Raporti: Koreja e Veriut, raketa me mbushje bërthamore

August 8, 2017 21:50

Raporti: Koreja e Veriut, raketa me mbushje bërthamore

Koreja e Veriut ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt përmbushjes së qëllimit të saj për t’u bërë një fuqi bërthamore.

“Washington Post”, bazuar mbi një vlerësim sekret të inteligjencës amerikane, raporton se Peniani ka zhvilluar një mbushje bërthamore që mund të futet brenda një prej raketave të saj.

Raporti i “Washington Post” vjen pak orë pasi Koreja e Veriut kërcënoi me aksione fizike, si reagim ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit kundër saj.

“Komuniteti i inteligjencës vlerëson se Koreja e Veriut ka prodhuar armë bërthamore për raketat balistike, përfshirë ato ndërkontinentale”, shkruhet në raportin e inteligjencës amerikane, të siguruar nga “Washington Post”.

Miniaturizmi i armëve bërthamore, që të futen brenda një rakete, është një etapë kyçe e procesit, e nëse Koreja ia ka dalë mbanë, situata bëhet tejet e nxehtë. Nuk është e qartë nëse Koreja e ka testuar armën e zvogëluar dhe as nëse vlerësimi i agjencisë së inteligjencës së mbrojtjes e ka shpërndarë në komunitetin e inteligjencës.

Analistët thonë se, pavarësisht të panjohurave të mëdha në raport, ky zhvillim shton urgjencën për t’u përballur me shtetin e izoluar komunist dhe për ta ndaluar në planin e tij që të bëhet një fuqi bërthamore.

August 8, 2017 21:50
Komento

1 Koment

  1. Arben August 8, 22:42

    MA HENGRI EDHE KIMI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*