Raporti, mafia italiane tregton drogë nga Shqipëria

June 7, 2016 10:52

Raporti, mafia italiane tregton drogë nga Shqipëria

Mafia italiane dhe organizatat kriminale  në Itali, kanë një bashkëpunim operativ të plotë me trafikantët shqiptarë në tregtimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria. Ky është një nga konkluzionet e arritura nga Raporti Vjetor 2015, i sapo publikuar nga Ministria e Brendshme Italiane, hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Antidrogës ku pasqyrohet aktiviteti e rezultati i arritur nga Policia italiane në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike.

“Mafia kalabreze Ndragheta, konfirmohet lideri botëror në trafikun e kokainës, ndjekur më pas nga Mafia napoletane Camora dhe nga organizatat kriminale pulieze që kontrollojnë plotësisht  tregtimin e lëndëve narkotike të importuara nga Shqipëria”, thuhet në këtë Raport.

Përgjatë vitit 2015 në Itali është regjistruar një rënie e trafikut të hashashit e marijuanës e një rritje e konsiderueshme prej +161% e drogave sitetike dhe substancave në pluhur, Trafiku i kokainës ka shënuar një rritje prej më shumë se 4% në krahasim me një vit më parë.

Në vitin 2015 Policia italiane ka sekuestruar rreth 84 tonë drogë, 94% e të cilës e transportuar në rrugë detare.

Në Raportin e Ministrisë së Brendshme Italiane evidentohet si një evolucion i vitit 2015 zbulimi i një rruge të re të trafikut të drogës, me anëtë avionëve të lehtë që shfrytëzojnë pista fluturimi klandestine përtej Adriatikut duke transportuar nga Shqipëria sasi të konsiderushme të bimës kanabis.

E sipas ekspertëve të antidrogës italiane “do të jetë koha e aktiviteti monitotues i Policisë italiane që do të evidentojë nëse kjo rrugë e metodologji e re e transportimit të drogës do të luajë në të ardhmen një rol të rëndësishëm në trafikun e lëndëve narkotike,”

Të dhënat e këtij Raporti konfirmojnë se trafiku i kokainës në territorin italian kontrollohet nga mafia kalabreze Ndragheta në bashkëpunim me organizatat kriminale ballkanike e amerikano-jugore.

Trafiku i heroinës kontrollohet nga mafia napoletane e pulieze në bashkëpunim me organizata kriminale shqiptare e ballkanike.

Trafiku i kanabisit është nën kontroll të plotë nga mafia e rajonit të Lacios, Sicilisë e Puglias në bashkëpunim me grupet trafikante shqiptare, spanjolle e marokene.

Përgjatë vitit 2015 autoritetet italiane kanë denoncuar me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike rreth 10 136 shtetas të huaj, 15, 34% e të cilëve janë shtetas shqiptarë.

1555 shtetas shqiparë janë arrestuar e denoncuar me akuzën e trafikut të drogës. 1511 janë meshkuj, 44 femra, 19 ende minorenë e 50  janë shpallur në kërkim.

“Organizatat kriminale shqiptare, lexohet në këtë Raport, konfirmohen të kenë një fleksibilitet të fortë e një aftësi të spkatur për të krijuar bashkëpunime me grupe kriminale të etnive të ndryshme në zonën ballkanike, kryesisht jaë trafikantë  turq, bullgarë e rumunë.”

Ekspertët e antidrogës italiane konfirmojnë në këtë Raport vjetor, se 80% e heroinës në tregun europian kontrollohet nga organizatat kriminale shqiptare me anë të rrugës ballkanike. Heorina pasi prodhohet në Afganistan transportohet nga Irani, Turqia o Azia Qëndrore. Për shitjen e drogës me pakicë në tregun italian, grupet shqiptare përdorin shtetas ekstrakomunitar si marokenë ose tunizianë.

Kokaina e heroina janë lëndët narkotike kryesore të trafikuar nga organizatat kriminale shqiptare e kryesisht në rajonet italiane të Lombardisë, Emilia Romagna, Toscana, Umbria e Veneto./Oranews

June 7, 2016 10:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*