Raporti: Kërkesat e shqiptarëve për leje qëndrimi në Itali, në rritje

August 8, 2019 09:24

Raporti: Kërkesat e shqiptarëve për leje qëndrimi në Itali, në rritje

Ministria italiane e Punës dhe Çështjeve Sociale ka publikuar raportin me të dhënat e fundit zyrtare mbi karakteristikat e shtetasve të huaj.

Aktualisht në Itali jetojnë 5 milion e 144 mijë shtetas të huaj e 440 mijë janë shqiptarë.

Ata renditen të dytit në numër pas komunitetit të emigrantëve rumunë që janë mbi  1 milionë e 190 mijë, shkruan Oranews.

Statistikat zyrtare të raportit ministerial të Drejtorisë së Përgjithshme të Emigracionit e të Politikave të Integrimit informojnë se ka një rritje të numrit të lëshimit të lejeve të qëndrimit për shtetasit e huaj që kërkojnë të jetojnë në Itali.

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për t’u pajisur me dokumenta të rregullta janë rritur me  7.8 % në krahasim me një vit më parë.

Sipas të dhënave të fundit janë 20 013 shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi, 69.8% e tyre për motive familjare (bashkim familjar), 6.3% për motive punësimi e 23.9 % për motive të tjera (studimi, mjekësor etj).

Rreth 54% e emigrantëve shqiptarë në Itali janë të punësuar.

 

b.b/dita

August 8, 2019 09:24
Komento

1 Koment

  1. Agimi August 8, 12:10

    Emigrimin nuk e njohin vetem Shqiperia dhe pjesa e Lindjes,ppr edhe BE. Meqe jemi tek Italia, italianet kane emigruar dhe vazhdojne ta bejne. I ke ne mase ne Argjentine, Amerike dhe ne Europe si Gjermani, Zvicer, Angli, France, Australi. Nuk duhet ta shikojme si nje fenomen negativ. Edhe shqiptaret rrine sa rrine jashte shtetit e pastaj kane deshire te kthehen ose per te hapur nje biznes ose per te pleqeruar. I kemi pare kuzhinjeret tane qe kane fituar eksperience ne Itali, Greqi dhe me gjere. Jane me te miret, fale eksperiences qe kane fituar jashte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*