Raporti, mbi 500 milionë të rinj në botë jetojnë në varfëri

August 12, 2016 17:13

Raporti, mbi 500 milionë të rinj në botë jetojnë në varfëri

Në botë jetojnë më shumë të rinj se në çdo periudhë tjetër të historisë. Ata janë 1.8 miliardë, të moshave nga 10 deri në 24 vjeç.

Por megjithatë, mbi 500 milionë djem e vajza të kësaj grupmoshe jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë dhe shumë prej tyre janë të përjashtuar nga proceset vendimmarrëse dhe po bëhen gjithnjë e më të ekspozuar ndaj krizave ekonomike.

Kështu thotë raporti i fundit i Oxfam, “Të rinjtë dhe pabarazia”, i publikuar këtë të premte me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë dhe në të njëjtën kohë me nisjen e Forumit Social Botëror në Montreal.

Të dhënat e raportit tregojnë se ende sot janë pikërisht të rinjtë më të goditurit nga efektet e krizës ekonomike ndërkombëtare që filloi në vitin 2008.

43 për qind e forcës së punës në radhët e të rinjve në nivel global është faktikisht e papunë, ose viktimë e shpërndarjeve të pabarabarta.

Raporti sugjeron me forcë se brezat e rinj duhet të bëhen protagonistë të së ardhmes së tyre.

August 12, 2016 17:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim