Raporti për “Udhëtime & Turizëm 2015”/ Shqipëria e fundit në rajon për konkurrueshmërinë

May 8, 2015 00:55

Raporti për “Udhëtime & Turizëm 2015”/ Shqipëria e fundit në rajon për konkurrueshmërinë

Turizmi, një nga diskutimet e sotme kuvendore për shkak të nismës ligjore për ta ndryshuar këtë sektor, mbetet ende larg mundësive potenciale për të qenë konkurrente në rajon. Duke qenë se ky sektor për vite me radhë ka vuajtur mungesën e orientimit të qartë të tij, mungesën e shërbimit cilësor, infrastrukturës dhe taksimit të lartë, vijon të mbetet e fundit në rajon.

Këtë të paktën thotë raporti i Konkurrueshmërisë “Udhëtime dhe Turizëm 2015”, organizuar nga Forumi Botëror Ekonomik, ku vendi ynë mban vendin e 106 në botë, në mesin e 141 shteteve dhe të fundit në rajon. E krahasuar me vendet e rajonit Kroacia renditet në vend të 33, Mali i Zi në vendin e 67, Maqedonia në vendin e 82 dhe po para vendit tonë në listë, Serbia në vend të 95.

Nga qeveria shqiptare po merren një sërë mësash nga pikëpamja ligjore për të ndikuar në rritjen e konkurrueshmërisë së këtij sektori. Ulja e taksave në këtë sektor, konsiderohet gjithashtu si një mundësi që mund t’i japë frymë këtij sektori. Por mbetet shumë për të bërë në këtë drejtim dhe kjo në një afat të shtrirë në kohë.

Çfarë është raporti i Konkurrueshmërisë?

Raporti i Konkurrueshmërisë “Udhëtime & Turizëm 2015” është një indeks, studim i cili bazohet në një grup faktorësh dhe politikash, që mundësojnë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të Turizmit dhe Udhëtimeve (T & T), i cili nga ana e tij, kontribuon në zhvillimin dhe konkurrencën e një vendi. Sipas disa faktorëve kyç që ndikojnë në konkurrueshmërinë e turizmit, vendi ynë renditet:

– Sipas klimës së biznesit, vendin e 93 në botë, në rajon lë pas Greqinë dhe Kroacinë.

– Sipas sigurisë, e 70 nga 141 shtete

– Sipas konkurrueshmërisë së çmimeve, e 93 në renditjen botërore.

– Infrastruktura, vendi ynë renditet ndër më të ulëtit për këtë aspekt

– Burimet kulturore: vendi ynë renditet ndër shtetet e fundit në botë

Sa i përket renditjes së parë, Spanja kryeson listën, ndjekur nga Franca, Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe. Raporti tregon se rritja e udhëtimit dhe turizmit ende përbën një pjesë të madhe të ekonomisë globale (e cila vlerësohet të jetë rreth 9% e GDP-së globale) dhe të punësimit, ndërsa numri i udhëtarëve ndërkombëtare vazhdon të rritet. Sipas Këshillit Botëror të Turizmit ky sektor është parashikuar të vazhdojë në rritje me 4% në vit, më shpejt se shërbimet financiare, transporti dhe prodhimi, thotë raporti.

May 8, 2015 00:55
Komento

2 Komente

  1. Lalushi May 8, 06:30

    Qe te behet turizmi, duhet te behet nga e para, vete Shqiperia.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*