Raporti: Vetëm 1% e nxënësve kalojnë nivelin mesatar

January 28, 2016 09:29

Raporti: Vetëm 1% e nxënësve kalojnë nivelin mesatar

Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Unicef kanë prezantuar raportin publik “Mbi vlerësimin kombëtar të nxënësve të klasave të treta dhe të pesta”, i cili përcjell informacione mbi  njohuritë dhe aftësitë që nxënësi shqiptar merr sot në shkollë, në lëndët Gjuhë Shqipe, Matematikë, Dituri Natyre dhe Edukatë Qytetare.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi se testimi kombëtar i nxënësve në klasë të pestë, i cili do të pilotohet këtë vit për herë të parë, do të mundësojë matjen e arritjeve të nxënësve, për të kaluar nga një nivel i sistemit në një tjetër, siç është provimi i klasës së 9-të dhe të 12-të.

“Përmes kampionit në klasat tre dhe pesë, ku është zhvilluar vlerësimi i nxënësve, ne do të hartojmë gjithë masat e nevojshme të ndërhyrjes në gjithë sistemin arsimor parauniversitar, duke bërë edhe një hap të ri me përfshirjen që këtë vit testimin kombëtar në klasën e pestë, si pilotim në gjithë shkollat e vendit e më pas për ta kthyer në sistem”, tha Nikolla.

Statistikat tregojnë që arritjet e nxënësve në vlerësimin kombëtar të klasës së 3-të dhe të 5-të janë pranë nivelit mesatar të arritjeve.

Vlerësimi i njohurive dhe aftësive të nxënësve të klasës së 3-të dhe të 5-të u bazua në vlerësimin e një kampioni përfaqësues nga popullata e nxënësve të këtyre klasave.

Numri i shkollave të përzgjedhura për testim për klasën e pestë është 116, ndërsa për klasën e tretë është 105. Popullata e testuar e klasës së 5-të përfshin 3529 nxënës, ndërsa e klasës së 3-të 3506. Numri i nxënësve romë që morën pjesë në testim për klasën e 5-të ishte 47, prej të cilëve 17 ishin femra, ndërsa për klasën e 3-të ishte 81, prej të cilëve 40 janë femra.

Të dhënat statistikore tregojnë që arritjet e nxënësve të qytetit janë më të larta se arritjet e nxënësve në fshat dhe arritjet e vajzave janë më të larta krahasuar me arritjet e djemve.

Arritjet e nxënësve në vlerësim kombëtar të klasës së 5 të rezultojnë të jenë pranë nivelit mesatar të arritjeve. Vetëm rreth 1% e nxënësve zotërojnë njohuri të nivelit të lartë dhe

60% e tyre zotërojnë njohuri që i përkasin nivelit nën mesatar. Edhe për klasat e treta, niveli është i njëjtë.

Sipas Ministrisë së Arsimit, Berati është qarku me nivelit më të lartë, ndërsa Fieri me nivelin më të ulët.

Raporti i plotë

January 28, 2016 09:29
Komento

1 Koment

  1. shoku January 28, 13:23

    Kjo e dhene eshte nje kampane seiroze per DAR Fier.
    Eshte e papranueshme qe Fieri ( nuk e di keto te dhena jane ne rang qarku apo qyteti) te katandiset ne kete nivel arsimor i cili nuk eshte se erdhi tani, por duhet menduar seriozisht per te permiresuar arsimin ne Fier. MJAFT ME ME MESUES TE PA AFTE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*