Këto ditë ndërroi jetë papritur një prej deputetëve të Lezhës, Gjovalin Kadeli, një rast tragjik dhe humbje e parakohshme. Por tej ngushëllimit njerëzor, mandati i deputetit të ndarë nga jeta i kalon emrit pasues të listës shumëemërore të subjektit politik 2013. Më 2013 ai ishte zgjedhur deputet nga lista e PD, pavarësisht se më pas kaloi me LSI.
Për rrjedhojë mandati i lirë, sipas listës bashkëngjitur, i kalon numrit pasues në listë, ish kandidatit Artan Bushi, një aktivist lokal i PD në Kurbin. Bazuar në Kushtetutë dhe në rregulloren e parlamentit, zoti Bushi do të duhet të ftohet nga KQZ të jetë deputet dhe ka të drejtë të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri më 24 korrik, duke kryer betimin dhe më pas, duke pasur cilësinë e deputetit.
Praktika? Ligji nuk ka parashikuar specifikisht rrethana të tilla, por normat janë të përcaktuara dhe zëvendësimi është proces rutinë administrativ midis KQZ dhe Kuvendit të Shqipërisë. Vlera e mandatit? Një orë, një ditë, një javë, dy muaj?
Detajet nuk kanë rëndësi, – por për individin dhe korrektesën institucionale kanë rëndësi. Për më tepër, mbetet një rast unik dhe një paradoks tjetër më shumë për trashëgiminë problematika të legjislaturës së kaluar parlamentare, si dhe për çuditë/rastësitë e listës proporcionale të tri partive të mëdha në qarkun e Lezhës!
A do ketë përsëri më 2017 çudi të tjera? Ndofta jo, por gjithsesi, një detaj duhet marrë në konsideratë, – njëra nga partitë kryesore sapo ndryshoi sot renditjen e listës proporcionale Lezhë, vetëm 48 pasi e kishte depozituar zyrtarisht listën e kandidatëve. Dhe si më 2013 edhe tani e në të ardhmen, të vetmit të pafajshëm në këtë histori janë e mbeten vetë qytetarët e Lezhës!/ ISP
Cfare lidhje kane zgjedhjet e 2013 me zevendesimin e nje deputeti? Zgjedhjet kane mbaruar ne momentin qe u certifikua numri total i votave more “gazo-tar”. Ne baze te votave behet pastaj ndarja e mandateve. Kjo qe shkruan nuk ka lidhje me aktin e votimit dhe numerimit te votave, qe jane zgjedhjet, kjo ka lidhje me zevendesim mandati ne baze te rezultatit te zgjedhjeve qe kane mbaruar ne 2013 more lopecar gazetar.
“zoti Bushi do të duhet të ftohet nga KQZ të jetë deputetë” – ne kete fjali Z Bushi duhet te jete NJE DEPUTET dhe jo SHUME DEPUTETE.
Eshte mbytur media e shkruar me idiote profesioniste.