Raporti: Sa hektarë tokë shtetërore është tjetërsuar në bregdet

March 25, 2018 20:10

Raporti: Sa hektarë tokë shtetërore është tjetërsuar në bregdet

Raporti i Task Forcës, që bëri verifikimin e pronave në bregdet, tregon se bregdetit shqiptar i janë marrë padrejtësisht 50 mijë hektarë tokë shtetërore, nga ku një pjesë është tjetërsuar me dokumente false, dhe pjesa tjetër është privatizuar pa dokumentacion.

Raporti, i cili ofrohet nga Top Channel tregon se pjesa më e madhe e këtyre tokave, pra flitet për 40 mijë hektarë, është e pamundur të rimerren më nga shteti. Kjo për shkak se janë dhënë me vendime gjyqësore, edhe pse nuk kanë patur dokumente të rregullta. Ndërkohë, për pjesën tjetër të tokave, pra për 10 mijë hektarë, që është marrë me dokumente të falsifikuara, autoritetet shtetërore do të nisin procedurat për rishtetëzimin.

Sipas Task Forcës, situata rezulton problematike në të gjithë vijën bregdetare të jugut, veçanërisht në Vlorë, Dhërmi por edhe Sarandë ku tokat shtetërore janë privatizuar në mënyrë të paligjshme.

Verifikimi është bërë përgjatë periudhës 2014-2015. Pak ditë më parë qeveria miratoi një vendim, i cili pezullon plotësisht dhënien e titujve të pronësisë për tokat në bregdet deri në një afat të pacaktuar.

Sipas qeverisë, synimi është që pronat e privatizuara në mënyrë joligjore të rimerren nga shteti për t’u përdorur në investimet strategjike. Por, kjo nismë është kundërshtuar nga opozita sepse e sheh si një tentativë të qeverisë për të grabitur tokat e bregdetit.

s.a/dita

March 25, 2018 20:10
Komento

6 Komente

  1. mirel March 25, 20:25

    Roli i shtetit eshte qe tja marri me force atij qe e ka dhe tja japi atij qe e ka deputet. Ose koncesionarit qe do ja mbushi xhepin me shume.
    Si thote Ramuti?
    Parneritet publik privat.
    Ky lloj partneriteti behet me taksat e popullit, dhe me ndihmat qe merr qeveria nga FMNja.
    Cuditerisht, ne fund fitimet i merr kompania koncesionare..
    ja shpjegojeni njehere kete, pastaj flasim per shtetin
    duhet te flasim me mire per hajdutet qe kane kapur shtetin se sot nuk ka shtet, por bande te organizuar qe po vjedh e grabit.
    Ka ardhur koha qe Vettingu ti drejtohet shtetit dhe jo larvave si Llalla dhe Gashi

    Reply to this comment
  2. LORA March 25, 20:54

    Abuzuesit kane emer dhe mbiemer e si te tille duhet te flakeriten nga zyrat e shtetit te shqiptareve ,,,me tej te penalizohen financiarisht per demet e bera .
    Tung

    Reply to this comment
    • rrem vogli jr. March 25, 22:11

      shume e drejte, jashte çdo diskutimi qe keto vjedhje ti kthehen shtetit, te perdoren per kompensime dhe fajtoret te ndeshkohen sipas ligjeve.

      Reply to this comment
  3. rrem vogli jr. March 25, 22:14

    sa I perket vendimeve te parregullta gjyqesore ato duhet te behen nul nga Vetingu. ndryshe I bije te hikim nga shqiperia se te marrin gjithshka dhe jeten me “vendime” te rrema

    Reply to this comment
  4. Adih March 25, 23:27

    TITULLI DUHET TE ISHTE ,SA HERKTARE TOKE SHTETERORE ESHTE TJETERSUAR ,DHE SA HEKTARE TOKE PRIVATE ESHTE TJETRSUAR NGA MAFJA .
    Ju lutem shkruani realitetin e dhimbshem kokeforte sic eshte Shembell kokeforte eshte GJIRI i LALZIT ,te gjithe kryeministra ,presidente ,ministra e deputete kane bere vila ,por skane per ti gezuar ,ky eshte vetem nje shembull i vogel ,po ne te gjithe bregdetin???? .Megjithate ky eshte shteti ,pasqyre e tij ,qe me metoda banditeske justifikohet , se sja marim dot shkelesve te ligjit ,gjoja e kane fituar me gjygj ,pamvaresisht jane me dekumenta fallco ???? Mendojne me finte donkishoteske te mbrojne me cdo kusht vjedhjet e tyre .. Jo seshte e vertete ,keta shkeles te ligjit ,ta provojne te shkojne ne Gjyk e Strsbourgut nuk e e fitojne ,por perkundrazi ,por skemi cti bejme pronareve reale ,Dhe keta te fundit e fitojne gjygjin ne Strasbourg dhe ne fukarenjte ,brez pas brezi te paguajme me taksat tona milionat ne euro ,kunder shtetit shqiptar,e pro pronareve .Jemi ne , shqiperia i vetmi vend ne europen lindore ,e ballkan , qe kemi keto probleme ,kjo eshte kembane alarmi per shtetin (inenksistent ) ne fuqi .Eshte per te vene duart ne koke ,dhe i them Rames ,mos bej finte komuniste ,leri interesat e tua me 5 a 7 oligarget e tu qe do te perlash akoma troje ne bregdet (shteterore dhe private ) .Behu i pergjegjshem , ndryshe koha shume shpejt , do ta hedhe ne kosh te plehrave , ashtu si pikturat e tua .

    Reply to this comment
  5. vasili March 26, 10:41

    Keta ´´gjyqtare´´,jane kapo banda e vertete e krimt te madh dhe te vogel,qe ndodh ketu.
    Jo,vetem liruan banden e kryehajdutit te bashkise,,por nxiten dhe banditet e vegjel,qe te kene sukses,ne mbrojtje te haxhi qamilit te bashkise se Lezhes.
    Lind pyetje,,nga varen dhe kush i denon,keta lloj halera qe mbrojne dhe zhvillojne krimin.
    Perse vazhdojne perkkrahjen ne heshtje,institucioni epror,duke u bere bashkepuntor me ta.
    Dhe institucioni qeveritar si gjithmone hesht,si Ponc Pillati,ku rama vazhdon publikimet te llojit fshati digjet,une krihem,dhe komunikimet me alabaket e rruges.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*