Raporti/ Shqipëria, vendi i 5 në botë për numër vdekjesh nga ndotja

October 3, 2016 10:01

Raporti/ Shqipëria, vendi i 5 në botë për numër vdekjesh nga ndotja

Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara si pasojë e ndotjes së lartë.

Sipas një raporti të Forumit Botëror të Ekonomisë, çdo ditë në botë vdes 18 mijë njerëz nga ndotja.

Kurse në vit humbin jetë 6.5 milionë njerëz në të gjithë botën për këtë shkak.

Ky numër është më i lartë se viktimat e IHV/AIDS, tuberkulozit dhe plagosjeve në rrugë të marra së bashku.

Vendi ynë është i pesti me nivelin më të lartë pas vendeve si Bullgaria, Bosnje Hercegovina, Koreja e Veriut dhe Gjeorgjia.

Ndërsa pas nesh vijnë Serbia, Rumania, Ukraina, Sierra Leone dhe Kina, Në raporton thuhet se, 171 vdekje për 100 mijë banorë shkaktohet nga ndotja.

Në fakt, ajri i ndotur është kërcënimi i katërt më i madh për shëndetin e njeriut pas presionit të gjakut, risku i dietës dhe cigarja./OPINION

October 3, 2016 10:01
Komento

3 Komente

  1. info analitike October 3, 13:12

    Mos kini merak se se shpejti me ne krye psikopatin do te zini vendin e pare.

    Reply to this comment
  2. info analitike October 3, 14:34

    Mos kini merak se se shpejti me ne krye psikopatin do te zini vendin e pare. Pritni kur te thote se te vdesesh nga plehrat eshte njesoj si te vdesesh duke pire caj apo kafe.

    Reply to this comment
  3. Arben October 3, 17:24

    KEMI SI OBJEKTIV VENDIN E PARE,

    PRANDAJ MOREM PLEHRAT E EUROPES.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*