Kriminaliteti, Marku: Kryeson Vlora, vettingu solli dhe pasiguri

June 20, 2019 11:37

Kriminaliteti, Marku: Kryeson Vlora, vettingu solli dhe pasiguri

Prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku në seancën e sotme parlamentare ka prezantuar raportin e Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2018.

Ajo tha se viti 2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për prokurorët dhe gjyqtarët për shkak të vetting-ut.

“Shumë prokurorë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me KPK-në gjatë gjithë vitit. Vettingu i domosdoshëm, por i ka bërë prokurorët të pasigurt dhe apatikë”, tha ajo.

Marku tha se janë ndjekur gjithsej rreth 48 mijë procedime penale.

“Janë mbartuar nga viti 2017 , 10919 procedime penale. Janë regjistruar 109 procedime penale nga ana e prokurorisë. Ndërsa nè 2018 janë dërguar në gjykatë 11790 çështje”, tha ajo.

Numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë.

Përqindja më e ulët e kriminalitetit në Dibër më e larta në Vlorë.

Vjedhja e pasurive përbën numrin më të madh të të procedimeve penale të regjistruara, bëri me dije Marku.

“Janë regjistruar 577 materiale kallëzuese më pak se një vit më parë, janë mbi 1 mijë procedime më shumë se më parë.

Ka një ulje të lehtë të numrit të materialeve që ka trajtuar Prokuroria. Sa i përket efikasitetit të ndjekjes penale janë përfunduar 59 çështje më shumë se më 2017, ka më shumë të pandehur se në 2017, janë dënuar më shumë se vitin e kaluar.

Numrin më të madh të procedimeve e ka Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë, për kriminalitetin ajo e Durrësit. Është rekomanduar rritja e hetimeve, në veçanti kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në 2018 kemi 93 procedime penale.

Janë ndaluar 73 persona të përfshirë në korrupsion dhe shpërdorim detyre. Korrupsioni pasiv zë më shumë hapësirë më 2018. Korrupsioni në drejtësi, 32 procedime penale. Krimi i organizuar, 41 procedime. 51 të pandehur për këtë vepër penale. Trafikimi i armëve dhe municionit, 11 procedime penale.

Sipas të dhënave, ka një ulje prej 37% të numrit të regjistruar për veprën penale të korrupsionit. Janë kryer hetime proaktive, në kuadër të 250 procedime penale. Vepra penale në fushën e narkotikëve, janë regjistruar mbi 1 mijë procedime, për trafikim narkotikësh janë 105 procedime. Për konfiskimin e pasurive, janë trajtuar mbi 700 raste.

Treguesit për hetimet pasurore janë të tillë: 26 kërkesa për sekuestrim pasurish, vlera 3 miliardë lekë, 12 mln euro, 19 mijë paund dhe qindra hektarë tokë e mjete. 2 kërkesa për sekuestrimin e pasurisë në vila e apartamente, si dhe 13 milionë lekë.

Është rekomanduar forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, për marrjen e masave lidhur me problematikat e krimit të organizuar në Shqipëri.

Është miratuar udhëzimi për ekstradimet me jashtë.

Kemi nënshkruar memorandum në Sofje për çështjet që i përkasin krimit të organizuar. Po bashkëpunojmë ngushtë me Komisionerin për të Drejtën e të Dhënave Personale.

Gjatë 2018 kemi nënshkruar 3 marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë sa i takon grupeve kriminale. Është në proces nënshkrimi një tjetër marrëveshje me Italinë, që do të koordinohet nga Eurojust.

Është rekomanduar ashpërsim i masave për një sërë masash që janë mjaft të ndjeshme për shoqërinë shqiptare, krime dhunë, etj. Është rekomanduar ndjekja e një politike më të butë ndaj të miturve dhe grave”, tha ajo ndër të tjera.

j.l./ dita

June 20, 2019 11:37
Komento

12 Komente

  1. Dibrani June 20, 11:48

    Gjall qenka zonja Llalla !…..ohhh me falni zonja Marku

    U bem merak ,..se helbete njerez jemi,… semuret e shkreta

    Besoj pergjimet ,..nuk e kan shqetesuar,… do jete nje ushtare e denj ,..si ai shefi i policis

    Reply to this comment
  2. Spiuni SERBIS, Hysni Kapo. June 20, 11:55

    KRYENEVERIA E SAJ, ARTA MARKU.

    Reply to this comment
    • Arben June 20, 16:36

      JO THJESHT SPIUN VELLA, VRASES ME PAGESE,

      NJESOJ SI JULIAN SINANAJ SOT.

      REKRUTUAR NGA KONSULLATA SERBE NE VLORE

      ISHTE DJALI QE CONTE QUMESHTIN CDO

      MENGJES NE KONSULLATE.

      KISHTE NGA TE MERRTE SHEMBULL, XHAXHAI I

      VET U DENUA ME 1935, SI VRASES ME PAGESE,

      NEN GJURMET E TIJ U FUT JETES EDHE

      HYSNI ABAZAJ.

      Reply to this comment
  3. Psss... June 20, 12:54

    Kjo eshte e shkelqyera Arta Meraku e drejtesise rumpalle o shoke,e kemi provizore te shtetit bordello pa gjykate kushtetuese,pa gjykate te larte,qe drejtohet nga hajdutet profesioniste qe se rruajne k…fare
    E lum e lum per rilndjen e rumpalles

    Reply to this comment
  4. Doni apo nuk duan mijte kenetave e mizat e kalit, Drejtesia do te BEHET. June 20, 12:59

    Kjo cuca e malsise Marku,Kryeprokurore e Pergjitheshme e Perkoheshme perse vazhdon te heshte ndaj skandalit te pergjimeve qe perben veper penale,apo superkorrupsionit, e fallsifikimit te tenderit ne miljona dollare te kryezimi i SHQIPONJES, pa harruar ata fermere e biznesmene qe prej vitesh po vazhdojne ti servirin popullit produkte ushqimore te tejngopura me hormone e kimikate qe po ja nxijne e shkurtoje jeten popullit qe do te thote tradheti kombetare me pasoja humje ne mase me vdekje te ngadaleshme jete shqiptaresh, apo nostalgjia per rama-vicerit, te punesuarit e saje i ben nul perdhosjen e ligjeve, ndaj shkelesve te ligjit te veshur me pushtet? O cuce malsie, heshtja dhe abuzimi me pushtetin te ben bashkefajtor me krimin moj cuce maloke qe nuk u bere nje here MALSORE. Turp, marri e bashkefajesi sebashku. Reforma ne Drejtesi, e Vettingu si dhe ligji i Dekriminalizimit shume shpejt do te tregoje vendin ty dhe padroneve tuaj qe kakarisini si gjeli siper plehut nga fuqia e binjakezimit te pushteteve me boten e krimi e te korrupsionit.Nuk ka leke te piset e pushtet brenda jashteqitjes shqiptare ne te tre pushtetet e biznesin e piset qe do t’u mund t’u sheptoje nga ndeshkimi. Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza, si dhe mijra femije te mbetur jetim, pa harruar grabitjen e pasurise kombetare e private te grabitur e te tjetersuar nga politikat bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite qe kerkojne Drejtesi dhe jo lojra fjales e lloqe malokesh. Dhe se fundi, behu njehere MALSORE o Marku ne mbrojtje te jetes, ligjit e moralit moralit njerezor. Besoni, binduni e ndaluni me sherbimet ndaj botes se krimit e korrupsionit e tradhetise kombetare dhe rrefehuni sa nuku eshte vone, qe SOVRANI, SHBA, BE e Ligji dhe Zoti t’u meshirojne.

    Reply to this comment
    • mistreci June 20, 22:42

      Natyrisht qe do te behet, por me mundime dhe gjak. Me nje fjale te vdesin ende ca mijera shqiptare te tjere, se, ne fund te fundit, vetingu kerkon edhe sakrifica. Me vone, keto viktima, do t’i quajme “deshmoret e Drejtesise”.

      Reply to this comment
  5. kJO DEBILE DUHET TE SHKARKOHET MENJIHER June 20, 15:14

    NUK MUNDET TE BEJ DREJTEESIN

    NJI SI KJO KURR :

    KJO ESHTE TJETER E MEDALJES SE LOPCARIT

    ISHPROKUROR POR E NJEJTA SOJ
    ———-

    KRYEPROKURORI I SHQIPERISE DUHET TE

    VIHET NJI AMERIKANE !

    NDRYSHE SHQIPERIA KA ME DAL JASHTE CDO SHINE

    Reply to this comment
  6. Arben June 20, 15:52

    LLOGARITE KTHEHEN, ZONA E ZEMRES E TE

    GJATIT

    I LIDH KOKAINA, MESA DUKET, I HEQIN NDONJE

    PJESE TE MIRE DHE JA COJNE TA THITHI I GJATI,

    NGA NGARKESAT QE KALOJNE NE PORTIN E

    VLORES

    Reply to this comment
  7. Pesimisti June 21, 00:48

    Kryeson jo Vlora por kryeministri me bandën e tij në fushën e krimeve. Krimet në Vlorë janë një hiç në krahasim me krimin kryeministror që ka qelbur botën mbar, vetëm kryeprokurorja nuk nuhat gjë!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin