Raporti i OKB-së: Mbi 10 mijë fëmijë viktima të luftërave

June 28, 2018 14:07

Raporti i OKB-së: Mbi 10 mijë fëmijë viktima të luftërave

Raporti vjetor “Fëmijët dhe Konflikti i Armatosur” ka bërë të ditur se mbi 10,000 fëmijë janë vrarë ose plagosur në konfliktet e armatosura të vitit të kaluar, ndërsa të tjerë janë përdhunuar e detyruar të shërbejnë si ushtarë, ose janë marrë peng nga shkollat dhe spitalet.

Në vitin 2017 janë raportuar mbi 21,000 shkelje të të drejtave të fëmijëve, çka nënkupton një rritje të ndjeshme nga ai i një viti më parë, ku janë raportuar rreth 15,500 raste të tilla.

“Kur shtëpitë dhe shkollat sulmohen pa mëshirë, kur strehat e sigurta bëhen shënjestra, si mund të ikin djemtë dhe vajzat nga brutaliteti i luftës? Është e neveritshme!”- ka thënë Virgina Gamba, përfaqësuesja për fëmijët e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Raporti thekson se fëmijët në Siri kanë pësuar numrin më të madh të shkeljeve të të drejtave të tyre.

Krizat e zhvilluara në Republikën e Afrikës Qendrore, në Republikën Demokratike të Kongos, në Mianmar, në Sudanin e Jugut dhe në Jemen kanë kontribuar po ashtu në rritjen e dhunës ndaj fëmijëve.

s.a/dita

June 28, 2018 14:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim