Rasti ‘Kleçka’ Fatmir Limaj shpallet edhe njëherë i pafajshëm

May 24, 2017 17:43

Rasti ‘Kleçka’ Fatmir Limaj shpallet edhe njëherë i pafajshëm

Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin “Kleçka”. Prokuroria kishte kërkuar që të hidhet poshtë aktvendimi i shkallës së parë që i shfajëson të gjithë të akuzuarit në këtë rast.

Avokati i Naser Krasniqit, Florin Vërtopi tha se “Me këtë u dëshmua lufta e pastër e UÇKsë”, tha Vërtopi për Indeksonline. Në rastin “Kleçka” ishin të akuzuar Fatmir Limaj, Naser Krasniqi, Naser Shala, Nexhmi Krasniqi, Arben Krasniqi, Sabit Shala, Refki Mazreku, Behlul Limaj, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë.

May 24, 2017 17:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*