Raporti: Rritja e ngadaltë, por e qëndrueshme

February 7, 2014 14:37

Raporti: Rritja e ngadaltë, por e qëndrueshme

Gjatë prezantimit të raportit të Politikës Monetare për tremujorin e fundit të vitit të kaluar, ekspertët e Bankës së Shqipërisë konfirmuan se presin që në vitin 2014 ritmet e rritjes ekonomike do të jenë lehtësisht më të larta. Banka e Shqipërisë pret efekte pozitive nga përmirësimi i situatës ekonomike në eurozonë, nga shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit dhe përmirësimi i kreditimit të ekonomisë. Megjithatë, paketa fiskale shtrënguese, që solli rritjen e disa taksave të lidhura me konsumin, mund të japë një efekt negativ në rritjen ekonomike. Veçanërisht, rritja e çmimit të karburanteve mund të ketë një efekt zinxhir në ekonomi, përmes rritjes së çmimeve dhe uljes së mëtejshme të kërkesës konsumatore. Kjo do të përkthehej në rritje të kostove dhe rënie të shitjeve për biznesin. Ekspertët e Departamentit të Politikës Monetare pranuan se sektori privat i ekonomisë ka reaguar shumë pak ndaj rënies së interesave në tregjet financiare, përfshi uljen e interesave të kredive. Për shkak të rënies së kërkesës dhe pasigurisë së lartë, kërkesa për hua ka qënë e dobët dhe kjo ka sjellë rënien e portofolit të kredisë për ekonominë gjatë vitit 2013. Rënia e interesave të kredisë në lekë pritet të vazhdojë  edhe gjatë vitit 2014, ndërsa pagesa e borxheve nga qeveria do të përmirësojë bilancet e bizneseve dhe të bankave. Nga krahu i ofertës, pritet që sistemi financiar në Eurozonë të ketë përmirësime të rëndësishme të cilësisë së aseteve dhe të kapitalizimit. Kjo pritet të lehtësojë kufizimet edhe mbi filialet shqiptare, duke rritur ofertën për kredi bankare. Banka e Shqipërisë nuk pret që ekonomia shqiptare të hyjë në recesion. Rënia e papritur prej 2.3 për qind në tremujorin e tretë të vitit të kaluar vlerësohet nga Banka Qendrore si rrjedhojë e faktorëve të përkohshëm, si pasiguria e fortë paszgjedhore dhe tërheqja e menjëhershme e stimulit fiskal në ekonomi. Gjatë prezantimit të raportit të Politikës Monetare për tremujorin e fundit të vitit të kaluar, ekspertët e Bankës së Shqipërisë thanë se presin që ekonomia të jetë rikthyer në rritje pozitive për këtë tremujor, ndërsa për vitin 2014 ritmet e rritjes ekonomike do të jenë lehtësisht më të larta. Banka e Shqipërisë pret efekte pozitive nga përmirësimi i situatës ekonomike në eurozonë, nga shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit dhe përmirësimi i kreditimit të ekonomisë. Ekspertët e Departamentit të Politikës Monetare pranuan se sektori privat i ekonomisë ka reaguar shumë pak ndaj rënies së interesave në tregjet financiare, përfshi uljen e interesave të kredive. Për shkak të rënies së kërkesës dhe pasigurisë së lartë, kërkesa për hua ka qënë e dobët dhe kjo ka sjellë rënien e portofolit të kredisë për ekonominë gjatë vitit 2013. Megjithatë, edhe për këtë tregues Banka e Shqipërisë shfaqet optimiste se viti 2014 do të jetë më pozitiv. Rënia e interesave të kredisë në lekë pritet të vazhdojë  edhe gjatë vitit 2014, ndërsa pagesa e borxheve nga qeveria do të përmirësojë bilancet e bizneseve dhe të bankave. Nga krahu i ofertës, pritet që sistemi financiar në Eurozonë të ketë përmirësime të rëndësishme të cilësisë së aseteve dhe të kapitalizimit. Kjo pritet të lehtësojë kufizimet edhe mbi filialet shqiptare, duke rritur ofertën për kredi bankare.

February 7, 2014 14:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim