Rast i përsëritur, cila është gjykatësja që vendosi lirimin nga burgu të Dokles

January 14, 2020 22:57

Rast i përsëritur, cila është gjykatësja që vendosi lirimin nga burgu të Dokles

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur sot lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Indrit Dokle. Po ky nuk është rasti i parë.

Hoxha është gjyqtarja, e cila ka marrë vendimet edhe për lirimin nga burgu të Pajës dhe Genc Tafilit. Gjithashtu ajo ka liruar nga burgu edhe djalin e deputetit socialist Rrahman Rrajën, Rexhepin.

Gjyqtarja ka shqetësuar edhe disa ministra të Drejtësisë në vend, të cilët kanë nisur disa herë procedurat për shkarkimin e saj.

GENC TAFILI

Genci Tafili ishte i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kreut të policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në qytetin e Shkodrës. Prokuroria e cilësoi vendimin e lirimit të tij në kundërshtim të hapur me ligjin. Sipas organit të akuzës, ligji e parashikon që nga lirimi me kusht nuk mund të përfitojnë personat e dënuar për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, vepër për të cilën ishte dënuar dhe Tafili. Por gjyqtarja e Krujës nuk e ka marrë parasysh këtë fakt.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, kërkoi shkarkimin nga detyra. Po ashtu edhe presidenti Ilir Meta urdhëroi Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të kryer verifikimin e rastit. Hoxhës iu dha vetëm një masë disiplinore.

ILIR PAJA

Një tjetër i dënuar u liruar nga firma e Hoxhës është edhe Ilir Paja, i cili njihet nga të gjithë me nofkën “UFO”.  Është i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet italiane dhe gjermane. Ai tentoi të ekzekutonte një efektiv policie, i cili kishte shkuar ta arrestonte në vitin 2008. Ministri i Drejtësisë i asaj kohe Nasip Naço, ka kërkuar fillimisht shkarkimin e gjyqtares dhe largimin e saj nga trupa gjyqësore shqiptare, por në një mbledhje të zhvilluar me dyer të mbyllura u ndryshua kërkesa dhe u mor një vendim paralajmërues.

QESHARAKE

Në vitin 3 nëntor të 2017, gjyqtarja Enkeleida Hoxha u rikthye  në qendër të vëmendjes. Kësaj here gjyqtarja e rrethit gjyqësor të Krujës nëpërmjet një vendimi, vendosi njohjen e vjetërsisë në punë të Marjana Prenucas, një qytetareje , duke i njohur vitet e punës që në moshën 5-vjeçare.

REXHEP RRAJA

Enkeleida Hoxha është gjithashtu gyqtarja që firmosi vendimin për lirimin e Rexhep Rrajës, ndërsa dosja u përgatit nga prokurorja Mirela Kapo.

 

d.a. / dita

January 14, 2020 22:57
Komento

3 Komente

  1. demo January 15, 00:17

    Ai fut nje PPP.Ti futi nje BBB.
    Jek e jek je me Ramen.
    Te gjithe shqiptaret e mbetur,qe s`kane ikur akoma,e kuptojne qe AY vjedh me shifra te larta me PPP.
    Po edhe Rama e ka kuptuar qe ti moj gjykatese e Krujes,po ja ben shtetin Rames si burgu i Bences ne 1997.
    Kur gjenerali keput nje kokerr molle nga pema-thoshte Cezari-ushtria ckul edhe deget.
    Aman derman se qeke njesh!Po nuk ja bore n`to Edi Rames,liroje edhe Dritan Dajtin,se vetem ai ka mbetur brenda kafazit nga gjithe kafshet egzotike qe kishte kopeshti zoologjik.

    Reply to this comment
    • Miku January 15, 13:38

      Kjo Enkeleda, nuk ka bere ndonje hata te madhe, ai kishte shume kohe ne burg .Ai eshte rihabilituar.Pse nuk flisni per Salen, Lulin,Ramen,Beqaj, Lali Eri, Likja e Mona.Keta kane vrare e kane prere, kane vjedhir sa ju ka dashte qefi.I fiti njeri ne burg? Jo vetem qe nuk jane ne burg por i ruajne si relike te vyera! Ky te rri ne burge keta te bejne te 99 te zezat dhe ye nderohen. Shume mire ka ber o te gjithe o asnje!

      Reply to this comment
  2. Arben January 15, 08:22

    Allbania uropiane kështu e ka.

    Kavie eksperimentale, se mos

    mërziteni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*