Këtij gjermani i ka ardhur në majë të hundës me ushtarët e tij shqiptarë!

October 5, 2016 09:57

Këtij gjermani i ka ardhur në majë të hundës me ushtarët e tij shqiptarë!

Robert Elsie publikon së fundmi në faqen e tij një raport të August Schmidhuber, komandant i Divizionit SS të shqiptarëve të Kosovës, i hartuar në 2 tetor 1944 në Bavari.

Raporti vjen pra pak javë nga largimi i trupave gjermane nga territori i Shqipërisë.

Konsideratat gjermane për rekrutët dhe cilësinë e divizion “Scanderbeg” janë jo shumë të larta.

Schmidhuber nuk është fare entuziast për vetitë luftarake të shqiptarëve, kjo edhe për shkak të mungesës së formimit me rregull dhe disiplinë:

Për shqiptarët disiplinë do të thotë kufizim i lirisë… Ata kanë kohë.  Nuk duan të luftojnë në formacione luftarake, por në bandat e tyre…Kur nis të bjerë shi, shqiptari e braktis pozicionin e tij. Kur errësohet ai ikën dhe shkon në fshat për të pirë një gotë raki. Kur ka kaluar 12 ditë në detyrë, ai kthehet në shtëpi për 4-5 ditë pa pyetur e pa marrë leje e mandej edhe mund të kthehet, por edhe jo… Shqiptari nuk e pëlqen stërvitjen dhe qitjen. Ajo çfarë ai do më shumë është thjesht të qëllojë me armë kurdoherë që kjo është e mundur, i fshehur duke qëlluar i lumtur në ajër. Uria shqiptare për shumë e më shumë municion nuk ka kufij”, – hap raportin zyrtari gjerman i cili ecën më poshtë me zhgënjimin total që pëson kur i njeh nga afër shqiptarët e mitizuar.

Kurajua dhe heroizmi i shqiptarëve është një tjetër mit. Ti mund të vësh përpara dhe ta ndjekësh një shqiptar përgjatë rruzullit me një mortajë të lehtë. Ndërkohë që në sulm, ai nuk shtyhet shumë, deri aty ku gjen diçka për vjedhur apo plaçkitur. Sapo ka kapur dhinë, plugun apo rrotën e një makine qepëse, lufta për të ka mbaruar dhe ai kthehet në shtëpi. Sa për mbrojtjen shqiptarët janë ekstremisht nervozë nga zhurma e mortajave.

Në kushte të tilla, është absolutisht thelbësore që korpusi i oficerëve drejtues të jetë i madh. Për 20 shqiptarë të duhen dy oficerë gjermanë: një që t’i drejtojë dhe një tjetër që të hedhë sytë e t’i ruajë”, shkruan oficeri gjerman.

Historianë të ndryshëm shqiptarë janë përpjekur ta kthejnë në element pozitiv këtë karakteristikë shthurëse të shqiptarëve për të mbajtur në këmbë tezën se divizioni nuk u përfshi në krime, se ai nuk mori pjesë në kapjen e hebrejve dhe se ai për këto arsye nuk ka ato implikime që pretendon historiografia serbe.

Mirëpo Schmidhuber na thotë se divizioni arrestoi të gjithë hebrejtë e Kosovës (281) dhe mori pjesë në goditjet e komunistëve.

Divizioni u plotësua me 6 491 trupa dhe ai mori trajnim dhe asistencë nga njësitë drejtuese SS në Tiranë.

Divizioni mori përherë mbështetjen që kërkonte nga Korpusi i Armatës së 21-të ndaj edhe të cilës varej në planin taktik si dhe Komanda Supreme e Armatës së 2-të të Tankeve”, shkruan më tej kreu i njësisë.

Duke cekur lehtë natyrën prej batakçiu të “të ashtuquajturve politikanë shqiptarë”, Schmidhuber na sjell përpara syve një Bedri Pejani, që “nuk donte të dinte se nga vinin paratë, mjafton që të përmbushnin kërkesat e ekzagjeruara të jetës që bënte”.

Me shumë interes është edhe ndikimi i politikës së jashtme në stabilitetin e divizionit dhe qëndrimin e rekrutëve.

Schmidhuber ka patur pritmërinë se hyrja e Turqisë në luftë, në krah të Aleatëve do të kishte pasoja, sepse siç raporton ai “popullsia dëgjonte në mënyrë konstante programet radio të Ankarasë dhe në qytete si Prizreni dhe Prishtina shumica flisnin turqisht dhe jo shqip”.

Gjithë pra një oportunizëm i shoqëruar me prirjen materialiste për të përfituar nga pasuria e gjermanëve, por që gjithsesi nuk ka cenuar përmbushjen e detyrave nga divizioni.

Schmidhuber thotë në raport se edhe në këtë kohë, pra në 2 tetor, ai arrin të sigurojë rendin në Kosovë, kjo edhe pse në fillesat e veta Divizioni kishte bërë spastrime të mëdha në radhët e komunistëve.

Kjo megjithë faktin se nga rreth 6500 trupa me të cilën nisi divizioni, më 1 tetor kishin dezertuar 3 425, sidomos shqiptarë të Tetovës dhe Maqedonisë në përgjithësi.

Respublica

http://www.albanianhistory.net/1944_Schmidhuber/index.htm

 

October 5, 2016 09:57
Komento

14 Komente

  1. A.M October 5, 10:44

    Nazistat ishin te lajthitur nga themelet e kokes. Trimerine shqiptaret e treguan kur luftuan kunder.

    Reply to this comment
  2. Claus October 5, 11:49

    Ka raporte qesharake ne adrese te Berlinit per keta xhandare te divizionit “Skanderbeg”.
    Ky divizion u shkri si kripa ne uje ne muajt e mevonshnem.
    Ishte nje divizon qesharak, mbushur me cuba, hajduter, kacaker, ja shih fotot me lart, qe per nje vic marrin malet, sic u tha dhe tek filmi “Operacioni Zjarri”.

    Je ne skutat e erreta te Ballkanit ku asgje nuk ka ndryshuar. Keta te lene ne balte pa nje pa dy, por me pare duan te te rrjepin mire dhe pastaj te hedhin ne lume.
    Ashut ndodhi dhe me divizonin boshnjak “Handschar”, u sollen dhe myftiun e madh te Jerulazemit, u dhane urdher dhe ushterave gjermane te mos tallen me keta gjytyryme myslimane, etj, etj, urdhera qe dilnin nga Himmleri.
    Kishin rene ne hall gjermanet dhe kujtonin se keta gjytyryme myslimane do ti nxirrnin ne selamet!
    Ka qene historia me qesharake me keto divizione myslimane ne skutat e kacakeve te Ballkanit.
    Ishte nje gje tek gjermanet:
    Edhe besim nuk kishin, por edhe i ushqenin me buke.
    Kete nuk e kam marre vesh kurre.
    Gallate ballkanike nga kacaket e Rajhut te Trete i thone kesaj.
    Kur bie ne hall therret dhe keta nen arme!
    Ausmusterung in den Zeiten der Cholera!

    Reply to this comment
    • arbereshi October 5, 16:30

      Shkurt hesapi keta jane te gjithe Claus

      Reply to this comment
    • Plisi October 5, 16:44

      Qe te sqarohesh pak: Divizioni me emrin Skanderbeg ishte nje nga 44 Divizionet Waffen-SS nen komanden gjermane dhe nga keto 28 Divizione ishin me rekrute jo gjermane. Kur filloi te formohej Divizioni Skanderbeg, dhe mebti ne formim derisa u shpernda pas disa muajsh, ne Jugosllavi vepronin tre Divizione te tilla te mbushur me serbe, kroate, hungareze, boshnjake, gjermane, rumune.

      Reply to this comment
  3. nje lexues i zakonshem October 5, 13:04

    Keto shkrime autentike te nje ushtaraku madhor , deshmitar i pa diskutushem , jane nje njolle e madhe turpi per kosovaret . Kjo qe kane bere , nuk eshte vetem tradheti dhe bashkepunim me pushtuesit (siç kane bere historikisht , qe ne kohen e turkut) , ky eshte nje akt i peshtire antikombetar e antishqiptar i kosovareve . Dhe tani , hajde e besoi , po deshe . Ja çfare populli pa personalitet e pa atdhedashuri . Amerika dhe Evropa , qe i beri shtet te pa varur nga Serbia , i dha ndoshta dhuraten me te pa merituar kosovareve , po te shikosh se çfare shteti ndertuan dhe qe syte i kane ne Turqi e Arabi , trupin ne Evrope . Popull KOTI .

    Reply to this comment
    • Pa lidhje October 5, 16:29

      Bashkepunetor kane patur te gjithe vendet, qe nga France, etj. edhe Shqiperia ka patur ballistet, ketu eshte numri ndoshta pak i larte, por nuk duhet te pergjithesohet fare me popullin. duhet me qene me objektim me veten qofte ne gjerat pozitive, qofte ne gjerat negative, pasi ne te dy rastet shkojme ne ekstrem

      Reply to this comment
    • Pylli October 5, 16:37

      Ti duhet te jesh OSE PRIFT OSE HOXHE SEPSE VETEM KETO NUK JANE POPULL.

      Reply to this comment
    • Spathiati October 5, 22:06

      He i vetmi qe flet me dituri dhe edukat.
      Te gjith te tjeret jan turkoarab.
      Te lumte o lexues.

      Reply to this comment
  4. Arben October 5, 16:15

    PO NORMALE, KUR U BENE USHTARE TE RREGULLT SHQIPETARET, ISHIN KACAK MALESH.

    Reply to this comment
  5. MH October 6, 00:03

    Nga ky shkrim mesova kuriozitetin pse Izraeli nuk e njeh pavarsine e Kosoves.Keto te inkuadruem ne divizionin Skenderbeu paskan kryer krime edhe ndaj hebrejve.Nji rrace jemi po brenda rracet ka dhe ciban te pa kendshem.Dikur nga nji simpati te vecant qe kisha per kosovaret.Sot jo vetem i zhgenjyer por dhe me vjen turpe qe jemi nji gjak,gen me to.Keto jane te pa ide.Shkojne nga tu vije interresi.Disa mbahen pro turkis,Disa pro Arbis.Arrijne qe heroin kombetar Skenderbeun ta quajn armik pse ka vrare turq ne betajt ne mbrotje te trollit e kombit Shqiptare.

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit October 6, 00:45

    Jeni budallenj qe stigmatizoni shqiptaret si kacake. Nuk kishin disipline se qene mercenare dhe kudo e kurdo mercenaret shkojne per placke e para. A doni te dini c’disipline te hekurt kishte ushtria e Enver Hoxhes? Brenda 48 oreve vinte ne pozicione luftimi gati per zjarr 500 mije rezerviste, 1/5 e popullsise totale. Edhe gomeret dhe mushkat e fshatit qene regjistruar dhe plotesonin detyre luftarake per transport municionesh apo mekanike te levizshme. Ky ishte shpirti luftarak i shqiptareve, jo nje palo divizion mercenar.

    Reply to this comment
  7. demo October 6, 01:20

    Ti @lexues vllaho-grek,kosovarin shihe kur lufton me shkja,se ate ka hasem, me gjerman.me amerikan,me cifute, na beri enver kurva hasem,prandaj ty te gudulis te perdridhesh ,se qenka zhgenjyer surrati jot.

    Reply to this comment
  8. realisti October 9, 18:12

    Po mire xhanem cfar besonte ky gjermani qe ata fukarenj qe u regjistruan ne kete divizion do jepnin jeten per rajhun e trete? Ata qe u regjistruan ishin te vendosur te bindur per kauzen gjermane?. Paska pretenduer shume. Heroizmi njerzor pra edhe ai i shqiptareve kerkon motive te forta qe te vihet ne levizje motive qe mesaduket shqiptaret e ketij batalioni nuk i gjenin tek propaganda e Gebelsit, Dhe sa per ate qe shqiptarit i pelqen me shume liria sesa disiplina kjo mbase eshte e vertete. Ne nuk jemi gjermane qe i pelqen e kunderta

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*