RAPORTI / Rritet hendeku social mes qenushëve të pasanikëve dhe shqiptarëve të varfër

June 30, 2020 13:06

RAPORTI / Rritet hendeku social mes qenushëve të pasanikëve dhe shqiptarëve të varfër

TIRANË, Rolling Hills, Lalz – Pandemia e koronavirusit e ka bërë edhe më të mprehtë problemin e pabarazisë sociale dhe hendekut të madh ekonomik mes qenushëve të pasanikëve shqiptarë dhe shtresës së varfër të qytetarëve të vendit.

Ky konkluzion ka dalë nga raporti i fundit i Institutit të Studimeve Kafshërore “Qën bir Qëni” me qendër në Tiranë, që nxjerr në pah dallimet dramatike mes krijesave shtëpiake të oligarkëve, biznesmenëve dhe koncesionofagëve të vendit, dhe 30 përqind të shqiptarëve që hyjnë në shtresën e varfër.

“Të dhënat tona tregojnë një rritje të shpejtë të pabarazisë mes qytetarëve më vulnerabël të vendit, dhe 1 përqindshit të kafshëve më të pasura,” deklaroi për Gojët e Liga bashkëautori i raportit, Dr. Drenush Dashi.

Sipas Dr. Dashit, studiuesit kanë përpunuar të dhënat e natyrave të ndryshme, nga aksesi në ushqim cilësor dhe strehim komod i një qenushi pasanik normal shqiptar, tek mbulimi shëndetësor dhe cilësia e përgjithshme e jetës, që përfshijnë aksesin në teknologji, argëtim, kulturë, etj, duke i mbivendosur këto me të njëjtat të dhëna të brekëgrisurve.

“Statistikat tregojnë se që nga fillimi i viteve 2000, rritja ekonomike është ngadalësuar ndjeshëm për popullatën masive shqiptare. Përjashtim bën ai fraksion i vogël pasanik i qenëve, (por edhe maceve, papagallëve, breshkave, zhapikëve bardhezi e peshqve me ngjyra), të akomoduar kryesisht në Tiranë e rrethina, Rivierë, Lalz etj, që janë kthyer në konsumatorët kryesorë të importeve luksoze,” shton specialistja e Institutit “Qën bir Qëni”, Dallëndyshe Cjapi.

Sipas Cjapit, edhe maska anti-Covid e një qeni normal pasanik, kushton sa shpenzimi dyjavor ushqimor i një familjeje të mbaruar 4 anëtarëshe.

Raporti saktëson se edhe pse 65 përqind e kafshëve pasanike të marra në studim përfshijnë qen të racave e kryqëzimeve të ndryshme, si dhe speciet e përmendura më sipër, nuk mungojnë edhe krijesa të rralla si lama e kryqëzuar me socialist të rinovuar, apo e famshmja breshkë mesdhetare e kryqëzuar me demokrat të kavurdisur në salcë Tropoje.

“Përgjithësisht, kafshët pasanike kanë një mesatare konsumi prej 120 dollarë amerikanë në ditë, ndërsa shqiptari i varfër, 1.2 dollarë në ditë,” theksojnë të alarmuar Dashi e Cjapi, “pra, raporti është 1:100, ndërkohë që 10 vjet më parë ka qenë 1:50”.

Në seksionin e konkluzioneve, raporti pohon se kështu si shkojnë punët, opsioni më i mirë i shqiptarëve të varfër për të parë pak prosperitet, është të bëhen kafshë shtëpiake të kafshëve të pasura.

——

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike shtëpiake

June 30, 2020 13:06
Komento

6 Komente

  1. qent e presidentit dhe mones kane varse floriri qafes hej ! June 30, 13:39

    PSE EDHE NE SHQIPERI KA QEN PASANIKESH

    MADJE SHEIKESH

    QENT E PRESIDETIT DHE MONES CFAR I DINI JU ?

    HAHAHA JAN SUPER PASANIK

    VETEM GOFI I PRESIDENTIT HA 3KG MISH VICI

    NE DITE

    AQ SA HA NJI KOMPANI USHCARESH NE KAZERNA

    CERE THU TI MER YAHOO

    PERSE DEL CDO DIT ILYER MUTA MEDIEVE

    E FLET MBI GJYKATAT MBI INTEGRIMIN E VENDIT

    MBI VENECIAN

    HAHAHA E SAPO MBARON DEKLARATEN PER MEDIE
    PYET KESHILLTARIN : BUSHO U SHKEPUTEM ?

