Raporti për konkurrueshmërinë, Shqipëria e 97 në botë

September 4, 2014 09:33

Raporti për konkurrueshmërinë, Shqipëria e 97 në botë

Shqipëria renditet në vendin e 97 në botë përsa i përket konkurrueshmërisë së ekonomisë, duke humbur 2 vende krahasuar me vitin e kaluar. Raporti është publikuar nga “Forumi Ekonomik Botëror” për Konkurrencën Globale në periudhën 2014-2015. Shqipëria ka grumbulluar 3.8 pikë, por renditet e fundit dhe me një diferencë të theksuar pikësh, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Serbisë që renditet në vendin e 94-ët.

Si sektorët me performancën më të mirë “Forumi Ekonomik Botëror” rendit kujdesin shëndetësor dhe edukimin që vlerësohen me 5.8 pikë, ndërsa më problematike është kategoria “Etika dhe Korrupsioni” me 2.7 pikë. Institucionet publike dhe mjedisi makroekonomik vlerësohen me 3.4 dhe 3.8 pikë respektivisht.

Kategoria tjetër që realizon performancën më të dobët është inovacioni me 2.7 pikë. Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria ka pranë vetëm Serbinë, ndërsa shtetet e tjera janë shkëputur ndjeshëm. Maqedonia realizon performancën më të mirë, në vendin e 63 dhe pasohet nga Mali i Zi në vendin e 67. Greqia me Kroacinë renditet respektivisht në vendin e 81 dhe 77. Ndërkohë, Zvicra rikonfirmohet si ekonomia më konkurruese në botë në renditjen e përgjithshme. Për të gjashtën herë me radhë konfederata qendron në krye, edhe pse drejtuesit e Forumit akuzohen për nisma populiste.

Pas Zvicrës vijnë me radhë Singapori, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Finlanda, Gjermania dhe Japonia. Zvicra, por edhe vendet e tjera kanë si pika të forta transparencën e institucioneve, kapacitetet për inovacion e kërkime shkencore dhe bashkëpunimin shumë të mirë midis sektorit publik dhe privat.

September 4, 2014 09:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim