Raporti:  Shqipëria, ndër më të rrezikuarat nga katastrofat natyrore

July 22, 2015 13:46

Raporti:  Shqipëria, ndër më të rrezikuarat nga katastrofat natyrore

Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore në Europë. Ky është përfundimi i Raportit mbi Rreziqet në Botë 2015, i publikuar ditën e sotme nga gazeta britanike, “The Telegraph”.

Rreth 173 vende në mbarë globin janë përfshirë në këtë studim, mes tyre bën pjesë edhe Shqipëria, ndërsa Kosova dhe Mali i Zi janë lënë jashtë për mungesë të dhënash.

Sipas hartës që ka publikuar prestigjiozja britanike, shihet se Shqipëria ka ngjyrë të kuqe, çka do të thotë se rreziku për t’u goditur nga katastrofat natyrore (tërmetet, përmbytjet, thatësira etj) është jashtëzakonisht e lartë.

July 22, 2015 13:46
Komento

4 Komente

  1. ushtaraku ne rezerve July 22, 16:15

    Po te pasurit (hajdutet) i kap kjo katastrofe?

    Reply to this comment
  2. LABI July 22, 17:45

    Deri ne kete pike te arije alibi ja e ketij te ashtuquajturi “studim” vetem Shqiparine do te godase?
    Ekzakt deri te vija e kufirit tone? E cuditeshme!!!! Fqinjet tane te ngushte qenkan te sigurte!!!!!

    Reply to this comment
  3. Miku July 22, 18:02

    Fatkeqesesi per natyren ketu ne Shqiperi jami ne radhe te pare vet ne shqiptaret. Edhe Zoti nuk mund te shkaktoje katastrofe te madhe ketu sesa ne kemi bere dhe vazhdojme te bejme natyres.

    Reply to this comment
  4. Vëzhguesi F July 22, 21:37

    Ne fakt ky eshte nje studim sipas perfundimeve te arritura ne punen studimore te çdo shteti.Ne vitin 2001-2005, per kete problem nga strukturat e institucioneve shqiptare, specialiste te te gjitha fushave, ne bashkepunim me institucionet nderkombetare, si PAMEKA, INCITAP, PNUDI, FEM u be nje pune serioze dhe tejet vlersuese lidhur me pergatitjen e Planit Kombetar per Planifikimin dhe Perballimin e Emergjencave Civile dhe Fatkeqesive Natyrore.
    Por ndersa per shkak te rrotacionit politik falangat berishiane e shperfillen dhe e flaken si nje gje pa vlere kete plan kombetar, duke hedhur ne rruge te madhe te gjithe armaten e specialisteve te pergatitur nga institucionet nderkombetare dhe duke i zevendesuar me militante qe nuk dine as nocionin emergjence, institucionet nderkombetare qe investuan me leket e taksapaguesve ne formen e borxhit, kane mbajtur shenim dhe i kane ruajtur ato. Fakti qe Shqiperia ka ate ngjyre rrisku, eshte se monitormi dhe qofte studimi i specilalisteve shqiptar ka qene serioz dhe i sakte.
    Por jo vetem Shqiperia, por gjithe ballkani dhe europa Juglindore kane nje rrisk gati te njejte perballe fatkeqesive natyrore, qofshin keto lekundjet sizmike, permbytjet, zjarret, shkarjet e tokes, apo dhe atao qe jane nga shkaqe njerzore per shkak te mentalitetit gati te njejte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim