Raunig takon Ganaj: Dënime për zyrtarët e përfshirë në korrupsion

October 13, 2014 14:19

Raunig takon Ganaj: Dënime për zyrtarët e përfshirë në korrupsion

Dënime konkrete për zyrtarët e akuzuar për korrupsion. Ishte kjo kërkesa që kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Florian Raunig ka parashtruar në një takim me Inspektorin e Përgjithshëm të ILDKP-së Shkëlqim Ganaj.

Raunig vlerësoi rolin e ILDKP-së në luftën kundër korrupsionit, sikundër theksoi se është rritur numri i zyrtarëve të lartë të kontrolluar si dhe denoncimet në Prokurori nga ILDKP.

“Rritja e numrit dhe e nivelit të zyrtarëve që do të kontrollohen plotësisht, numri i rasteve të denoncuara deri më tani në Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe gjobat, tregojnë se ILDKPKI-ja po luan një rol më aktiv në përpjekjet kundër korrupsionit,” tha Raunig.

Por ai theksoi se përpjekjet duhet të mbështeten nga të gjithë.

“Këto përpjekje duhet të mbështeten më tej nga e tërë korniza antikorrupsion, përfshirë qeverinë, Kuvendin dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërkohë, duhet të bëhen përpjekje duke arritur rezultate konkrete në dënimin e zyrtarëve publikë të dyshuar për korrupsion, pavarësisht nivelit dhe lidhjeve të tyre politike.

Pavarësia, integriteti dhe bashkëpunimi i institucioneve, përfshirë gjyqësorin, janë thelbësore për uljen e qëndrueshme të korrupsionit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike,” shtoi ai.

Inspektori i Përgjithshëm Ganaj tha se në shtatë muajt e fundit ILDKPKI-ja ka bërë 55 kallëzime penale dhe ka gjobitur 240 zyrtarë. Kjo shifër, sipas tij, është më e lartë se numri i denoncimeve dhe gjobave të vendosura nga ky institucion në dhjetë vjet.

October 13, 2014 14:19
Komento

3 Komente

  1. aty October 13, 16:21

    Llafe, llafe dhe vetem llafe, asnje i denuar, ah , po ,pas vdekjes do i denoni.

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi October 13, 20:23

    Kanë frikë të kallzojnë e të ndeshkojnë/ se zgjedhjet po afrojnë/dhe ca vota kot ju shkojnë!? Kështu ndodh dhe me ata që nuk paguajnë dritat e ujin ? Dhe rezultati,- fajtorë pa faj!? Një minë berishiste me afat të gjatë dhe kushedi kur do të bëjmë shtet? Kemi gjithnjë hall votash dhe jo hall mospaguesish!? Paguajnë të ndershmit edhe për cubat dhe cubllëkun? Të ndershmit si gjithnjë fole për ushqimin e këtyre parazitëve? Shtet muti ku i pari mbetet hajduti !? Tung!

    Reply to this comment
  3. dajti October 14, 06:58

    He mo po ua mbajti …..se i keni mbushur burgjet me oftikaqare …..qe jane produkt i kesaj shoqerie te koruptuar …..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*