Rasti “Salianji”, Rama-Berishës: Sali, kujdes se mos të filmojnë

February 15, 2018 12:20

Rasti “Salianji”, Rama-Berishës: Sali, kujdes se mos të filmojnë

 

Nuk kanë munguar batutat dhe replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë seancës së sotme Parlament.

Teksa i përgjigjej nga foltorja e Kuvendit, pas akuzave që i bëri paraardhësi, Rama ka ironizuar me Berishën, i cili ndërkohë mbante iPad-in në dorë.

Rama i kërkon Berishës të ketë kujdes se rrezikon ta filmojnë edhe atë (duke thumbuar pas zbulimit të disa SMS-ve të pretenduara mes deputetëve Ervin Salianji dhe Grida Duma).

“Sali kujdes se do të filmojnë dhe pale ca po na nxjerr, unë nuk të them kot. Kujdes se ti je i çuditshëm ti ku nuk futesh, aman se na morët fytyrën. Kujdes se ke kamera, aman të keqen”, tha Rama.

Pas ngacmimit të Ramës, Berisha i nxjerr një foto në iPad dhe ua drejton mediave ku dukej një foto e kryeministrit, zv/kryeministres Senida Mesi dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, e cila është kthyer në meme nga rrjetet sociale.

“A në rregull, fotot e mia, ok, vazhdo, por kujdes ata lart, aman. Se ti mund të flasësh në emër të Llakajt, se Agroni ka punë, vetëm kujdes ata lart, të lutem”, tha Rama.

a.s/dita

February 15, 2018 12:20
Komento

3 Komente

  1. Adih February 15, 14:47

    Nivel i ulet .Cfare burrash na drejtojne . Ruhajna o Zot.

    Reply to this comment
  2. Kris 1 February 15, 15:57

    Dy derra te kenaqur qe bejne humor brenda ne tepsi.

    Reply to this comment
  3. sopiqoti February 15, 21:31

    Edhe nje here Sali Berisha e tregoi nga foltoria e kuvndit se eshte nje fshatar i pa gdendur,prototipi i se keqes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*