Raporti i KLSH për urgjencën: Mungojnë ambulancat e personeli

November 21, 2018 20:37

Raporti i KLSH për urgjencën: Mungojnë ambulancat e personeli

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxjerr në pah problemet e Qendrës Kombëtare të Urgjencave Mjekësore. Raporti i KLSH gjeti se ajo kishte mungesë personeli mjekësorë, mungesë ambulancash, ilaçesh dhe mungesë komunikimi mes institucioneve që duhej të përmirësojnë shërbimin.

                 Urgjenca e Tiranës. Foto: Adnan Beci/LSA

E themeluar në vitin 2014 si Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore (QKUM), një institucion i cili duhet të menaxhojë të gjitha urgjencat shëndetësore në vend bazuar në një ligj të po atij viti, është sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit larg plotësimit të detyrimeve.

Auditimi i performancës i kryer nga KLSH “Performanca e Institucioneve Përgjegjëse për Urgjencën Mjekësore” dhe i publikuar sëfundmi zbuloi mungesa në personel mjekësorë, mungesë ambulancash, ilaçesh, mungesë të protokolleve mjekësore që duhet të ndiqen dhe një sërë problemesh të tjera.

Raportuesit po ashtu gjetën se një sërë aktesh nënligjore që duhej të rregullonin shërbimin nuk ishin miratuar, ndërsa kishte sipas tyre mungesë komunikimi mes QKUM-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Punëve Sociale dy institucionet përgjegjëse.

Raporti për perfomancën e QKUM-së  u asistua nga USAID si pjesë e projektit dy vjeçar “Transparenca në Sistemin Shëndetësor” i cili po implementohet nga Universiteti Research CO., LLC. Në prezantimin e tij drejtues të KLSH-së thanë se kishin hasur probleme në mbledhjen e informacionit, ndërsa theksuar se drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë ishin rekomanduar për masa administrative pasi nuk kishin vënë në dispozicion iformacionin e kërkuar.

Sipas Raportit QKUM nuk mbulon me shërbim gjithë vendin, nuk ka personel të sajin dhe numri i ambulancave në dispozicion është mjaft i ulët, ndërsa një pjesë e këtyre ambulancave nuk kanë kushtet minimale për tu cilësuar të tilla. “Shërbimi i urgjencës mjekësore nuk është i shtrirë në të gjithë territorin; Personeli i urgjencës mjekësore nuk është i mjaftueshëm; Autoambulancave u mungojnë pajisjet bazë për të shpëtuar jetën e pacientëve”, thuhet në raport.

Në faqen zyrtare, e cila duket se është ende në ndërtim dhe përmban shumë pak informacion,  QKUM (urgjenca.gov.al) pretendon se ndjek me GPS telefonatat për të mundësuar mbërritje të shpejtë të ambulancave.  Duke folur “për teknologji me standarde europiane”.

Por raporti i KLSH gjeti se numri 112 i cili duhej të përdorej prej QKUM-së dhe gjendet në borshurat e saj ishte në përdorim nga policia. Po ashtu sipas raportit që citon justifikimin e ministrisë për mospërdorim të këtij numri, kjo kishte qenë e pamundur teknikisht.

Po ashtu përndryshe nga sa citon institucioni KLSH thotë se GPS është përdorur vetëm në një rast dhe se ambulacat vonoheshin deri në 30 minuta duke vënë në rrezik jetën e të sëmurëve.

Ndryshe nga sa duket në faqen zyrtare ku referohet se ishin 212 autoambulanca në dispozicion, në një studim të dërguar Ministrisë së Shëndetësisë nga vetë QKUM të cituar në raport gjatë vitit 2018, për “416 qendra shëndetësore totali i autoambulancave është 74, nga të cilat në gjendje pune janë vetëm 41. Pjesa tjetër janë jashtë përdorimit, u mungon kolaudimi ose janë në proces riparimi”.

Po aty theksohet se megjithëse kishte një detyrim ligjorë Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit nuk kishin bërë kurrikula për trajnim të paramedikëve dhe mjekëve të ndërhyrjes së shpejtë. KLSH thotë në raport po ashtu se mjekët që shërbenin në urgjencë nuk ishin të specializuar për këtë.

Sipas raportit mjekët ankohen se MSHMS nuk ka miratuar “protokolle të posaçme të urgjencës mjekësore” dhe se sistemi i referimit që duhej të përmirësohej nga centralizimi i sistemit nuk funksiononte “duke krijuar ngarkesë të panevojshme në sportelet e urgjencës”. MSHMS po ashtu nuk kishte përmbushur detyrën e saj për të “përcaktuar kriteret për infrastrukturën, pajisjet, barnat dhe burimet njerëzore”.

Raporti i cili rekomandon zgjidhjen e një sërë problemeve,  konsideron mosveprimin e Ministrisë së Shëndetësisë si “një mungesë përgjegjshmërie institucionale”, ndërsa vë në dukje se kjo kishte qenë “totalisht inefektive për ato pak iniciativa që ka ndërmarrë në këtë fushë, për periudhën objekt auditimi”.

Autor: Vladimir Karaj | BIRN | Tiranë

v.l/ Dita

November 21, 2018 20:37
Komento

3 Komente

  1. info analitike November 21, 22:48

    Pas 5 vjetesh ja dhe rezultatet e shendetesise FALAS qe deshet shoke! Hjade me shendet e suksese ne jete!

    Reply to this comment
  2. Kris 1 November 22, 01:06

    Nuk ka mundesi te jete keshtu.Keta armiqte e KLSH po nxijne realitetin dhe punen e palodhur te Edvin Rilindes.

    Reply to this comment
  3. Arben November 22, 08:49

    Nuk keni pare gje akoma, nga 1 janar 2019, gjermania e liron akoma me shume tregun e punes per shqipetaret. Edhe ata qe vazhdojne merren me mashtruesit ne tirane do te ikin fare, atehere do fillojme te shikojme ndonje gje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim