Raporti pozitiv: Shqipëria me nivelin më të ulët historik të papunësisë

August 2, 2018 10:42

Raporti pozitiv: Shqipëria me nivelin më të ulët historik të papunësisë

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko konfirmoi sot se papunësia aktuale është 12,5% dhe përbën nivelin më të ulët historik të papunësisë të regjistruar në Shqipëri, ndërsa po shënohet rritje progresive e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vendin tonë.

Sejko tha në një konferencë për shtyp se, “zgjerimi i aktivitetit ekonomik është shoqëruar me rritjen e punësimit dhe rënien në 12.5% të normës së papunësisë. Kjo normë përbën nivelin më të ulët historik të papunësisë të regjistruar në Shqipëri dhe sugjeron një përdorim gjithnjë e më të plotë të kapaciteteve prodhuese në vend”, deklaroi Guvernatori.

Punësimi në vendin tonë po vijon me ritme të shpejta. Edhe shifrat e publikuara në pasqyrën e qeverisjes, në një javë bëjnë të ditur se ka një rritje të ndjeshme të punësimit nga zyrat e punës, duke shkuar në 579 të punësuar brenda 1 jave, (20-26 korrik 2018).

Sipas informacionit zyrtar, gjatë kësaj jave janë punësuar 16 persona në Berat, 76 në Durrës, 96 në Fier, 35 në Korçë, 12 në Dibër, 24 në Elbasan, 12 në Gjirokastër dhe 66 në Kukës. 17 janë të punësuar në Lezhë, 60 në Shkodër, 72 në Tiranë dhe 93 në Vlorë. Pra në total janë 579 të punësuar në 1 javë./Atsh

l.h/ dita

August 2, 2018 10:42
Komento

10 Komente

  1. kampaçurreta August 2, 10:46

    E PA BESUESHME , GENJESHTER PER GINES

    Reply to this comment
  2. Arben August 2, 13:31

    Si cmimi per ushqimin qe morrem nga okb m 1988,

    Kur vdisnim per buke.

    Reply to this comment
  3. Xxx August 2, 13:58

    Lajm i mire. Shofrat nuk genjejne. Pikpamjet politike ku disa e shohin realitetin te bardhe dhe disa te zi nuk kane asnje rendesi perpara shifrave.
    Shifrat jane kokeforta.

    Reply to this comment
  4. nje antiturk i betuar August 2, 14:25

    Sikur te kishe vdekur vertet , sa mire do te ishte ! Nje ekstremist islamik me pak do te kishim . Allahu ha bar !

    Reply to this comment
  5. Luli i Bashe August 2, 16:40

    Duhet te vijme ne me Griden e me Moniken ti ndreqem
    Keto pune.

    Reply to this comment
  6. mirel August 2, 16:44

    uueeeee, genjeshter hapur fare
    Talluni mire se eshte dhe vape dhe harrohet shpejt.

    Reply to this comment
    • Xha Beqo August 2, 17:53

      Vazhdoni permirrni neper blogje si qente e rrugeve Mirel Karruci. Ata qe duan te punojne shkojne ne pune ata qe duan te vjellin neper blogje quhen mirel

      Reply to this comment
  7. prizem August 2, 18:53

    Qente le te lehin, karvani shkon perpara.

    Reply to this comment
  8. ganiu August 2, 19:00

    Normalisht kur jepet bilanci javor i papunësisë, pra në rastin tonë, të njerëzve të punësuar gjatë javës, jepet dhe i atyre që janë pushuar nga puna.
    Në rastin kur nuk kemi të pushuar, shkruhet 0 të pushuar nga puna.
    Sepse duke përmendur vetëm ata që punësohen, në 10 vitet e fundit janë punësuar aq njerëz sa Shqipëria duhet të kishte 2 fishin e banorëve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*