Rastet ku KQZ shpall të pavlefshme zgjedhjet

April 26, 2015 11:29

Rastet ku KQZ shpall të pavlefshme zgjedhjet

Propozimi i demokratëve parashikon një procedurë të posaçme për rastet kur gjatë verifikimit të listave të kandidatëve dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë rezultojnë me rekorde kriminale. KQZ e refuzon kandidaturën e personit kur ajo verifikohet përpara se të miratohet nga ky institucion.

Ndërsa një masë tjetër është dhe heqja e kandidatit nga gara kur “kushtet verifikohen para shtypjes së fletëve të votimit pa të drejtë zëvendësimi për rastin e kandidatëve për kryetar të njësisë së qeverisjes vendore apo për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit për këshillin e njësisë së qeverisjes vendore”.

Ndërsa në rastet kur kandidati për bashkinë rezulton me rekorde kriminale, “shpall pavlefshmërinë e zgjedhjeve në zonë zgjedhore përkatëse kur verifikohen kushtet për moskandidim dhe moszgjedhje të personit që ka të drejtën e mandatit të kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore mbi bazën e votave të marra”. Ndërsa për rastet kur personi rezulton me rekorde kriminale dhe është fitues si anëtar këshilli, KQZ-ja duhet të heqë atë nga lista.

KQZ përjashton nga përllogaritja e mandateve kandidatin e propozuar nga zgjedhësit për këshilltar në këshillin e njësisë së qeverisjes vendore përkatëse dhe përllogarit mandatet duke përjashtuar votat e marra prej tij; shpall fitues nga lista shumemërore kandidatin vijues në renditje dhe në përputhje me kuotën gjinore, si dhe shpall faktin e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë për kandidatin përkatës; shpall pavlefshmërinë e mandatit dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit kur kushtet e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë verifikohen pas fillimit të ushtrimit të mandatit nga personi përkatës, si dhe shpall mandatin në përputhje me këtë Kod”, thuhet në propozimin e opozitës.

Ndërsa kërkohet respektimi i kuotave gjinore gjatë këtij procesi.

April 26, 2015 11:29
Komento

2 Komente

  1. Ilda April 26, 15:39

    Mazhoranca nuk duhet ta pranoje kete draft antikushtetues per te permbysur rezultatin e zgjedhjeve.
    “Ndërsa për rastet kur personi rezulton me rekorde kriminale dhe është fitues si anëtar këshilli, KQZ-ja duhet të heqë atë nga lista.,përllogarit mandatet duke përjashtuar votat e marra prej tij; shpall fitues nga lista shumemërore kandidatin vijues në renditje…”
    Dhe kjo odise vazhdon edhe mbas shpalljes se mandateve me nderprerjen e tyre,ku fituesit duhet te mbrohen nga balta e rradhes.
    Ky eshte nje lloj ligji lustracioni por me keq akoma se ketu certifikaten e virgjerise do ta japi Kqz me Visho Ajazin. Jo me kot e pame kryetarin e Shikut ne KQZ para pak ditesh.
    Shiku mund te fabrikoje “te dhena kriminale” per kandidatet fitues socialiste dhe Kqz me raportin e famshem 4:3 Kqz I shpall te pavlefshme votat e shumices dhe ia jep mandatitn kandidatit te dyte te pakices, dmth pd.
    Dmth kur te kemi nje fitues nga maxhoranca mandatin do ta marri njei pd.
    Nuk mund te pretendosh pastrim pa filluar me Gerdecin dhe 21 janarin.
    Teza e dekriminalizimit te opozites ngjan si dy pika uji me” te gjithe bashkevuajtes,te gjithe te persekutuar” e thene ndryshe “te gjithe kriminele te kriminalizuar” dhe kriminelet e vertete te 21 janarit ,gerdecit etj fshihen ne zhurmen dhe balten e shpifjeve live cdo te enjte ne parlament
    Neqoftese mazhoranca do t’I aprovoje keto ndryshime,kjo nuk do ishte tolerance por shkaterrim perfundimtar i procesit te votimit dhe humbje perfundimtare e shpreses se shqiptareve dhe kjo mazhorance do ishte bashkefajtore ne destabilizimin e vendit.
    Ndoshta kete ka para shikuar edhe shashka e Blushit qe u sul te shpalle “funeralin” e rilindjes.
    .

    Reply to this comment
  2. LORA April 26, 18:22

    Kontrolli I ligjshmerise se kandidimeve,qofte per kryetar bashkie apo ne keshillin bashkiak,duhet te jete i rregualluar me ligj,per afatet pararendese,nga organet perkatese te ketij kontrollimi.
    Shkeljet e ketij ligji duhet t’i faturohen vetem pergjegjesve ne ligj te ketij kontrolli,,,,bile nje fature penale,,,kurrsesi votes se njerezve ,apo crregullimit te procesit kur ka filluar gara.
    Kete propozimin e mesiperm te shqup-save,vetem handikapateve u lejohet dhe falet te mos e kuptojne.
    Ky propozim eshte nje aksion I qarte I partise kusaro-bandite ,per te ngaterruar krejt jo vetem oren e procesit zgjedhor por edhe ate te pas-zgjedhjeve,,,,shkurt e qarte per te hedhur ne ere vullnetin Sovran te shqiptareve,,,,te cilin nahija shqupse eshte mese e qarte qe e ka kundervotues.
    TUNG.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*