Ratifikohet marrëveshja me Kosovën për informacionin e klasifikuar

Redaksia Online February 14, 2013 19:41

Ratifikohet marrëveshja me Kosovën për informacionin e klasifikuar

Kuvendi miratoi të enjten me 121 vota ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e Kosovës “për shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”.

Objekti i marrëveshjes është informacioni i klasifikuar sipas ligjit të brendshëm të shteteve palë dhe të kuadrit ligjor që ato kanë në rastet kur shkëmbehet. Kjo marrëveshje i hap dritën jeshile ministrive dhe institucioneve homologe që ta shkëmbejnë këtë informacion njëri me tjetrin.

Ligji parashikon dhe rastet kur përdoret informacioni i klasifikuar, i cili sipas draftit do të qarkullojë vetëm në kanale të çertifikuara dhe të miratuara paraprakisht dhe do të shkëmbehet midis shteteve palë me korrierë diplomatikë, me korrierë ushtarakë apo me mënyra dhe me mjete të tjera, të anë të miratuara paraprakisht.

Nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë është një hap përpara për shtetin e Kosovës drejt rrugës së anëtarësimit në NATO.

Palët në këtë marrëveshje janë qeveria e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare për Inteligjencën dhe shteti shqiptar, përfaqësuar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, e cila në marrëdhënie me NATO-n dhe me shtetet e tjera është autoriteti i sigurisë kombëtare.

Redaksia Online February 14, 2013 19:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*