Rasti “Skripal” ndikoi pozitivisht në mandatin e 4 presidencial të Putinit
Nga Arkiva
- Drejtori i laboratorit kinez hedh poshtë pretendimet se virusi e ka origjinën në ambientet e tij 0
- Akuzat e Tabakut, përgjigjet ministri: Nga podiumi juaj dalin vetëm emocione çadrash 0
- Ngjarje e pazakontë, grabiten deputetët brenda në Parlamentin Europian. Deputeti gjerman: Skandal i madh, nuk di pse të gjithë po e mbyllin gojën 11
Shumë prej komenteve të publikuara nga mediet ndërkombëtare arrijnë në përfundimin se rasti i helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Britani ndikoi pozitivisht në përpjekjet e Vladimir Putinit për të fituar mandatin e katërt presidencial.
“Washington Post” citon Gleb Pavlovskin, një ish-këshilltar në Kremlin dhe aktualisht një prej kritikëve kryesorë të Putinit, i cili shprehet se, Londra nxitoi kur fajësoi Moskën për helmimin e ish-spiunit Skripal. Sipas tij, reagimi ende i pabazuar në fakte nxiti shumë votues, të cilët në kushte normale do të abstenonin, të dyndeshin në qendrat e votimit në mbështetje të Putinit.
Kritikat e forta perëndimore, Putin i interpretoi si përpjekje për të përçarë Rusinë. Ndërsa veten e paraqiti si liderin që mban Rusinë të bashkuar përpara këtyre sulmeve.
Sipas analizës së “Washington Post”, rizgjedhja e Vladimit Putinit për një mandat të katërt i hap rrugën një faze të re tensionesh të rritura me perëndimin. Kjo dallohet qartë edhe për faktin se asnjë lider perëndimor nuk e ka uruar deri më tani Presidentin rus për rizgjedhjen.
Urime kanë dërguar vetëm partitë nacionaliste e euroskeptike, si Alternativa për Gjermaninë e akuzuar për financime nga Moska.
l.h/ dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento