Raporti: Transparenca e qeverisë shqiptare në rënie, renditet e katërta në rajon

September 14, 2018 16:00

Raporti: Transparenca e qeverisë shqiptare në rënie, renditet e katërta në rajon

 

Transparenca dhe llogaridhënia e qeverisë shqiptare ka pësuar përkeqësim nga viti i kaluar me një rënie prej 3% duke u renditur e katërta në 6 vendet e rajonit.

Të gjitha qeveritë e Ballkanit kanë paraqitur regres në nivele të ndryshme me përjashtim të Maqedonisë.

Madje sipas raportit të rrjetit të organizatave të Shoqërisë Civile në vendin tonë qeveria shënon shifrat 0% të transparencës kur flitet për veprimtari që lidhen me paratë e shtetit.

“Të gjitha qeveritë e rajonit kanë paraqitur regres në nivele të ndryshme, me përjashtim të Maqedonisë. Në kuadër të hapjes dhe transparencës ne renditemi të katërtit në rajon. Një nga problemet që është vënë re është mungesa e stafit të kualifikuar dhe të njohura me politikën e transparencës“, tha Aldo Merkoçi i Lëvizjes MJAFT.

Por përveç ekzekutivit, edhe ministritë  në krahasim me vendet e rajonit kanë mungesë transparence dhe përformancë të dobët, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën.

“Ministria e cila ka rezultuar me performacën më të mirë është ajo e Kulturës, ndërsa performancën më të ulët e ka ministria për Europën dhe Punët e Jashtme”, tha Merkoçi

Gjithashtu sipas këtij raportit, 29% e institucioneve të ekzekutive  nuk kanë një website.

Ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes së Falimentit dhe Agjencia Rajonale e Sistemit Shëndetësor kanë performancën më të dobët me 0% të hapjes institucionale.

Për të realizuar këtë studim Rrjeti i organizatave të Shoqërisë Civile në rajon janë marrë në shqyrtim 80 tregues për 275 institucione, duke mbledhur 15 mijë të dhëna në periudhën Dhjetor 2017-Shkurt 2018.

a.s/dita

September 14, 2018 16:00
Komento

3 Komente

  1. info analitike September 14, 16:56

    “Sherbetoret” tashme as qe nuk pyesin me per “padronin” popull. Ju kujtohet more shoke si brockolliste kriepsikoja ne fushate?

    Reply to this comment
  2. Adih September 14, 17:25

    info analitike @…….
    Raman mos e ofendo ,nuk e le I Meta e ka ne ”
    “kualicion”akoma . Mos u merzit kur te mari timonin dhe tepsine te gjithe pas vehtes se vet ,do shikosh transparencen e shalgja…….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*