOMIKE O FILLOQYLSI AHMETAJ?

    sepse:

    Ja po te japim ketu me poshte nje tjeter shkrim ne gazeten DITA si spjegon me qarte rritjen ekonomike fallco te Shqypnise te droges dhe kanabisit me biznesmene alla Bashkim Ulaj&Lukuni:

    “…Ekonomia në vitet e krizës, rritje vetëm për shërbimet call center:

    Shërbimet dhe energjia kanë qenë sektorët ekonomikë me rritjen më të lartë në pesë vitet e fundit. Mbështetur në të dhënat përfundimtare të “Instat” për Prodhimin e Brendshëm Bruto, të disponueshme deri në vitin 2016, aktivitetet me rritjen më të lartë në vitet e krizës ekonomike kanë qenë shërbimet, kryesisht aktivitetet call center. Për periudhën 2012-2016, ky sektor është rritur mesatarisht me 24% në vit, duke shënuar normën më të lartë të rritjes në ekonominë shqiptare. Rritja e dytë më e lartë i takon aktiviteteve profesionale dhe teknike, degë e ngjashme e shërbimeve, që në pesë vjet është rritur mesatarisht me 10%. Këto janë të vetmet degë me rritje dyshifrore, ndërsa e treta vijon energjia, me një rritje mesatare prej 6.3%. megjithese njihet se sidoqoftë, rritja e energjisë është më shumë produkt i prurjeve të lumenjve, sesa e gjendjes ciklike të ekonomisë. Ky sektor ka luhatje shumë të mëdha nga viti në vit. Për shembull, nëse në vitin 2013 ai u rrit me 36%, në vitin pasardhës pësoi rënie me 23%. Degët e tjera, që kanë një peshë më të lartë në prodhimin kombëtar, kuptueshëm kanë regjistruar një rritje që është më pranë rritjes mesatare të ekonomisë. Po të kemi parasysh se për këtë periudhë ekonomia është rritur mesatarisht me 2%, rritje sipër mesatares kanë regjistruar industria nxjerrëse me 4.4% dhe ajo përpunuese, me 2.6%. Sektori me peshën më të lartë në ekonomi, tregtia, është rritur me ritme modeste, mesatarisht me 1.3%. Mes sektorëve të rëndësishëm, ndërtimi është ai me ecurinë më të dobët. Në periudhën 2012-2016, ai ka rënë mesatarisht me 4.4% në vit…”

    HE MO FILLOQYLSI AHMETAJ KUJT T’I BESOJME TANI?

    sepse:

    Llogjika e ftohte intelektuale na thote se pa rritje te Prodhimit Kombetar nuk mund te kete rritje te vertete te ekonomise dhe renie te papunesise dhe se shifrat qe citon ti nga KE i BE-se jane te manipuluara si ne Kohen e Qepes te enverit kur shqypnia fitonte Cmimin e Madh per Ushqimin kur popullata po vdise nga uria dhe skamja totale qe kishte kapluar prej vitesh Vatanin.

    QYSH KESHTU O GAZETA DITA?

    sepse:

    Vetem po te hapim faqen ne internet te BB do te shikojme se ku gjendemi ne renditje me vendet e tjera qe permenden ne kete shkrim si propagande enveriste:

    https://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD?locations=AL-GR-DE-IT

    PO PSE ME PROPAGANDEN ENVERISTE TE FILLOQYLSIT AHMETAJ DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

    Reply to this comment
  3. Arben February 9, 14:29

    Hau ar ju, uell-e??!!

    Reply to this comment
    • mirel February 9, 16:48

      Arben, mos harro Litari u ben mire ketyre.
      Litari, Litari, Litari, Litari
      Litari, Litari, Litari, Litari
      Litari, Litari, Litari, Litari
      Litari, Litari, Litari, Litari

      Reply to this comment
  4. Adih February 9, 16:30

    Humbem rastin me te mire ne bote ,kur mesuesi i vizatimit ,te hoqi ty si minister o mesuesi i anglistes .Ne nuk prodhojme as edhe nje gje ore mavri .Mos harroj dhe nje gje kryesore ,po te mos mbillet me droge ne shqiperi ,do te shohesh ti o Ahmetaj ,papunesine ,mos investimet dhe me shkurt ,do na plasi muti ciper themeleve me keq se sot ,me kete shtet te pa pergjegjshem shkerd..sh .Ben mire te mos dalesh me ne resme ,e te propogandosh ne keto gazeta ,tamam si Veliaj qe “mbjell peme “dhe Rama ,qe shperndan ,ceqe neper manternitete ,per femijet e porsa lindur ????
    Jo per ndonje gje ,por ju lutemi ,qe te treve kujdes ,po na trembni o po na tmerroni kalamajte tane te vegjel……

    Reply to this comment
  5. Dori February 9, 18:28

    Ky e ka vendin ne burg!

    Reply to this comment
  6. SS February 9, 20:53

    Po te tallur legeni ,me ate fytyre te qelbur me ze dhe figure?

    Reply to this comment
  7. Pallavra February 9, 21:18

    Me nje fjale shqiptaret jane me te pasur se disa vite me pare.???
    Ikni o funderrina se e boshatiset vendin me politikat tuaja te deshtuara

    Reply to this comment
  8. White House February 10, 09:56

    Ik ore Legen se na ke çarë KARIN me atè rritjen e Ekonomisë “Gagash” HAJDUT !!! Shqiptarèt i kanë XHEPAT Bosh dhe PAGAT mè tè Ulëta në gjithè EVROPËN , kurse KRYEHAJDUTI dhe PLAÇKITËSI ARBEN AHMETAJ del dhe KRRIHET me Shifra si Puna e KURVÈS !!! Je bërë njèsoj si HAJDUTÈT dhe KRIMINELÈT e PD dhe LSI , sepse ata bënin të njëjtën Gjè , kur kishin PUSHTETIN !!! ARBEN ZVARRANIK AHMETAJ , një HAJDUT i PËSHTIRÈ Ordiner dhe SIMBOL i KORRUPSIONIT Shtetëror !!! Arben KUSAR Ahmetaj duhet me patjetër tè Dorëzojë GJËNË e VJEDHUR dhe tè shkojè prapa HEKURAVE , sepse është bèrë i Besdisur me SHIFRAT e HAJDUTËRISË , njësoj si RIDVANË BODET e PD dhe PETRITAT VASILÈ tè LSI PLAÇKITJES!! Izololoheni këtë HALABAK , sepse ky më duket sikur është akoma MINISTÈR FINANCASH i “Fshehur” , si HAJDUT Profesionist mbas Fustanit të asaj “KORBËS” së ZEZË “DENAJ” , që gjoja “Drejton” MINISTRINË e HAJDUTÈVE të FINANCAVE !!!RROFTÈ SHQIPËRIA dhe SHQIPTARËT e NDERSHÈM ! VDEKJE e HAJDUTËVE të Politikës 28 VVjeçare dhe mos e GËZOFSHIN GJËNÈ e VJEDHUR !!! VRER , HELM dhe GJAK nga GOJA i Nxjerrshin këta ZUZARÈ të NEVERITUR dhe tè URRYER PolitiQËNË !! MALLKUAR qofshin edhe FÈMIJÈT dhe FAMILJET e kètyre FUNDÈRRINAVE HAJDUTÈ .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*