Raporti sekret i autoriteteve italiane: Tepelena, plantacion kanabisi

August 7, 2015 10:27

Raporti sekret i autoriteteve italiane: Tepelena, plantacion kanabisi

Forcat Ajrore italiane zbulojnë plantacionet me hashash në Tepelenë. Raporti i fundit konfidencial i kësaj force ajrore është diskutuar dje në një takim të organizuar nga kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, me të gjithë kryepleqtë.

Siç mësohet, në një aksion ajror të ditëve të fundit nga ana e Forcave Aeronautike italiane spiune në zonën jugore të Shqipërisë, janë identifikuar qindra parcela me kanabis sativa të kultivuara kryesisht në zonën e Tepelenës.

Identifikimi i këtyre parcelave ka vënë në lëvizje drejtuesit vendorë të Tepelenës, që t’u paraprijnë masave ligjore që do të rëndojnë në radhë të parë te kryepleqtë e fshatrave e më pas edhe tek administratorët e rinj të emëruar së fundi nga kreu aktual i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.

Ky i fundit ka thërritur në një takim urgjent të gjithë kryepleqtë e fshatrave që ka në juridiksion Bashkia e re e Tepelenës, për t’i njohur me raportin e fundit konfidencial të Forcave Ajrore italiane. Ai që ka folur drejtpërsëdrejti për këtë çështje ka qenë shefi i Komisariatit të Tepelenës, Haki Hasanbega.

Ky i fundit pranoi se në territorin e rrethit të Tepelenës ekzistojnë plantacione të kultivuara me hashash si kurrë ndonjëherë më parë. Kreu i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, u ka dhënë direktiva kryepleqve të fshatrave, sidomos atyre të zonave problematike të kultivimit me hashash, si Kurvelesh apo Lopës, Luftinjë, Qesarat dhe Krahës, që të tregojnë shenja bashkëpunimi për të çrrënjosur një herë e mirë nga harta e kultivimit të hashashit zonën e Tepelenës.

 

August 7, 2015 10:27
Komento

11 Komente

  1. Kantautori August 7, 10:33

    Po po keshtu duhet .drejtimi i duhur:nga lazarati ne tepelene.s kishte si te ishte ndryshe

    Reply to this comment
  2. salem August 7, 11:11

    “Trimat e Tepelenes” o hashash o s’ka.
    Po silleni bute me keta kopila qe sa kthen krahat se ke prishur nje parcele,nxitojne te mbjellin tjetren se iku koha.

    Reply to this comment
    • Goni August 7, 13:13

      Ah ti i ke vene pikat mbi “i”. Shqiperia ka nevoje per te ardhura mer skile. S’po shan Tepelensit qe mbillkan menjehere sa ja prishin, perkundrazi i tregon me puntor, por ti s’do e kuptosh ndonjehere kete, se te ka zene krahinorizmi syte.

      Reply to this comment
  3. i ri August 7, 11:26

    O minister nga Tepelena,po te sabotojne bashkepatriotet tend.Turpin ose nderin do ta kesh nga vendlindja.Po e le ne dore te termetit te mori Cunami,,,,,,,! O sot o kurre ,,,! Ndryshe je i mbaruar,,.

    Reply to this comment
  4. Dante August 7, 12:59

    Kush e gjen dot se perse italianet jane shume te interesuar qe ne Shqiperi te mos mbillet canabis sa kane vene ne dispozicion helikoptere vezhgimi nga te cilet mund te identifikojne barin e mbjelle?? A e dini se ushtria italiane eshte perfshire ne nje aksion te fuqishem per kultivimin e canabis dhe qe nuk duan tu hyje tjeter kush ne treg?? A mor shteh kurve mor shtet kurve. Italia po pregatitet ta liberalizoje perdorimin dhe mbjelljen deri ne 5 rrenje per perdorim personal nepermjet vetedeklarimit. Ministri yne garip, eshte aq qurrash saqe i kane zene qurret hunden dhe nuk nuhat dot gje nga meseleja ooooo pusht i pushtave .

    Reply to this comment
  5. Goni August 7, 13:12

    Po mer po, merruni me barishtet e shqiptareve. Se plantacionet neper Itali te Jugut s’i prishkan pune asnjerit. Une jam per shtet ligjor, por s’ka kuptim te vijne te huaj te na tregojne perralla, se shyqyr Zotit kemi pare aq bote me sy. Shkoni jepni fonde zhvillimi ne ato zona, nese s’doni qe fshataret te nxjerrin buken e gojes me barishte. S’behet lufta kundra barishteve duke mos i ofruar asnje mjet tjeter jetese. S’ka njeri qejf te merret me hashash sikur te kene te ardhura te mjaftueshme, mos tallni leshte.

    Reply to this comment
  6. Kopaçe August 7, 15:09

    Na je zotrote.. ?? Na Tepelena babale…

    Reply to this comment
  7. Mark uk August 7, 16:36

    Pd me tropojan e Ps me teperlenas e kan qelbur.

    Reply to this comment
  8. mirel August 7, 17:04

    cpune kane italianet me hapesirat ajrore shqiptare?
    kush I lejon te hyjne si ne mall te vet
    Qeveria duhet te mbaje pergjegjesi per nje veprim te tille, jo vetem qe ilejon por dhe I stimulon.
    Sa here kane hyre forcat shqiptare ne Itali per qellime spiunazhi?
    Kush I financon keto aksione.
    Mafia italiane po gjunjezon shqiperine
    Duan te tregtojne drogen e tyre dhe perdorin Shqiperine si hotel pa porta-hyjne e dalin kur te duan nen hunden e shtetit shqiptar qe e kane kthyer ne vegel.

    Reply to this comment
  9. info-analitike August 7, 17:39

    Termeti dhe Tahiri nga Tepelena nuk e paskan ditur qe aty mbillet kanabis dhe e paskan marre vesh nga italianet ???? Bravo cuna!

    Reply to this comment
  10. Mark uk August 7, 17:46

    Tahirin e djalin e Shefqet Pecit droga e kan cuar aty ku jane,bashk me banden e Edver Rames.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*