Raporti i OKB: 1 në 10 vajza abuzohet seksualisht

September 5, 2014 09:54

Raporti i OKB: 1 në 10 vajza abuzohet seksualisht

Rreth 120 milionë vajza në mbarë botën- pak më shumë se një në dhjetë- përdhunohen ose abuzohen seksualisht përpara se të mbushin 20 vjeç.

Kështu thuhet në një raport të OKB.

Agjencia e fëmijëve, UNICEF, thotë se rreth 95 mijë fëmijë dhe adoleshentë, shumica prej tyre në Amerikën Latine dhe në Karaibe, janë vrarë vetëm në vitin 2012.

Hartuesit e raportit thonë se dhuna ndaj tyre ndodh në ambiente ku ata presupozohet të jenë të sigurt si në shtëpi, shkollë apo komunitet.

Shifrat për Shqipërinë janë të zeza, ndërkohë që nuk krahasohemi me vendet e Europës, po vetëm me vende afrikane dhe aziatike.

Sa u përket vrasjeve të fëmijëve dhe adoleshentëve, Shqipëria është në vendin e tretë në rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore me dy vrasje për 100 mijë banorë. Kaq vrasje ka edhe Turqia dhe Rusia.

Tronditës është fakti që rreth 78 përqind e fëmijëve në Shqipëri thonë se kanë përjetuar një formë të dhunës disiplinore gjatë muajit të shkuar, qoftë fizike apo psikologjike.

Një në pesë shqiptarë të varfër e justifikojnë këtë dhunë, ndërsa një në 20 shqiptarë të pasur janë pro dhunës.

Rreth 17 përqind e fëmijëve shqiptarë thonë se kanë përjetuar një formë të rëndë të dhunës fizike muajin e shkuar.

Mosha nga 5 deri në 9 vjeç është edhe mosha kur fëmijët dhunohen më shumë.

Në Shqipëri janë plot 11 përqind e adoleshentëve që thonë se pësojnë dhunë fizike në një lidhje.

Ndërkohë 25 përqind thonë se pësojnë dhunë psikologjike në lidhje.

September 5, 2014 09:54
Komento

1 Koment

  1. djali i Fullanit September 5, 10:24

    Ika perdhunuar gazetaret qe futen ne burg Canen!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*