Raporti/ Shqiptarët “braktisën” bregdetin e jugut, ja ku pushuan këtë vit

August 31, 2017 09:25

Raporti/ Shqiptarët “braktisën” bregdetin e jugut, ja ku pushuan këtë vit

Turistët nga vendet e Europës juglindore janë dyndur masivisht në Greqi gjatë viteve të fundit.

Turistët nga Bullgaria, Rumania, Serbia dhe Shqipëria kanë pësuar një rritje prej 115.6% mes viteve 2009-2016, tregojnë të dhënat më të fundit nga autoriteti helen i statistikave. Raporti i Elstat thotë gjithashtu se, me shumë gjasa ky trend do të ketë vijuar edhe përgjatë sezonit aktual.

Kjo rritje e ndjeshme e turistëve nga Ballkani në Greqi përkon me recesionin e rëndë ekonomik që ka goditur vendin. Recesioni shkaktoi një rënie të ndjeshme të çmimeve në Greqi.

Numri i turistëve shqiptarë gjatë kësaj periudhe kohore është dyfishuar, nga 234 mijë në vitin 2009, në 491 mijë në vitin 2016.

Gjithsesi, ekspertët dhe autoriteti i statistikave nënvizojnë se, turistët nga vendet e Ballkanit nuk shpenzojnë shumë, në krahasim me ata nga vendet e tjera të Europës. Kjo, pasi turistët ballkanas bëjnë udhëtime më të shkurtra por më të shpeshta në Greqi, duke shfrytëzuar edhe afërsinë gjeografike.

Maqedonia nuk është marrë në vlerësim, por raportohet për 3 milionë turistë nga Maqedonia që kanë vizituar Greqinë vetëm gjatë 2015./Scan

August 31, 2017 09:25
Komento

6 Komente

  1. devi August 31, 09:39

    Me sa dime Maqedonia ka nje popullsi rreth 2.0 milion banore, si ka mundesi qe turiste behen 3.0 milion?

    Reply to this comment
  2. Arben August 31, 10:31

    NORMALE, ATA QE E NJOHIN CFAR MUTI ESHTE

    I LARGOHEN.

    ATA QE DEGJOJNE NE REKLAMA PER

    “VENDIN E VOGEL DHE TE VIRGJER”

    NE MES TE EUROPES, VIJNE QE HANE

    K…….R ME DHEMBE

    Reply to this comment
  3. Pellazgos August 31, 14:01

    Se devi do mbetet devi,prandaj eshte veshtire ti thuash devit qe p.sh une per nje vit shkova kater here ne Korfuz kete vit..
    Distanca e shkurter e ben visiten me te shpeshte.

    Reply to this comment
  4. demo September 1, 22:44

    Rrisni cmimet o Dhjeramadhes,Dhrimadhes atje ne katua,pa uje,me hale gomaresh,40 mije leke nata,bejne gabim ata qe shkojne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*