Raporti i TIA, Edi Rama: Jemi si mos më keq

December 3, 2013 19:26

Raporti i TIA, Edi Rama: Jemi si mos më keq

Turpërues dhe shqetësues e ka cilësuar kryeministri Edi Rama thellimin e korrupsionit në Shqipëri, që e zbriti vendin tonë në vendin e 116 në raportin e TIA. Kreu i kabinetit ia faturoi përgjegjësinë e këtij regresi, keqqeverisjes së paraardhësit të tij Sali Berisha.

“Indeksi i perceptimit të publikut mbi korrupsonin, i publikuar nga TIA na radhit në vendin e 116 së bashku me Nepalin dhe Vietnamin. Humbësit e 23 qershorit, e kanë kthyer Shqipërinë aty ku e gjetën në vitin 2008, duke i humbur asaj 8 vite kohë. Duke e kthyer vendin nga korrupsioni tek kapja e shtetit. Ky është një lajm i keq për ne. Është një renditje turpëruese për Shqipërinë.Në 2012 ky indeks ishte keq, por këtë vit indeksi i përceptimit është si s’ka më keq. Kur hedh një sy në tabelën e përgjithshme të renditjes, shikon se shtete që në vitet e mëparshme kanë qenë ne të njejtën renditje me ne, apo nën ne, kanë bërë arritje cilësore, përfshi, Nigerinë, apo fatmirësisht Kosovën. Ndërkaq gjendja e korrupsionit paraqitet më mirë edhe në vende që janë në krizë si Egjipti. Përsa i përket rajonit bëhet viti i 3 që jemi të fundit. Një shtet i kapur nga të gjitha anët dhe i rrënuar në tokë, prej interesave të një grushti njerëzish, të cilët nuk janë në qeveri, por i kanë lënë qeverisë se re një mal borxhesh”, tha kryeministri Rama.

Por qeveria e tij, tha Rama, nuk është e trembur nga ky nivel korrupsioni.

“Kjo nuk na tremb, kjo situatë do ndryshojë rrënjësisht. Ndryshimi ka nisur dhe do vazhdojë çdo ditë, dhe gjendja do normalizohet ditë pas dite, me durim dhe përkushtim të madh. Ky përkushtim është venë re nga qytetarët po rdhe miqte dhe partnerët tanë ndërkombëtare. Unë i di vështirësitë e njerëzve në nevojë, sipërmarrësve, pacientëve, mjekëve, personave me aftësi të kufizuar, të papunëve, si dhe i di 1001 punët që kemi për të bërë. Një gjë e bërë keq është më e vështirë sesa ta ndërtosh atë nga fillimi. Varfëria dhe korrupsioni janë armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe kjo qeveri do jetë armiku i tyre i përbetuar në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve”deklaroi Rama.

Në renditjen botërore të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013 Shqipëria pësoi rënie me dy shkallë në renditje. Shqipëria është tashme i 116-ti ndër 177 shtete të listuara duke marrë 31 pikë, nga 33 në vitin paraardhës.

December 3, 2013 19:26
Komento

5 Komente

  1. shelegura December 3, 19:51

    po nuk godit sot ky imash kaq poshterus per vendin ne si vent nuk do rimekembemi,

    Reply to this comment
    • mendim i lire December 4, 11:33

      Zotni Rama! Vine se pari para Drejtesise njerezit qe kane shpredoruar dhe abuzuar me buxhetin e shtetit keto 8 vite! Jane bere rruge me shkelje flagrante korruptive dhe pa plotesuar standartet normale te nje rruge dhe autostrade, nderkohe qe fondet jane dhene pa hesap! Mjafton te kujtojme shkeljet dhe abuzimet me “Rrugen e Kombit”! A thua kesaj rruge ju vu qellimisht ky emer (patriotizmi eshte streha e fundit e maskarenjve), per te kamufluar shkeljet dhe abuzimet per te dhe per asfalte te tjera! Shkaku kryesor i masakres se madhe ne njerez te pafajshem te aksidenteve rrugore e kane ata qe kane abuzuar me keto rruge se pari, ata qe e kane pasur per detyre te kontrollonin cilesine e tyre dhe standartet e tyre dhe s’e kane bere! Jane instancat shteterore keto. Kane emra dhe mbiemra, qofshin ish-ministra e ish-drejtore, apo ish-kryeministra!
      Politikisht, mos bini pre’ e luftes se kote me PD e humbur dhe te mundur keqas, pra mos bini ne kurthin e replikave dhe kunderleplikave te kota me ta per shpifjet, sulmet dhe goditjet me balte qe ju bejne! Banda politike qe ka uzurpuar PD-ne, me keto sulme kerkon te heqe vemendjen e mases se gjere te PD-se, duke i hutuar dhe duke i drejtuar drejt jush dhe jo ndaj atyre fajtoreve uzurpatore te PD-se qe s’duan te ikin nga privilegjet e tyre te majme! Berishes, Topallit, Bodes, Rulit, Bregut, etj.
      Nderkohe paralel ndikoni sa te jete e mundur qe sistemin tejet te korruptuar dhe te politizuar se shumti nga njerezit e Berishes dhe Nishanit! Me qetesi dhe gjakftohtesi…Avash, avash…!

      Reply to this comment
  2. era December 3, 21:03

    Korrupsioni eshte kanceri i nje shoqerie, ne e dime se cfar kerkon kjo semundje .Zoti Rama nese jeni kirurgu dhe e besoni ke sherimi urdheroni punoni. Ne nuk duam vetem konstatim . OPERACION-PASTRIM-SHERIM.

    Reply to this comment
  3. lili December 4, 00:03

    Duhet edhe pergjegjesit e nje opozite me u pa !ku ishin kur gjithe keto ndodhshin,asnje komision parlamentare nga opozita per te faktuar apo investiguar vjedjet,pazaret e pista,qe sic gjithe shqiptaret para hundeve te juaja ndodheshin!
    Berisha mbreteroj fale jush!

    Reply to this comment
  4. Alban December 4, 04:18

    Cfare pret Edi Rama?! Nese dikush ia percjell mesazhin tim, une i them: Urgjentisht korigjoni nderhyrjet e Ali Baba Saliut ne Kushtetuten e RSH per te mbrojtur veten e vet dhe 40 hajdutet e kriminelet e tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*