RASTI FRROKU / Deklarata e PD ndryshe, vota e Sekretarit të Përgjithshëm të PD ndryshe

October 21, 2015 09:46

RASTI FRROKU / Deklarata e PD ndryshe, vota e Sekretarit të Përgjithshëm të PD ndryshe

“Partia Demokratike dënon vendimin e sotëm të Edi Ramës dhe Ilir Metës për të mbrojtur mandatin e deputetit Mark Frroku, i cili gjendet nën akuzën e vrasjes nga drejtësia belge. Këshilli i Mandateve në Parlament tregoi sot mungesën e vullnetit të Edi Ramës dhe Ilir Metes për të bërë dekriminalizimin e politikës. Në këtë këshill sot u konfirmua këmbëngulja e dyshes Rama-Meta për të mbrojtur inkriminimin,” thuhej në reagimin e PD.

Ironike por e vërtetë, reagimi i drejtohet edhe Arben Ristanit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD bashkoi votat me PS dhe LSI, duke kërkuar një interpretim tek Gjykata Kushtetuese për rastin Frroku.

Deklarata e PD erdhi pas një reagimi nga ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Ajo sulmoi anëtarët e mazhorancës, por edhe të opozitës në Këshillin e Mandateve, të cilët vendosën të dërgojnë çështjen e mandatit të Mark Frrokut në Kushtetuese.

Sipas saj, ky është një grusht që po i jepet kauzës së dekriminalizimit.

Me shumë gjasë, ky reagim i saj ishte një zemërim ndaj votës së Arben Ristanit. / Dita /

 

October 21, 2015 09:46
Komento

1 Koment

  1. ! ! ! October 21, 19:27

    MOS E VINI RE ,SE NDOSHTA KA HEDHUR NDONJE GOTE PAK ME PARE Z.RISTANI . ATE E GJEN ESELL,VETEM SAPO NGRIHET NE MENGJEZ NGA SHTRATI. NJEREZIT E ALKOOLIZUAR,JANE ME PRODUKTIVE,KUR MARRIN DOZEN E DUHUR TE ALKOOLIT. I MADHI DRITERO E THOSHTE ME GOJEN E VET KETE,NE NJE INTERISTE DISA VITE ME PARE . KESHTU E KANE NJEREZIT E “MEDHENJ TE SOJIT RISTAN” .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin