Raporti për fëmijët, Meta: Këmbanë alarmi për të gjithë ne

June 1, 2018 12:40

Raporti për fëmijët, Meta: Këmbanë alarmi për të gjithë ne

 

Presidenti Ilir Meta ka pritur në kopshtin e Presidencës disa fëmijë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ata i dorëzuan kreut të shtetit një peticion të quajtur “Jepni llogari për fëmijët”.

“Këtë peticion do ta lexoj me mjaft vëmendje dhe besoj se dhe raporti i fundit për vitin 2018 i “Save the Children” është një kambanë alarmi për të gjithë ne, institucionet shtetërore, shoqërinë civile në vendin tonë, mediat dhe familjet shqiptare që t’i adresojmë këto problematika mjaft serioze.

Të gjithë së bashku duke i njohur këto probleme, jo duke i fshehur apo anashkaluar, me përgjegjshmëri të angazhohemi dhe t’i vendosim në rrugën e një përmirësimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, tha kreu i shtetit.

Më pas shoqëria civile vijoi me një marshim për të drejtat e fëmijëve.

a.s/dita

June 1, 2018 12:40
Komento

3 Komente

  1. Sa milona shqiptare kane len vendin e tyre nga keq qeverrisja shqiptare? June 1, 14:11

    Tani u kujtove per femijet ti malok skrapari, ke 28 vjet ne pushtet qe vret dhe pret dhe tani te ra mendja per femijet.

    Reply to this comment
  2. pensionisti June 1, 15:55

    ha…ha..ha… kamban alearmi sot me 1 Qershor ! O vellezer e motra ! Po u drejtohem me sinqeritet ,sepse jam 74 vjec e kam punuar 40 vjet me femijet. Po e them hapur : O ne na kane rrejedhur trut me te vertet e jemi per te qare, ose ky president na quan leshko. Per c’fare kambane flet ky ? A nuk e ka degjuar kambanen e femijeve te ngujuar ? A nuk e ka degjuar kambanen e largimit te femijeve nga shkolla? A nuk e ka degjuar ky se femijet mesojne ne kushte mizerable,te cilat edhe kur ishte ne klasen e pare e te dyte atje ne Cepan i kishte kushtet te shkelqyera? Nuk e di ky se ka shume e shume femije qw flene pa kafshaten e gojes? Cilen kambane do ky ? Mos do te degjoi oret e Londres, atje ku ka cuar femijet e ka blere vilen? Ore me ke tallet ky president ? Mos do kambanen e Dom Palit ? Po mos te harrojme se kambana e Dom Palit degjohej,sepse femijet filluane te mesojne shkrim e kendim. Po,po ka te drete! Kambanat nuk degjohen dot atje ne vilen e gjirit te Lalzit. Po,po nuk degjohet se politika e etja per pushtet e tij dhe e bashkeshortes , u kane zene jo vetem syte,por edhe veshet. President! Mos kujto se jemi leshko. E dim. A kemi gje ne dore ? Tani per tani jo,por ne 2021-shin them se po. Po,po e ju do te zhdukeni nga skena politike. Mjafte me me mashtrime e kambanat qe bien. Kambanat bien e nuk pushojne asnje minut,por ju nuk i degjoni.

    Reply to this comment
  3. MAJAKOVSKI June 1, 15:57

    O Ilir Preshi denti. Femijve tuaj iua keni bere bashke me Mankin kokat si lopet dhe nuk e kuptoni sa shemtuar duken. Femijet e tjere moshataret e femijve tuaj ropaten gjithe diten per kafshaten per ama edhe per pis e djersite duken te bukur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*