Raporti i sulmit të 11 shtatorit, CIA: Arabia Saudite nuk është e përfshirë

June 12, 2016 21:50

Raporti i sulmit të 11 shtatorit, CIA: Arabia Saudite nuk është e përfshirë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Arabia Saudite nuk ka qenë e përfshirë dhe as nuk ka ndihmuar sulmuesit e tragjesisë së 11 shtatorit të vitit 2001. Kreu i CIA-s, John Brennan, tha se madje publikimi i raportit të klasifikuar do të çlironte Arabinë Saudite nga çdo përgjegjësi. Nuk dihet nëse raporti që përfshin arabinë saudite në sulmet e rënda do të publikohet apo jo, por qeveria saudite ka paralajmëruar prishje të marëdhënive mes dy vendeve.

 Publikimi i mundshëm i pjesëve të klasifikuara të një raporti të vitit 2002 të Kongresit për sulmet 11 shtatorit do të çlirojnë Arabinë Saudite nga çdo përgjegjësi.

Deklarata është bërë nga kreu i CIA-s, John Brennan, pas spekulimeve se në 28 faqe të raportit shkruhej se sulmi kishte marrë mbështetjen zyrtare saudite. Brenan tha se do të ishte mirë që raporti të publikohej, por kjo sipas tij nuk është dëshmi e bashkëpunimit të Qeverisë saudite me sulmuesit e 11 shtatorit.

Çështja ka hapur gjithashtu debat pasi në dokumentin e klasifikuar thuhet se familjet e viktimave të tragjedisë së 11 shtatorit duhet të kenë mundësine për të paditur qeverinë saudite.

Kjo e fundit ka mohuar të gjitha akuzat, duke përjashtuar kategorikisht përfshirjen e saj në ngjarjen që tronditi botën në 2001.

Megjithatë, 15 nga 19 autorët e ngjarjes së rëndë ishin shtetas të Arabisë Saudite. Akuza të tilla kanë tendosur disi marrëdheniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Arabisë Saudite, veçanërisht pas deklaratës së ish-senatorit Bob Graham, i cili kryesoi Komitetin e Inteligjencës së Senatit që hartoi raportin e klasifikuar në vitin 2002, kur tha se zyrtarët sauditë kanë ndihmuar sulmuesit e dy kullave binjake në 2001.

Teksa Shtëpia e Bardhë ende nuk ka vendosur nese do ta bëjë publik raportin, Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite ka paralajmëruar se ky veprim mund të çojë në tërheqjen e investimeve saudite nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

June 12, 2016 21:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*