Raporti/ Kjo është arsyeja pse Holanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët

August 21, 2017 18:10

Raporti/ Kjo është arsyeja pse Holanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët

Policia dhe prokuroria holandeze këshillon rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Sipas këtij raporti shtimi i bandave kriminale shqiptare mbetet kërcënim për shoqërinë holandeze. Elementet kriminalë shqiptarë janë fuqizuar se tepërmi vitet e fundit në Holandë, dhe për ketë arsye Policia në bashkëpunim me prokurorinë Holandeze ka këshilluar Qeverinë për të pezulluar lëvizjen e lirë me Shqipërinë.

ABC News ka siguruar në  mënyrë ekskluzive raportin e plotë të Policisë Holandezë e cila përshkruan panoramën e krimit të organizuar shqiptar në Holandë.

“Kriminelet shqiptarë shikohen si një kërcënim serioz për shoqërinë Holandeze pasi janë të implikuar në trafikimin dhe shitjen e kokainës dhe kanabisit, trafikimin njerëzor dhe pastrim parash. Roli i kriminelëve shqiptarë po forcohet, dhe ka marrë një rol prominent në Holandë. Ka një mbiprezence të madhe të shqiptarëve në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Një tjetër problem janë klandestinët shqiptarë, të cilët përdorin portet holandeze për të ikur ilegalisht në Angli.”

Kjo mbështetet dhe nga një burim në Policinë Holandeze, që thotë se për momentin trafikantët e drogës dhe ata njerëzorë që përbëhen kryesisht nga shtetas shqiptarë, janë destinuar si rreziku më i serioz për rendin publik në Holandë.

Sipas Policisë, në vitet e fundit të paktën 5800 persona janë regjistruar në sistemin policor në lidhje me veprat penalë të kryera në territorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Shqiptarët janë të implikuar kryesisht në trafikun e drogës, trafikimin njerëzore si dhe pastrimin e parave. Një faktor shqetësues i Policisë Holandezë është që në Shqipëri është relativisht e lehtë të ndryshosh emrin dhe mbiemrin, gjë që sipas raportit është bërë nga rreth 700.000 persona në Shqipëri.

Sipas raportit, kjo do të thotë që rreth 1 në 3 shqiptarë ka bërë ndryshime në identitet, gjë që vështirëson punën e Policisë në Holandë. Sipas raportit, përveç ndryshimit të emrit që mund të behët në një mënyrë legale në Shqipëri, ka dhe raste ku një person ka mundur të ndryshojë dhe atësinë dhe datëlindjen e tij në pasaportë, diçka që në asnjë vend nuk do të ishte e mundur.

Në raport përshkruhet se nga vëzhgimet e Policisë së Amsterdamit, shumë rrallë shihen shtetas shqiptarë që qëndrojnë si turistë legjitimë në Holandë. Pothuajse të gjithë shqiptarët që qëndrojnë në Holandë janë për shkak të pjesëmarrjes në veprimtari kriminale.

Raporti tregon se pas liberalizimit të vizave, puna e kriminelëve shqiptarë në Holandë është lehtësuar. Por, sipas raportit rritja e faktorit të krimit në Holandë është diçka e vitet e fundit dhe Qeveria e këtij vendi për këtë arsye duhet të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për të mos lejuar që krimi shqiptar të forcohet dhe stabilizohet struktualisht në Holandë. Për këtë arsye është kërkuar Qeverisë të pezullojë lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen./Abcnews

August 21, 2017 18:10
Komento

12 Komente

  1. DRENICA E KUQE August 21, 20:09

    Eshte i çuditshem qendrimi i Holandes, mikes tradicionale te Serbise e cila aq shume po u frikesoka ngase, siç thote ajo: “…shtimi i bandave kriminale shqiptare mbetet kërcënim për shoqërinë holandeze.” Por, kjo eshte teper e çuditshme kur vete Holada “demokratike” mban dhenduret holandeze te Serbise kriminale dhe fashiste ne vende udheheqese shteterore dhe prej atyre anti shqiptareve nuk ka asnje frike te vetme!
    Pyet veten cila je, Holanda “mike” e shqiptareve!… Me mire te bje’!?!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  2. DRENICA E KUQE August 21, 20:13

    Eshte i çuditshem qendrimi i Holandes, mikes tradicionale te Serbise e cila aq shume po u frikesoka ngase, siç thote ajo: “…shtimi i bandave kriminale shqiptare mbetet kërcënim për shoqërinë holandeze.” Por, kjo eshte teper e çuditshme kur vete Holada “demokratike” mban dhenduret holandeze te Serbise kriminale dhe fashiste ne vende udheheqese shteterore dhe prej atyre anti shqiptareve nuk ka asnje frike te vetme!
    Pyet veten cila je, Holanda “mike” e shqiptareve!… Me mire te bje’!?!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  3. jimmy August 21, 20:21

    ….1 ne 3 persona kane ndruar emrin ne Shqiperi ? Ekzagjerim jashte kufijve te genjeshtres.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 22, 09:57

      nuk e di se nga i kanë të dhënat hollandezët,por që kanë të drejtë!?
      për këtë nuk kam ndryshim!!
      pasaportat fallco,ID fallco,ndërrim legal emrash,atësie e datlindje ke sa të plsësh!!një nga faktet më të prekshme është emigracioni në greqi!!për këtë nuk besoj se do fakte!!
      sa për problemin e forcimit të bandave shqiptare,është tjetër problem!!
      problemi është krimi!!ai është i dhënë si njësi e veçantë,si një “veprimtari ekonomike”ilegale!!kështu që kjo njësi ekonomike duhet të drejtohet,të ketë puntorët e saj!!nëse nuk do të jenë shqiptarët!?do të jetë dikush tjetër,ose disa të tjerë!si kanë qënë dhe para shqiptarëve!!
      në shkrim nuk lexova që të jetë ritur kriminaliteti në hollandë,por vetëm se po ndryshon drejtimi i veprimtarisë kriminale!!përsa kohë nuk ka rritje të krimit!?nuk ja vlen të merresh me drejtuesit,por thjeshtë me uljen e veprimtarisë kriminale!!me luftimin e veprimtarisë kriminale lufton dhe drejtuesit e saj!!

      Reply to this comment
  4. beni August 21, 21:15

    Pse duhet te penalizohen qytetar te ndershem,qe vertet zbatoj regulloren te Vena nga be-ja?
    Holanda mbase Ka shum te drejt por si ii behet atij te regulltit

    Reply to this comment
  5. Ilir komi August 21, 23:10

    Hollandezet e qelbur kane hall se spo e shesin vete Drogen…kushedi ça duan te na rrjepin e pse n’a bejne kercenime…sa eshte numri i paberballueshem per prokurori e hollandeze i krimineleve shqiptare???sa qenkan?????
    Robt ku ti kete Europa po u mor me hollandezet….

    Reply to this comment
  6. kirurg August 22, 01:24

    Fiks sikur ta kete diktuar me goje Saliu dhe ta kete shkruar Luli me doren e vet…

    Reply to this comment
  7. Lalai August 22, 01:46

    Mos besoni shume cfare thone bythe shpuarit hollandeze.
    Shqiptaret ku e blejne Drogen?
    Ne Hollande…!
    Te kush e blejne,se shqiperia nuk prodhon hashash,heroine,kokaine,afitamina
    ..etj pra te kush e blejne?
    Te Hollandezet vet,ae shteti bytheshpuar Hollandes e magzinon!!
    Ateher,a nuk duhet ti vene viza Hollandes per Rrezik i Sigurise Europiane????

    Reply to this comment
  8. Jevi August 22, 09:59

    Kriminelet qe kane krijuar bandat e tyre kane perkrahjen e vendasve.Thuhet qe shesin droge kur nje pjese e drogerave jane te lejuara.Keto banda duhen luftuar dhe kete me mire se policia e Hollandes,(dikur e kemi pasur per te na pergatitur policine shqiptare)nuk ka kush e bene.Lerini te regulltit te levizin lirshem,ata nuk ju prishin pune vec shtojne vizitoret ne ate vend.

    Reply to this comment
  9. perkthyesi August 22, 12:51

    Ne se Hollanda ngul kembe per te rivene regjimin e vizave, atehere te hyj ne funksion reciprociteti, ku dhe ne tu veme vizen shtetasve hollandeze per hyrjen ne Shqiperi! Ata qe do e vuajne do jene te ndershmit, pasi kriminelet nuk do e kene aspak te veshtire te shetisin lirshem ne kete vend europian! Te pakten, kjo eshte shume e sigurte!

    Reply to this comment
  10. info analitike August 22, 12:53

    I percelluari nga vapa paska qene cuni i Sulo Bushatit dhe jo ata qe sollen te paret lajmin. Pra tani qe u konfirmua edhe nga vete hollandezet dhe ambasada besoj qe ti kete mberritur lajmi edhe drejtoreshes se kufirit Hajnaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*