    S’JEMI ME LIVE ME PUBLIKUN ?

    JO I THIT BLUSHI -JEMI SHKEPUT –

    DHE KUR JA FUT PORDHES KOKKANACJA

    SA TREMBET BLUSHI
    QE I HUTUAR E PYET :
    HEJ LIKE :
    PO KJO C’QE ? -DHE QESH

    PRESIDENTI TU BO GARIPIN HEC E DREJTIM TE DERES E I THOT ME IRONI :

    KJO ISHTE PER DEKLARATEN QE BERA –

    PER INTEGRIMIN E DREJTESINE QE TE HECI MBARE

    HAAAAAAAAAAAAAAHAHAHAHA
    ZGERDHIEN TE DY HEDHUR DUART KRAQAFE
    DUKE U LARGUAR

    PUTAERI E MADHE BUSTRAT E POLITIKES

    Reply to this comment
  2. ?!! June 30, 18:18

    Fal reformave dhe politikave ekonomike të Rilindjes është krijuar shtresa e re e pasur e kafshëve shtëpijake ku s’ duhet harruar përveç qenëve dhe maceve presidenciale dhe breshka kryeministrore. Tani përveç oligarkëve kafshë kemi kafshë oligarke që dallohen nga qenët dhe macet e rrugëve për jetën e tyre lluksoze që çdo fukara nga 30% i shqipëtarëve me këtë status do ti kishte zilinë. Atyre u del çdo natë në ëndërr sikur të ishin qoftë edhe një ditë qeni dhe macja presidenciale dhe të hanin njëherë si njerzë dhe të shkonin në tualet dhe të rehatoheshin në bide floriri. Thuhet që kafshët oligarke do të kërkojnë që të përfaqsohen edhe në kuvënd dhe s’do të jetë çudi që pran deputetes Mona të ulet në kuvënd edhe buqja e saj si deputetë të shtresës së re të pasur të kafshëve shtëpijake. Këta deputetë do të ishin mbështetje në nismat e zotit Erion Velija për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. Sa e mrekullushme do të jetë, pranë deputetëve kafshë të listës së kryetarëve të PD,LSI dhe PS do të uleshin kafshët deputetë me veshjen shik madje dhe me hundjes antivirus super më të kushtushme nga ajo që përdorin njerzit e zakonshëm….. si në foton e mësipërme. Qeni në foto nga pamja e jashtme duket që ja vlen për kryetar kuvëndi, ndërsa qenushja do të bëhet deputete e LSI që kur të mar fjalën, mbasi të heq çizmen, do ta tmerroj shkelsin e kushtetutës Edi Rama që i trëmbur do të fshihet mbrapa krahut të djathtë të tij në kuvend , ministres më të rëndësisme të qeverisë, shoqes Spiropali që gjithmonë i del e para në mbrojtje shokut Skënderbe të dytë të të gjithë shqipëtarëve. Rroftë shtresa e oligarkëve kafshë dhe shtresa e re shoqërore e tranzicionit demokratik e kafshëve oligarke, produkt i largpamsisë së liderave tanë të PD, LSI dhe PS që i paçim sa malet me qentë, macet dhe breshkat e tyre, pjesëtarë dinjitozë të familjeve të tyre moderne.

    Reply to this comment
  3. Berati June 30, 19:43

    Nuk e kuptoj pse beni konfuzion me krahasimet. Kafshet shtepiake dhe shqiptaret thote. Me e thjeshte do te ishte qente dhe delet duke qene se shumica e shqipove jane dele. Ne fakt oligarket si rrace i perkasin ujkut dhe qente qe mbajne jane po te se njejtes rrace edhe pse me humane kuptohet. Por krahasimi gjithsesi eshte i gabuar . Mishengrenesit me baregrenesit smund te krahasohen.

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi June 30, 20:06

    Ndaj se shpejti do te hapet shkolla e qenve per njerez, ku do te mesojne lehjen femije te familjeve te varfera, te cilet shpresojne te zevendesojne ndonje qen te semure ne familjet e pasura, apo kur keto familje ikin me pushime, dhe nje ze qeni duhet lene ne shtepi per te friksuar hajdutet!

    Reply to this comment
  5. Kavajsi July 1, 07:50

    Puna e qenit eshte si puna e juaj qe per interesa te kryeqenit shani qenin presidencial dhe ish kryeqenit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim