Raporti për “përgjime luksi” në Tiranë përplas portalin me TCH-në

September 22, 2018 17:18

Raporti për “përgjime luksi” në Tiranë përplas portalin me TCH-në

Një raport i zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që daton në muajin prill të këtij viti (2018) ngre dyshime mbi privacinë në një nga hotelet luksoze të Tiranës.

Hoteli, si edhe dy-tre hotelet e tjerë me 5 yje në qendër të Tiranës, përdoret shpesh për takime të rëndësishme, publike ose private të atyre që merren me politikë, media, biznes si dhe nga diplomatët e huaj.

Në media ka rrjedhur sot një raport sekret, mbi një hetim zyrtar, që ka kryer brenda hotelit Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale – raporton DITA.

Gjergj Zefi (Pamfleti)

“Në zbatim të Urdhrit Nr. 108, datë 23 .03.2018, u krye hetim administrativ, pranë subjektit Hotel “Plaza Tirana sh.a”, pas një serie dyshimesh dhe denoncimesh, të bëra nga klientë, kontraktorë e punonjës të këtij hoteli, lidhur me cënimin e intimitetit” – citon portal Pamfleti raportin e firmosur nga Krye-komisioneri të dhënave personale, Besnik Dervishi,

Sipas proces-verbalit të datës 11.04. 20-18, për faktet e dala, nga hetimi “mbikëqyrja, nëpërmjet sistemit të video-survejimit (CCTV), e ambienteve si palestra force, palestra aerobi, korridoret dhe mjediseve tjera të pushimit e qëndrimit, brenda dhe jashtë hotelit, përbën shkelje”

“Kontrolluesi (survejuesi) Hotel “Plaza”, nëpërmjet këtij rrjeti survejimi, mbledh dhe përpunon të dhëna “imazhe-video”, të klientëve e punonjësve të tij. Stafi i hotel “Plaza”, kryen dhe mbledhjen e të dhënave sensitive (grup gjaku) dhe kjo përbën shkelje të rëndë. Komisioneri kërkon nga pronarët e Hotel “Plaza Tirana sha.a”, të ndërpresin urgjent, veprimtarinë survejuese  dhe të shkatërrojnë brenda 15 ditëve të dhënat “sensitive” (grup gjaku) të mbledhura” – thuhet gjithashtu në raport.

Ben Blushi (TCH)

Botimi i detajeve të këtij raporti është pasuar nga një konflikt mes portalit që i ka botuar dhe kanalit televiziv TCH. Ky i fundit ka transmetuar në edicionin e lajmeve të dhënat e botuara nga Pamfleti, por duke injoruar burimin e informacionit.

Portali ka botuar pas kësaj një ankesë me nota të forta ndaj TCH, duke e akuzuar atë se ka degraduar në gjendje të mjerueshme.

“Ditën për diell vjedh lajme duke i publikuar në autorësinë e vet pa asnjë citim. Kështu ka ndodhur sot me lajmin Ekskluziv të publikuar në Pamfleti.net me titull: “Dokumenti/ Hotel “Plaza”, si dikur hotel “Dajti”, përgjon, filmon dhe incizon klientët në çdo mjedis, ja raporti zyrtar i Komisionerit Besnik Dervishi”.  Një mjerim që tregon se si po shkatërrohet nga Ben Blushi dhe një çetë e paarsyeshme një media “elitë” e krijuar nga Tan Hoxha i ndjerë me “mish e shpirt” me vlerat dhe etikën e profesionit. Edhe gabimet janë përçuar copy-paste nga webi-në web. Kjo metodë po tregon krizën e thellë ku është zhytur “Top Channel”, “gjigandi” në perëndim” – shkruan Pamfleti në reagimin e tij.

TCH nuk i është përgjigjur akuzave. Nuk ka reagime zyrtare ndërkohë as për vetë lajmin, as nga Hotel Plaza dhe as nga zyra e Komisionerit që ka hartuar raportin.

n.s. / dita

 

Pjesë nga raporti i Komisionerit

September 22, 2018 17:18
Komento

3 Komente

  1. Studentja pa breke September 22, 17:43

    Tirana nje bordello e madhe

    Reply to this comment
  2. info analitike September 22, 17:44

    Pergjime alla Tahorri. Keta kane mesuar se menyra eme e mire per te “pasur sukses” e bere para eshte shantazhimi dhe kane investuar goxha ne kete pune.
    Duke qene se kjo eshte veprimtari e jashteligjshme me perndjekje penale, a do te shkoje kush ne burg?

    Reply to this comment
  3. koment September 22, 22:44

    Ska faj ai i gjati qe thote “Kazan Mediatik”
    Informacione publike i shesin per SEKRETE E KONFIDENCIALE… Turp kjo gazetari

    http://www.idp.al/rekomandime-2018/

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*