Rastësia mbret i botës, historia e çiftit që u njohën që fëmijë dhe martohen pas 20 vitesh
Nga Arkiva
Është një histori dashurie sa prekëse aq edhe emocionuese. Një çift nga Ohajo të cilët kur ishin ende fëmijë vuanin nga e njëjta sëmundje janë martuar pas 20 vitesh.
Por si u takuan për herë të parë dhe si arriten të ruanin kontaktet gjarë gjithë kësaj kohe?
Emily 28 vjeç dhe Cameron Kohlman 27 vjeç u takuan kur ishin fare të vegjël. Ata vuanin nga një çrrgullim i madh lindjeje që njihet si bladder exstrophy, e cila ndodh kur lëkura në “muret” e barkut nuk është formuar siç duhet.
Të dy iu nënshtruan një operacioni tjetër kur ishin 4 vjeç, nga ku vendosën të bëheshin edhe miq. Operacionet i kishin me pak ditë në mes ndaj edhe gjatë kohës së qëndrimit në spital ata u bënë shumë rë afërt me njëri-tjetrin, sa në pafajësinë e një fëmijë shkëmbyen edhe puthje e ndërkohë që në duar mbanin lodra.
Emily nuk me harroi kurrë Cameronin dhe në vitin 2004 ajo e pyeti nënën e saj nëse e kishte ende numrin e familjes së tij.
“Gjithmonë e kujtoja dhe e mbaja mend si një djalë të vogël. Telefonova dhe arrita të merrja numrin e tij personal.Gjithashtu u lashë edh numrin tim”
Pas këtij momenti ata filluan të flisnin, të dërgonin mesazhe të shkëmbrnin e-maile dhe dita-ditës të ndjenin diçka për njëri-tjetrin.
Ne vitin 2006 Cameron dhe Emily filluan vendosën të takoheshin , që edhe të shihnin njëri tjetrin përballë pas shume vitesh.
“Kur u takuam në fillim ishte e vështirë. Por pas 10 minutash u mësuam dhe na dukej sikur kishim gjithë jetën bashkë, ndonëse ishim që vegjël pranë njëri-tjetrit”.
Në nëntor të vitit 2012, Cameron i cili punon në një kompani promocioni për makinat, i propozoi dhe më në fund në vitin 2015 u kurorëzuan në martesë.
Ata tashmë janë prindër të një djali 2 vjeç me emrin Everleigh.
Ndërsa Emily e cila punon si mjeke, shoprehet se nëse nuk do të kishte atë problem shëndetësor nuk do të mundte të njihte dashurinë e jetës.
e.t./dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento