Raporti për Shqipërinë, Fleckenstein: Nëse miratoni reformën në drejtësi, tjetër vendim nga BE-ja

December 28, 2015 16:00

Raporti për Shqipërinë, Fleckenstein: Nëse miratoni reformën në drejtësi, tjetër vendim nga BE-ja

Pas festave nis puna për përgatitjen e raportit për Shqipërinë. Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, i cili do merret vetë me këtë raport në një intervistë për Top Channel flet për një situatë pozitive, por sipas tij ka patur edhe dështime si në rastin e zgjedhjeve lokale.

“Nuk kam shumë shqetësime, pasi është e dukshme se ka patur mjaft progres të mirë, por kemi patur edhe dështime, si në rastin e zgjedhjeve lokale. Për momentin, reforma kryesore mbetet ajo e drejtësisë, sigurisht”, theksoi ai.

Ai thotë se në vizitën e janarit në Shqipëri do të jetë i shoqëruar nga eurodeputeti Eduard Kukan.

Në këtë vizitë do të jem i shoqëruar nga kolegu Eduard Kukan, për të biseduar mbi hapat e mëtejshëm të reformës në drejtësi, pasi të gjithë e ndjejmë, tashmë, se kjo është reforma më e rëndësishme për vendin, veçanërisht, kur një sërë reformash të tjera nuk mund të zbatohen pa patur këtë reformë të gjyqësorit”, nënvizon.

Pyetjes nëse raporti për Shqipërinë mund të bëhet brenda 6 mujorit të parë çka mund të rekomandonte çeljen e negociatave për anëtarësim, raportuesi thotë se gjithçka varet nga reforma në drejtësi.

Në rast se do të shohim se ka një votim të reformës nga parlamenti, atëherë do të nxis Komisionin, pasi mendoj se do të ishte koha e duhur për nisjen e negociatave. Për këtë arsye, na nevojitet ky vlerësim. Kështu që, PO, por së pari, kolegët tanë shqiptarë në parlament duhet të bëjnë ca detyra shtëpie. Unë do ta përmend në raport se nëse ata e bëjnë këtë, atëherë, automatikisht, kjo duhet të pasohet me hapin e radhës nga ana jonë”, theksoi ai. /Dita/

 

December 28, 2015 16:00
Komento

2 Komente

  1. ilirjan December 28, 19:18

    Pas ligjerimit te “reformes ne drejtesi “, BE dergoi detyrimin e rradhes:
    Te pajisim WC-te, (publike ose private, familjare apo ne grup), Me bythore alla frenga. Pra ne Shqiperi te zevendesohen te gjitha WC-te me b. Alla frenga.
    Pas realizimit te kesaj detyre, duhet te kemi durim per te plotesuar detyrimin e rradhes.
    Bashkeqytetare, kete rradhe BE -ja e ka seriozisht.

    Reply to this comment
  2. Cen Tymi December 28, 19:59

    O po mshoni ju sa te kemi kto lloj politikanesh ne ju vazhdon me furce,as nje here nuk do te futemi ne ne BE,pa ju vene byzylyqet,Berishes,Metes,Rames,Bashes e lloj lloj SOROLLOPI,nuk bohet kjo pune.Shqiperia keshtu do vazhdoj,vidh njeri vidh tjetri mjafon qe nderrojne pushtetin,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*