Raporti: KLP s’jep afat për kryeprokurorin dhe SPAK

October 5, 2019 12:22

Raporti: KLP s’jep afat për kryeprokurorin dhe SPAK

Në Shqipëri do të vijohet që të operohet me emërime të përkohshme në Prokurori dhe kjo për shkak të procesit të vettingut.

Kjo konstatohet nga raporti i Këshillit të Lartë të Prokurorisë që është paraqitur në Parlament mbi veprimtarinë e këtij institucioni që përfshin periudhën nga dhjetori 2018- korrik 2019, ku nuk jepen afate as për ngritjen e SPAK as për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Në këtë raport konstatohet se vendimet janë marrë të kushtëzuara nga vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. “Në rastin e caktimeve të përkohshme, KLP është treguar shume i kujdesshëm në zbatimin e nenit 59, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, duke e zbatuar këtë dispozite vetëm në ato raste kur caktimi i përkohshëm i një prokurori në cilësinë e Drejtuesit, apo të prokurorit të juridiksionit të përgjithshëm apo në nivel apeli, ka qenë domosdoshmëri”, thuhet në këtë raport, shkruan gazeta Si.

Kështu si pasojë e kësaj situate, 13 vendimet e KLP-së për caktimin e përkohshëm të prokurorit kanë ardhur si rezultat i një vendimmarrje të KPK-së.

KLP, pa afate për SPAK dhe kryeprokurorin

Procesi i Vettingut pritet me një kërshëri të madhe, pasi duhet të ngrihen organet e reja të drejtësisë, ku kryesorja është Prokuroria e Posaçme në luftën kundër korrupsionit, e njohur ndryshe si SPAK.

Procesi ka ngecur ende dhe kjo lidhet për faktin se kanë zgjatur procedurat dhe nuk po plotësohen kandidaturat. Për krijimin e SPAK duhet të ketë 15 anëtarë, prokurorë, por që ende nuk janë përzgjedhur nga KLP-ja.

Në raport theksohet se për shkak të numrit të ulët të kandidaturave që shprehën interes në thirrjen si dhe me qëllim konkurrencën dhe përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë, KLP vendosi të shtyjë afatin e pranimit të aplikimeve për këto pozicione.

Me datë 16 korrik, Komisioni miratoi listën me 15 kandidatë për prokuror në Prokurorinë e Posaçme. KLP, është në pritje të vendimeve që do të marrë KPK për rivlerësimin kalimtar të këtyre kandidateve. Aktualisht, 5 kandidatë janë konfirmuar në detyrë edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, 3 kandidatë janë duke pritur që vendimi i konfirmimit në detyrë nga KPK të mos ankimohet dhe të marrë formë të prerë, ndërsa 7 kandidatë të tjerë nuk i janë nënshtruar ende procesit të rivlerësimit kalimtar nga KPK.

Një tjetër çështje është zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, ku KLP-ja njofton në këtë raport Kuvendin mbi procedurën që po ndiqet për vlerësimin e kandidatëve nëpërmjet pikëzimit. Janë përcaktuar katër kandidatë për postin e prokurorit të përgjithshëm, emrat e tyre janë: Arta Marku, kryeprokurorja aktuale e përkohshme, Fatjona Memçaj, Lulzim Alushaj dhe Olsian Çela. Ndërsa procesi ka ngecur për shkak se Alushaj ka ankimuar vendimin për përjashtimin, KLP nuk jep asnjë datë se kur mund të merret vendimi i për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Sipas ligjit, mbi bazën e sistemit të pikëzimit, KLP rendit kandidatët dhe më pas listën ia dërgon Parlamentit për të zgjedhur me votim. Në rast se Parlamenti dështon, atëherë në mënyrë automatike fiton kandidati që është renditur i pari nga ana e KLP-së.

Por në raport, pavarësisht vonesave, KLP shprehet se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm është një procedurë e vështirë, që kërkon jo vetëm kohën e duhur, por njëkohësisht edhe koordinimin me struktura të tjera. “Pavarësisht kësaj, mund të themi se KLP deri më sot, ka zbatuar rigorozisht afatet dhe detyrimet ligjore që i takojnë dhe mund të konsiderojmë se kjo detyrë është realizuar shumë mirë deri në këtë fazë të procedurës”, thuhet në raport.

Gjithashtu nuk jep vlerësim edhe për kohën se kur parashikohet të ngrihet SPAK, edhe pse fillimisht është përfolur se kjo strukturë e posaçme mund të formohet dhe me 10 anëtarë.

o.j/dita

 

October 5, 2019 12:22
Komento

4 Komente

  1. leci October 5, 14:51

    Kur ne krye te puneve jane ata qe shkaterrojne sistemin drejtues te vendit, envojtore do jete e gjithe puna!

    Reply to this comment
  2. LUKU October 5, 14:59

    Duhet te shenoni o ju te çetes? se publikohen vetem komentet qe do padroni i juaj hajdut, e jo te tjera !kESHTU TE PAKTEN JENI TE JUSTIFIKUAR, na rrofshi ato!

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic October 5, 19:14

    Duhet te behet nje amendamen kushtetues dhe te hiqet ligji Berishian qe kushtezon drejtues ne spak prej 20 vjet pune . Kjo eshte me pasoja te renda dhe nuk e pastron sistemin e drejtesise.
    DFuhet qe me amendament kushtetues tu jepet e drejte forcave te rej te sektorit te Gjykat e Prokurori. Ata e bejn punen dhe punopjn me drejtesi.
    Keta te vjetrit sado te mir te jen atyure u vjen era BERISHE.!

    Reply to this comment
  4. info analitike October 5, 22:36

    Po qy kunati i Mrikes tha se çdo gjë do të përfundojë shpejt! C’ne tani që i dashka akoma perkohshmerii!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim