Raporti i OKB: Vendet e varfra humbin çdo vit 100 miliardë USD nga offshore

April 5, 2016 15:21

Raporti i OKB: Vendet e varfra humbin çdo vit 100 miliardë USD nga offshore

Vendet në zhvillim po humbasin çdo vit 100 miliardë dollarë nga taksat për shkak se investitorët e huaj i kanalizojnë fitimet e tyre përmes parajsa fiskale për t’i shpëtuar taksimit. Përfundimi tronditës vjen nga një raporti i organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Praktikat e shmangies së taksave përmes parajsave fiskale janë përgjegjëse për një rrjedhje të madhe të burimeve financiare të vendeve të varfra duke penguar zhvillimin e tyre,” deklaroi pas publikimit të raportit, Mukhisa Kituyi, sekretarja e përgjithshme e UNCTAD-it, krahu ekonomik i OKB-së

Sipas raportit, investitorët e huaj devijojnë rreth 450 miliardë dollarë fitime në vit nga vendet në zhvillim drejt parajsave fiskale. Sikur këto fitime të taksoheshin mesatarisht me 20 për qind atëherë, vendet e varfra të botës do të kishin rreth 100 miliardë dollarë  më shumë në vit për të financuar zhvillimin e tyre.  Shifra është thuajse e barabartë me të gjithë ndihmën që vendet e zhvilluara japin për ekonomitë e varfra të botës.

Shifrat

Sipas OKB në vitin 2012, kompanitë kishin 21 trilionë dollarë investime të huaja në mbarë botën. Por më shumë se 30 për qind e këtyre investimeve, ose 6.5 trilionë dollarë janë kanalizuar përmes parajsave fiskale.

Por si shmangen taksat përmes parajsave fiskale? Skema është e thjeshtë. Kompanitë i realizojnë të ardhurat në vendet e varfra ku kanë investuar, por faturojnë në këto vende shpenzime artificiale përmes parajsave fiskale.

Përmes shpenzimeve të fryra articialisht, të cilat nuk mund të kontrollohen pasi origjinojnë nga parajsat fiskale, kompanitë ulin në minimum fitimet e tyre dhe rrjedhimisht edhe taksat që duhet të paguajnë në vendet pritëse.

Këto para do ishin të mjaftueshme për të financuar mijëra projekte dhe për të përmirësuar jetën  e miliona qytetarëve të varfër në mbarë botën

April 5, 2016 15:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*