Raporti: Ka përmirësim, por shqiptarët ende nuk i përballojnë dot spitalet

January 30, 2018 09:47

Raporti: Ka përmirësim, por shqiptarët ende nuk i përballojnë dot spitalet

Nëse holandezët, zviceranët dhe ndoshta italianët preferojnë të shtrohen gjatë në spital, ata mund ta përballojnë këtë; Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria nuk munden!…

Shqipëria renditet e 27-a nga 35 shtete europiane në Indeksin e Shëndetit Konsumator 2017 të matur nga Health Consumer Powerhouese, të sapo publikuar, duke shënuar një përmirësim me 5 vende në krahasim me vitin e kaluar.

Shqipëria, me 596 pikë, thotë raporti, e shmang vendin e fundit, vetëm për shkak të ecurisë së mirë në aksesin e shërbimeve, ku organizatat e shëndetit gjithashtu në vitin 2017 konfirmuan versionin zyrtar të Ministrisë së kohët e pritjes janë një problem i vogël.

Shqipëria, së bashku me Bullgarinë dhe Rumaninë, janë tre vendet në Europë, që po vuajnë nga një strukturë shëndetësore e vjetruar, me një raport të lartë dhe të kushtueshëm të kujdesit spitalor ndaj pacientit në krahasim me shërbimin jashtë spitalit, thotë raporti.

“Sa më e lartë të jetë përqindja e kujdesit spitalor të pacientit, aq më e vjetruar është struktura e kujdesit shëndetësor. Nëse holandezët, zviceranët dhe ndoshta italianët preferojnë të shtrohen gjatë në spital, ata mund ta përballojnë këtë; Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria nuk munden! Ata duhet të marrin mbështetje profesionale për të ristrukturuar shërbimin e tyre shëndetësor!”

Shqipëria është përfshirë në këtë indeks me kërkesë të Ministrisë Shqiptare të Shëndetësisë, thuhet në Raport. Shpjegimi i ministrisë për nivelin e ulët të përdorimit të kujdesit shëndetësor lidhet me faktin se “shqiptarët janë të vështirë dhe shkojnë tek doktori vetëm kur janë të detyruar”.

Por, sipas raportit, ky është një thjeshtim i situatës; Shqiptarët vizitojnë doktorin e tyre kryesor më se dy herë më shumë se suedezët (3.9 vizita në vit kundrejt 1.7)!

Shqipëria ndan të njëjtin problem me të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit, me përjashtim të Sllovenisë: është e vështirë të vlerësohet se cilat shërbime shëndetësore janë të aksesueshme pa pagesë nën dorë.

Siç theksohet në raport është pikërisht koha e ulët e pritjes që bën që Shqipëria të përmirësojë pikët dhe të shmangë vendin e fundit, teksa në treguesit e tjerë është përgjithësisht e fundit në Europë. Në total, Shqipëria merr 596 pikë.

Shërbimin më të mirë shëndetësor në Europë e kanë Holanda (927 pikë), Zvicra (898), Danimarka (864)/ Marrë me shkurtime nga Monitor

o.j./dita

January 30, 2018 09:47
Komento

2 Komente

  1. Mjeku January 30, 11:49

    Ne Shqiperi spitalet nuk kane ilace. Kete e provojne ato qe shtrohen. Gjithcka e blejne vete. GJITHCKA.Kete gje ato Raportet me Raport nga qeveria e Rames natyrisht qe nuk e dijne.
    Ilacet qe rimbursohen pakesohen perdite ose zevendesohen me ca plehra nga skadencat maqedone.
    Vetem ato qe perballen me spitalet dhe ne qe punojme aty e njohim gjendjen. Gjithcka tjeter eshte propagande bajate e peshtire qe kerkon te mbuloje kete realitet te zymte.
    Kushdo qe do mundohet ti pergenjeshtroje keto, do beje mire te vije e te shtrohet ca dite ne spital me pare. Aty do shohe Xhunglen e vertete me emrin “Shendetesi falas” te rrenacakut Rama.
    Shendetesia shqiptare eshte sot ne diten e saj me te zeze. Ne Urgjenca, mjeku mbush receten dhe familjari i te semurit nxiton ne farmacite perqark per ti marre ato ilace.
    Ne Ortopedi, vetem allci ka, gjithcka tjeter blihet nga i aksidentuari. Kudo vetem blihet gjithcka dhe nuk ofrohet asgje. Vetem kronika me ca fasada qe lyhen, si per ta bere me qesharake gjendjen e mjeruar qe eshte brenda atyre ndertesave qe quhen Spitale, por qe vetem te tilla nuk jane.

    Reply to this comment
  2. prizem January 30, 16:52

    @Mjeku (qe vetem mjek nuk mund te jeshe)
    Askush nuk pretendon qe sistemi shendetesor shqiptar u be si ai Hollandez brenda pak viteve, por ama te mohosh ndryshimet pozitive ne te me e pakta duhet te jesh nihilist, ne te kundert je injorant trushplare dhe te duket se ne kohen para Rames sistemi shkelqente dhe nuk mungonte asgje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*