RAPORTI I OSBE-së / Deputetët e përmendur: Dokument i pakuptimtë i mbushur me thashetheme rrugësh

September 14, 2015 10:36

RAPORTI I OSBE-së / Deputetët e përmendur: Dokument i pakuptimtë i mbushur me thashetheme rrugësh

Disa nga deputetët e përfshirë në një material për qarkullim të brendshëm të OSBE-së që kjo e fundit e përcakton si “përmbledhje lajmesh nga mediat” kanë reaguar duke e cilësuar të pakuptimtë një dokument të tillë.

Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Shkodrës, Paulin Sterkaj, i cili në raport cilësohet si një biznesmen, mbi të cilin rëndon një akuzë për vrasje, thotë se kete e ka thene Berisha ne Kuvend dhe e kane botuar me pas gazetat e PD: “Unë jam një qytetar i lirë dhe çdo akuzë që është bërë për mua në Kuvend për një vrasje është mirë që të pyetet familja e personit për të cilin më kanë akuzuar”, shprehet Sterkaj.

Kurse deputeti republikan i Durrësit, Agron Duka, nuk e kursen ironinë: “Ndër 700 grupe kriminale që kanë nxjerrë, unë regjistrohem me pistoletë në xhep. Vetëm raport nuk është ai. E kanë shumë të vështirë në fakt për ta gjetur se çfarë krimineli jam unë dhe kapin një në rrugë dhe e pyesin: si është ky Gon Duka? Dhe ai i thotë se ky është shumë i rrezikshëm. Po këto janë budallallëqe. Unë s’di të shtie me armë, edhe kur isha në zbor dikur dhe kur bënim qitje, përherë jashtë tabelës dilnin gjuajtjet. S’e mora vesh njëherë se çfarë raporti ishte ky, po nejse”, shprehet Duka.

Një tjetër emër i lakuar në raportin e OSBE-së si një ndër deputetët biznesmenë është ai i Sadri Abazit. “Janë më së shumti thashetheme të Sali Berishës që i shpik në Kuvend dhe per te cilat ai vete thote qe jane “deklarata politike”. Ky plak i keq merret me të tilla gjëra joserioze”, thotë Abazi.

Deputeti i PS për Qarkun Tiranë, Parid Cara, i përfolur edhe ky në listën me 31 deputetë biznesmenë të dyshuar për pasurinë e tyre, thekson se është krenar për çdo arritje të tij. “Vij nga një profesion i tillë (biznesmen), kam disa kompani të themeluara shumë kohë më parë. Në shkurt të 2013-s, vendosa të kthehesha në Shqipëri. Unë kam një të shkuar pune, theksoj “vetëm pune” dhe jam krenar për këtë”, thotë deputeti i Kavajës.

Deputeti i PD-së, Roland Keta, i cili sipas raportit të OSBE-së rezulton se është një nga bosët lokalë të minierave në Bulqizë, thotë se si kryebashkiak i Bulqizës nuk ka pasur kompetenca për të dhënë leje minerare. “Sa u përket akuzave që trajtohen në atë raport, kjo s’ka lidhje fare me kryetarin e bashkisë, pasi aty akuzohem se kam dhënë leje minerare në kohën që isha kryebashkiak. Ligji vendor i vitit 2000 nuk ka asnjë nen që të theksojë se kryetari i bashkisë ka kompetenca për monitorimin dhe menaxhimin e aktivitetit minerar, pasi është vetë Ministria e Ekonomisë që menaxhon dhe jep leje minerare”, thotë ai.

Deputetë të tjerë të përmendur kanë thënë që nuk e kanë lexuar këtë raport dhe disa të tjerë nuk kanë pranuar të komentojnë duke e konsideruar joserioz.

Materiali në fjalë ka vulën e OSBE dhe është botuar nga media të ndryshme online, kryesisht pranë opozitës. Vetë OSBE thotë që bëhet fjalë për një përmbledhje të lajmeve nga mediat dhe jo për hetime apo qëndrime të saj.

September 14, 2015 10:36
Komento

5 Komente

  1. Me te qeshur... September 14, 12:01

    Ta merr mendja qe me krimin duhet te jesj “serioz”, para venies se tij ne hekura?!
    Ju lepurusha te Para-lmentit votuat 100 perqind, Unanim, per arrestin e MFrrokut, duke menduar se ia hidhnit akuzave ndaj vetes suaj!
    Keshtu nisi edhe me MarkaFrrokun, duke qeshur…

    Reply to this comment
  2. Arben September 14, 12:20

    PO KU KEMI NEVOJE NE TE NA FLASE OSBE PER KETA KRIMINELA.

    QE TE GJITHE, MINIMUMI, KANE PAGUAR NGA 500,000 EURO PER DEPUTETLLEKUN, DHE JANE KRIMINELA, KETE E DIME, PROBLEMI ESHTE SE EDHE NE VETE JEMI POPULL I DEGJENERUAR, DHE KEMI MARRE RRUGEN DREJT VETESHKATERRIMIT.

    Reply to this comment
  3. alban September 14, 12:23

    Kur e pyeten Toto Riinen per krimet e tije,ai u pergjigj qe une nje fshatar i thjeshte kam qene.Degjoja ndonjehere ne tv qe me permendej emri por si kushtoja rendesi

    Reply to this comment
  4. LOVE September 14, 12:43

    po cfare ja zgjasni dhe juve kaq shume OSBE
    po thuaj atyre kapitalisteve dhe medies qe u gri duke ju mbrojtur ,
    me shume po qan Mjerua se juve ,i thoni ketyre
    mos na pyesni si beme milionin e pare ,se per te tjerat kemi kupon tatimor
    pastaj ,se kuptoj ,burgu per burra eshte ,ju beret burgun , beret lek ,
    tani jeni me mandat zyrtar , me djerse e fituat , si cdo gje …sa te quditshem keta
    po hajt i nxirrni jashte nga Shqiperia ,kane qe ne fushate qe nuk ju lene rehat
    Shqiperia e shqiptareve dhe me shume e juaja – Europa eshte egoiste
    pak se po hapim dhe ekspozita zhgaravinash …ashtu pikturash ,po na cajne dhe koken

    Reply to this comment
  5. info-analitike September 14, 13:15

    Si paska guxuar OSBE te marre neper goje ajken e kombit!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim