Pajtim? Çfarë thotë një raport i OKB për shqiptarët dhe serbët

February 14, 2020 17:41

Pajtim? Çfarë thotë një raport i OKB për shqiptarët dhe serbët

Një raport i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, vë në pah që 79 për qind e shqiptarëve të anketuar besojnë deri diku se pajtimi ndëretnik është i mundshëm, ndërsa vetëm 47 për qind e serbëve e besojnë një gjë të tillë.

Sipas anketimit të kryer përgjatë vitit 2019, mbi 60 për qind e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë thonë se marrëdhëniet në mes të dy komuniteteve vazhdojnë të jenë të tensionuara edhe 20 vjet pas përfundimit të luftës, ndërsa pajtimin e shohin si diçka të domosdoshme rreth 88 për qind prej tyre.

Me të vetmin përjashtim në Mitrovicën e Veriut ku 60 për qind e banorëve nuk e shohin pajtimin si të nevojshëm.

Sipas rezultateve nga anketa me titull “Pajtimi dhe bashkëjetesa në Kosovë, perceptimet e komuniteteve etnike”, 41 për qind e serbëve besojnë se arsyeja kryesore e tensioneve është mungesa e përpjekjeve nga shqiptarët sa i përket integrimit të tyre në shoqërinë e Kosovës, ndërsa vetëm 3 për qind e shqiptarëve e besojnë të njëjtën.

Shqiptarët kanë më shumë gjasa të flasin për ndikimin e Beogradit, rreth 30 për qind, qëndrimin e liderëve serbë rreth 24 për qind ose mosgatishmërinë e vet serbëve për t’u integruar rreth 26 për qind, si shkaqet kryesore të marrëdhënieve të tensionuara ndëretnike.

Përfaqësuesja e përhershme e Programit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Maria Suoko, tha se kërkohet komunikim më i madh në mes të dy komuniteteve për ta kuptuar dhe pranuar njëri tjetrin.

“Një pengesë të cilën ne duhet të ndihmojmë që të tejkalohet është pengesa e gjuhës. Të rinjtë në Kosovë nuk e flasin gjuhën e njëri tjetrit, dhe derisa gjuha angleze përdoret si gjuhë e përbashkët, mos komunikimi në gjuhën e njëri tjetrit është një pengesë”, tha ajo.

Sipas të gjeturave të këtij raporti vetëm 5.2 për qind e shqiptarëve dhe vetëm 1.4 për qind e serbëve të Kosovës vlerësojnë se marrëdhëniet në mes të të dyja palëve nuk janë aspak të tensionuara.

Ndërsa rreth 70 për qind e tyre e shohin si të rëndësishëm përfshirjen e komunitetit ndërkombëtar në procesin e pajtimit në mes tyre.

Christina Davis, nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtarë e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, e vlerësoi si shqetësuese nevojën për përfshirjen e faktorit ndërkombëtar.

“Derisa ndihma ndërkombëtare mund të ndihmojë në krijimin e mundësive për komunikim ndëretnik, më duket mjaft shqetësuese që 78 për qind e të anketuarve e shohin ende përfshirjen e komunitetit ndërkombëtar si shumë të rëndësishme. Kjo mund të tregojë se Kosova është ende shumë e varur nga komuniteti ndërkombëtar për të arritur pajtimin. Pajtimi fillon me individët”, tha ajo.

Ndërkaq më shumë se 50 për qind e shqiptarëve besojnë se pajtimi nënkupton edhe kërkim faljen, derisa vetëm 14 për qind e serbëve pajtohen me një gjë të tillë.

 

l.h/ dita

February 14, 2020 17:41
Komento

5 Komente

  1. aktualiteti February 14, 19:01

    Raport qe si c’do raport qe e sheh realitetin nga stratosfera, eshte krejt abstrakt dhe nuk ka parasysh fare pehashin negativ maksimal qe ekziston mes shqiptareve e serbeve, e njejte ndoshta me ate qe ndajne palestinezet me izraelitet.
    Por me te veshtire akoma kete pajtim mes shqiptaresh e serbesh e ben kjo politike miope qe kerkon perdhunisht ti beje te perqafojne njeri-tjetrin duke rrezikuar ti perplasin keshtu koke me koke.

    Reply to this comment
  2. Niku February 14, 19:51

    Serbet nuk jane si francezet apo gjermanet, qe pas nje lufte te miqesohen. Serbet i ka pershkruar mire kroati Shuflai, ku spjegon bogomilet mesjetare, dhe kjo eshte arsyeja qe serbet e vrane në vitin 1931. Pra pajtimi nuk varet nga shqiptaret qe jane vrare nga serbet, por varet nga serbet qe te civilizohen dhe te heqin dore nga metodat mesjetare.

    Reply to this comment
  3. xxx February 14, 20:55

    kush i hap genjeshtrat se do u pajtokemi me gjaksit tane
    qeverriu?

    Reply to this comment
  4. ramushi February 15, 07:44

    Po armatosja e serbise nga ana e rusise per pajtim nderetnik behet apo per qellime shfarosje te nje kombi te tere !!!!

    Reply to this comment
  5. Genti February 15, 10:34

    Serbia eshte i vetmi shtet qe ka vrare mbretin e vet dhe kryeministrin e vet me urdher shteteror kur e ka pare qe ky ka qene per marredhenie vertet te sinqerta me popujt qe ka afer.Dmth cdo politike shteterore e serbise nuk ka kurrfare qellimesh te mira ne raport me popujt komshinj sepse ajo drejtohet nga Rusia qe kerkon gjithmone te kete nje vend te rendesishem ne ballkan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim