Rasti i dytë! Shumë gardistë, me armë në shtëpi janë të patrajnuar

February 12, 2019 14:23

Rasti i dytë! Shumë gardistë, me armë në shtëpi janë të patrajnuar

Ngjarja e sotme në Tiranë, kur një gardist vrau gruan, është e dyta thuajse identike për nga rrethanat dhe motivet.

Në prill 2016 një tjetër gardist vrau me armën e punës, gruan e tij.

Admir Dervishi 29 vjeç vrau të shoqen me armën e punës, pasi “e kishte parë që ajo fliste me klientët”, pasi punonte si shitëse dhe ndihej xheloz.

Vrasja ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur dhe pasi kishte mbaruar gjithçka, gardisti shkoi te fqinjët, duke u kërkuar që t’i linte fëmijët aty, sepse dikush i vrau gruan.

Dervishi, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë u akuzua për veprën penale të vrasjes me paramendim.

Viktima, 28-vjeçarja Irena Dervishi, me profesion shitëse, ndërroi jetë pak pasi u qëllua me 5 plumba pistolete tip TT që gardisti e mbante me vete.

Ngjarja ndodhi në “Rrugën e Qelqit” në Kombinat.

Të dyja ngjarjet sjellin në vëmendje kontradiktën e mbajtjes në shtëpi të armëve të zjarrit nga ana e gardistëve, shumë prej të cilëve nuk kanë as kualifikimin, as trajnimet e duhura.

n.s. / dita

 

February 12, 2019 14:23
Komento

4 Komente

  1. 1 February 12, 14:29

    Nuk behet fjale per trajnim po per vlera. Keta vrases i konsiderojne grate si sende e prone te tyre dhe te burgosen per jete.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 February 12, 15:53

    a të zestë ne për idiotat që kemi!!
    për ju gazetarët e kam fjalën “nuk kanë as kualifikimin, as trajnimet e duhura.”!!
    o copa mishi mos vallë ata shqiptarë që morrën një milion armë në ’97ën,mos vallë nuk i vranë gratë dhe motrat e tyre sepse kishin si kualifikimin dhe trainimin e duhur??
    ky nuk do ta kishte stërvitjen e duhur nëse me 5 plumba gruaja e tij do të kishte mbijetuar!!
    copa idiotësh që të hiqni kapakun e kokës me idiotësitë që shkruani!!

    1
    ke shumë të drejtë!!xhelozia është një sëmundje psiqike,nuk të lehtëson në krim,por të bën aq idiot sa ta bësh atë!!tipa të tillë,janë tradhëtarë prandaj mendojnë se të gjithë tradhëtojnë!!pra të tjerët i llogarisin duke marrë si bazë karakterin e vetë!!

    Reply to this comment
  3. Mendimi jo profesionist February 12, 17:14

    Gazetar i pa kulturuar kur thua se vrasesi i sotem eshte i pa trainuar.Personi qe kreu krimin ka arsim te larte ushtarak,ka 21-vjet qe punon ushtarak,kur do te trainoej kur te dilte ne pension?S’dini cfar shkruani.

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit February 13, 00:48

    I patrajnuar dmth qe te ben gjemen se ngaterron kembezen me rripin e pantallonave. Ky ka qene beks dhe ka mbaruar akademine ushtarake, I thone 8 vjet trajnim intensiv, plus 21 vjet pune ne kete zanat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*