Raund i ri bisedimesh për emrin e Maqedonisë

May 6, 2018 22:44

Raund i ri bisedimesh për emrin e Maqedonisë

 

Kryediplomatët e Athinës dhe Shkupit do të takohen këtë javë në Athinë, në përpjekje për të sheshuar ndasitë për çështjen e fundit që mban peng zgjidhjen e problemit 25-vjeçar të emrit të Maqedonisë. Takimi do të zhvillohet në kuadër të samitit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit.

Negociatat janë bllokuar për shkak të kërkesës së Athinës, që emri i ri për të cilin do të bihet dakord të përdoret si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Dhe kjo të sanksionohet përmes ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni. Athina pranon çdo variant për emrin, përveç Republikës së Maqedonisë. Një ndër më të pranuarit është Maqedonia e Epërme.

Por Kryeministri maqedonas Zoran Zaev thotë se ndryshimet kushtetuese nuk janë të nevojshme pasi gjykatat e këtij vendi nuk i kanë vënë kurrë në diskutim marrëveshjet ndërkombëtare që ka arritur Shkupi.

Zaev druhet se parlamenti mund t’ia hedhë poshtë ndryshimet kushtetuese pas marrëveshjes me Athinën. Ai propozon që marrëveshja përfundimtare të miratohet me referendum në Maqedoni. Por pala greke i referohet sondazheve, që tregojnë se shumica e maqedonasve janë kundër ndryshimit të emrit nga ai aktual, Republika e Maqedonisë.

l.h/ dita

May 6, 2018 22:44
Komento

1 Koment

  1. Fale Zot se nuk din se cfare ben. May 7, 03:41

    Edhe emri Gre-qi duhet te ndryshoje, te ardhurit turko-arabe nuk i lidh asgje me keto troje.
    Per te njejtin problem nuk duhet te mbahen dy qendrime.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim