Reagim ndaj reagimit për Rexhep Qosen

Prof. Bahri Beci March 3, 2014 12:32

Reagim ndaj reagimit për Rexhep Qosen

Në një shkrim të botuar para disa ditësh, kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës,  akademik Hivzi Islami, ka botuar shkrimin « 55 pyetje për “Atin” e Kombit Rexhep Qosja » që është bërë objekt diskutimesh e polemikash të gjëra.

Nuk dua të bëhem pjesë e këtij diskutimi të hapur mes dy akademikëve të Kosovës, aq me pak të marrë përsipër ta vlerësoj debatin e nisur mes tyre, po as edhe të vlerësoj dy akademikët për kontributin e tyre.

Ajo që dua të shqyrtoj këtu është pikërisht reagimi a përfshirja e 37 intelektualëve nga Shqipëria në këtë « debat » apo « polemikë».

Dje,  pra, 37 intelektualë nga Shqipëria kanë reaguar kundër këtij shkrimi. Pak si e çuditshme,  madje ndoshta unike deri tani që 37 intelektualë nga Shqipëria e ndjejnë për detyrë (?!), në rrethana të paqarta, të hartojnë një të ashtuquajtur « kumtesë » për opinionin publik lidhur me këtë shkrim.

Një akademik i Kosovës dhe në këtë rast është z. Hivzi Islami, pra, kryetari i ASH të Kosovës që ngre disa pyetja, pikëpyetje a akuza për kolegun e tij të po asaj akademie, z. R. Qosja dhe do të thosha, krejt papritmas, 37 intelektualë (?!) nga Shqipëria ngrihen dhe shkruajnë një letër a bëjnë një kumtesë proteste kundër shkrimit në fjalë.

Përse kjo ndërhyrje disi e pazakontë në një debat që zhvillohet ndërmjet dy akademikëve të ASH të Kosovës, pra, jo të Shqipërisë dhe për probleme që në thelbin e tyre nuk kanë lidhje as me shkencën, as me Shqipërinë ?

E vërteta është se tek ne në këto 20 vite të tranzicionit ka pasur edhe ka polemika të ashpra me etiketime të papranueshme në të gjitha fushat, duke filluar nga parlamenti e deri tek ato më personalet e më ordineret.

Kësaj fryme nuk i kanë shpëtuar as edhe ato të zhvilluara për problemet shkencore, po kurrë nuk kemi parë që të mblidhen 37 intelektualë dhe të publikojnë një kumtesë që ti kundërvihet këtij qëndrimi a kësaj prirje negative në jetën tonë kulturore aq më pak këtij ose atij individi. Për herë të parë, pra, dje 37 intelektualë nga Shqipëria kanë protestuar gati si me komandë dhe kolektivisht kundër shkrimit të një individi.

Po çfarë shkruajnë 37 intelektualët në kumtesën e tyre për shtyp?

Publiku shqiptar, shkruajnë ata,  është bërë këto ditë dëshmitar i një sulmi mediatik të Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islami, kundër akademikut Rexhep Qosja, çka ka provokuar një debat dhe në rrjetet sociale, duke marrë trajta të ekzagjeruara, të papranueshme për kulturën e komunikimit intelektual.

Të krijohet përshtypja se ajo që i shqetëson 37 intelektualët e Shqipërisë është « kultura e komunikimit intelektual », mirëpo që në fillim të kumtesës së tyre 37 intelektualët shqiptarë që pretendojnë të përfaqësojnë « kulturën e komunikimit intelektual » përdorin termat « sulm mediatik kundër akademikut Rexhep Qosja» duke dëshmuar qartë pozicionin e tyre pro akademikut R. Qosja dhe kundër akademikut H. Islami.

Pra 37 intelektualët shqiptarë që pretendojnë të përfaqësojnë « kulturën e komunikimit intelektual » ndërhyjnë në një debat personal të dy akademikëve të Kosovës dhe që në fillim përdorin termin « sulm » duke dëshmuar qartë pozicionin e tyre kundër pikëpamjeve a qëndrimit (dhe jo formës) të njërit prej dy akademikëve (në këtë rast kundër akademik H. Islamit) dhe në favor të tjetrit (në këtë rast në favor të akademik R. Qoses).

Pra 37 intelektualë shqiptarë që normalisht do të duhej të demonstronin « intelektualizmin » dhe « neutralitetin »  e tyre duke mos marrë pozicion në një konflikt mes dy akademikëve të Kosovës, mbajnë qëndrim duke e vlerësuar që në fillim shkrimin e akademik H. Islamit si sulm mediatik të Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës kundër akademikut Rexhep Qosja, pra nuk kërkojnë, siç pretendojnë, të përmirësojnë a të ndreqin kulturën e komunikimit të shkrimit, po të bëjnë vlerësimi  e tij duke marrë pozicion në favor të njërit dhe kundër tjetrit.

Si pjesë e komunitetit shkencor dhe kulturor shqiptar, vazhdojnë ata,  nuk mund të mos shprehim keqardhjen tonë për degradimin e lirisë së shprehjes në një agresion të hapur verbal, me insinuata dhe akuza personale, që dalin nga korniza e një debati normal shkencor, me një gjuhë dhe fjalor të papajtueshëm me normat e etikës profesionale dhe të moralit akademik.

Pra është e qartë që në një mënyrë ose një tjetër 37 intelektualët shqiptarë, disa prej tyre anëtarë të ASH të Shqipërisë, « të shqetësuar » gjoja për normat e etikës profesionale dhe të moralit akademik në të vërtetë radhitën pa hezitim përkrah njërit dhe kundër tjetrit në një polemikë që nuk ka fare të bëjë me shkencën.

Dhe njeriu shqetësohet kur sheh që 37 intelektualë shqiptarë nga Shqipëria, gjoja në emër të normave e etikës profesionale dhe të moralit akademik, i vërsulen një akademiku tjetër nga Kosova, dhe pikërisht kryetarit të asaj akademie, në fakt për ta goditur atë dhe për të marrë në mbrojtje akademikun R. Qosja.

Unë do ta kuptoja këtë po qe se do të kishim të bënim me një reagim të një individi, po shqetësohem kur shoh se kemi të bëjmë me një reagim kolektiv dhe të koordinuar nga një grup intelektualësh që e heqin veten si zëdhënës të mendimit intelektualë shqiptarë, po që edhe nga këto pak që kanë shkruar bëhet e qartë që nuk janë aspak « neutral », madje me dashje a pa dashje i hedhin benzinë zjarrit.

Tani që 37 « intelektualë » shqiptarë, të cilët i janë kundërvënë akademik H. Islamit, qoftë edhe për arsye, siç thonë ata,  të « degradimit të lirisë së shprehjes », ose « të një agresion të hapur verbal, me insinuata dhe akuza personale » ndaj akademikut R. Qosja, mua më lind pyetja se çfarë kërkojnë të demonstrojnë me këtë goditje kolektive ndaj akademik Hivzi Islami ?!.

E vërteta është se debati i ngritur nga akademik H. Islami nuk ka të bëjë me shkencën dhe me vlerësimin e kontributit shkencor të akademik R. Qoses, po me probleme që lidhen me individin a qytetarin R. Qosja, kështu që transferimi i tyre nga 37 intelektualë të Shqipërisë, me ose pa qellim, nga një problem i karakterit kryesish njerëzor e personal në një problem me karakter të përgjithshëm a shoqëror, për të mos shkuar më tej, është i panevojshëm dhe i dëmshëm.

Një qëndrim si ky nuk ndihmon për zgjidhjen e problemeve të tilla me karakter njerëzor e individual, madje, në mënyrë direkte a indirekte i kthen ato në probleme shoqërore a më gjerë.

Në këtë kontekst nuk qëndron as përpjekja për t’i dhënë këtij debati ngjyrimet e një debati shkencor. Pra nuk është e vërtetë si shkruhet në kumtesën e 37 intelektualëve nga Shqipëria se në shkrimin e akademik H. Islamit kemi të bëjmë me një « transferim të gjuhës së urrejtjes e të përbaltjes nga politika në debatin shkencor intelektual, si dhe të frymës konfliktuale, që na përçan, në vend që të na bashkojë në këtë epokë të re integrimesh ».

Konflikti midis dy akademikëve të ASHK nuk është shkencor, po njerëzor dhe personal, prandaj askush nuk ka të drejtë as ta tjetërsojë, as t’i hedh benzinë zjarrit në emër të këtij ose atij grupimi, apo, ç’është edhe më keq, në emër të këtij apo atij paragjykimi.

 

 

Prof. Bahri Beci March 3, 2014 12:32
Komento

96 Komente

  1. P.A.B March 3, 12:36

    Konflikti midis dy akademikëve të ASHK nuk është shkencor, po njerëzor dhe personal, prandaj askush nuk ka të drejtë as ta tjetërsojë, as t’i hedh benzinë zjarrit në emër të këtij ose atij grupimi, apo, ç’është edhe më keq, në emër të këtij apo atij paragjykimi. [artikulli]

    ****

    Me ne fund, nje Akademik qe e kuptoi kete.

    [nese zoteria eshte anetar i akademise]

    Reply to this comment
    • Gregori March 4, 21:33

      Mire e ke zoterote, por profesor Beci, po ta kesh lexuar shkrimin e tij me kujdes, e merr Rexhep Qosen vetem si nje fizik, me permbajtjen e brendeshme bosh, pra ne jeten personale dhe ne debate e diskutime te tjera ai nuk eshte me Rexhep Qosja , njeriu shkencetar poliedrik, patriot i shquar, njeriu i urte, nje keshilltar i shume vleresuar anembane trevave shqiptare, por nje manekine vitrine, qe duket bukur po ta veshish bukur dhe e kunderta. Jo te nderuar miq e profesor Beci, nuk mund te ndahet ana fizike nga ana intelektuale, gjithcka tek profesor Qosja eshte integuar ne nje te vetme, asnje debat ai ne jeten e perditeshme me akademike e shkrimtare te tjere te shquar si Kadareja, nuk e ka bere pa qene ai qe eshte, fizik dhe intelekt te integruar ne nje trup te vetem.

      Reply to this comment
  2. Perparim Delia March 3, 13:08

    Edhe pse e nderton shkrimin per te denuar paanesine e 37 intelektualeve, Ju prof.Beci bini ne pozita te nje aneshme dhe merrni anen e Kryetarit te ASH Kosovare.
    Kumtesen e te 37-eve une e lexova dhe e mireprita “nderhyrjen” e tyre ne “nje konflikt personal”, sic e quan ty profesor. Per mua ky nuk eshte nje problem personal sepse ata te dy, qofte Qosja qofte Islami, nuk i perkaasin me vehtes se tyre por jane pasuri intelektuale e kombit tone. Ata nuk mund te sillen si provinciale e si njerez te pa kultivuar, pa respekt per njeri-tjetrin. Aq me teper z. Islami i cili kryen edhe detyren e Kryetarit te Akademise Kosovate te Shkencave, detyre qe e privon nga te sjellurit si “rrugac”.
    O Bec, eshte e drejta jote te zgjedhesh anesine apo paanesine, po duke marre krahun e Islamit, mos haro se hedh balte mbi mendimin e dhjetra kolegeve te tu, madje kalon e ty ne fyerje. Por mos pandeh se ke te drejte.

    Reply to this comment
    • andi March 3, 14:33

      Beci eshte nje interesaxhi i pa cipe, me nje shkrim mbron ose tregon se eshte ne krahun e Kriminelit Sali Berisha e ne anen tjeter se eshte parimor, por qe prape mbron budigardin e Sali Kriminelit ose bashkepunetorin nga ku drejtohen te dy keto, Sala e Hivziu. Becin e pyes sa rroga mer ne nje muaj, e ku i merr? Nese pergjigjet drejte do kuptoni ku kerkon te dale Beci e per ke shkruan ne kete rast.

      Reply to this comment
  3. Sting March 3, 13:15

    z. B. Beci keni bere nje shkrim shume te sakte. Akademia e Koasoves e di vete punen e saj dhe s”ka pse ngaterrohen keta pleqte e stervjeter te Tiranes. Edhe deklarata e ketyre 37 veteve ngjan ma shume me nje dacibao komuniste te bere me porosi nga Qosja. Them keshtu se shumica e firmetareve te deklarata jane ish-zyrtare te thekur te PPSH. Me mire Qosen e njeh Prishtina se sa Tirana. Ju pergezoj per shkrimin tuaj.

    Reply to this comment
    • nil March 3, 14:17

      Ju ,pegezoj Sting !!!

      Reply to this comment
    • feniks March 3, 17:10

      @Sting!
      Sharlatani Beci na habitet,qe 37 intelektuale te Shqiperise i dalin ne mbrojtje Akademikut te Shquar Rexhep Qosja!!!!
      Si akuzat RRUGACERORE te ketij anonimi kosovar HIV-zi ashtu edhe mbrojtja e ketij sahanlepiresi te klikes kriminale serbe te Berishes nuk bazohet ne FAKTE E ARGUMENTE,por thjesht ne SHARJE ME LIBER SHTEPIJE!!!
      Tamam RRUGACE ORDINERE!!!
      Rexhep Qosja ka akuzuar dhe cilesuar si TRADHETARE TE KOMBIT Ibrahim Rugoven dhe Sali Berishen!!!
      Kete e ka bere me FAKTE KONKRETE e jo me shpifje!!!
      Ne se dikush kerkon t;i hedhe poshte akuzat e tij,LE TE SJELLE KUNDER FAKTE E KUNDER ARGUMENTE e jo te DERDELLITE me shprehje HALABAKESH!!!
      Shan ai,qe nuk mund te mbrohet me fakte!!!
      Shan ai,qe e di se nuk ka te drejte!!!
      Rexhep Qosja ne asnje rresht nuk ka qofte edhe nje SHARJE te etme per keta PALO ARMIQ TE KOMBIT!!!
      Nuk mateni dot me LEGJENDEN E URTESISE SHQIPTARE,TE MADHIN REXHEP QOSJA!!!
      Jeni gjarperinj e breshka,qe doni te mateni me nje SHQIPONJE!!!
      MALLKUAR QOFSHI,o armiq te shqiptarizmit!!!

      Reply to this comment
      • Nexhi March 3, 18:37

        NUk e njoh kryetarin e akademise se shkencave te Kosoves dhe as personalisht prof Qosen,por kam qene studente e prof Becit.Duket qarte, qe ti nk e njeh dhe flet ne nje menyre te shemtuar (ceshtje niveli sigurisht) Une ne kete rast e vleresoj shume mendimin dhe artikullin e profesorit si edhe faktin qe ai nuk ka ndroje nga njerezit pa vlera dhe pa identitet per te thene mendimin e tij te pavarur dhe te vleftshem

        Reply to this comment
        • feniks March 3, 23:26

          Moj Nexhi!!
          Qe te mos kesh njohur HIV-ziun e Kosoves dhe te MADHIN REXHEP QOSJA,nuk eshte cudi ,por te japesh mendime per nje tjeter si ky Beci anonim,qe tenton te vleresoje nje SHARLATAN e te nenvleresoje nje LEGJENDE TE RILINDJES KOMBETARE,kjo eshte :NJE TA CASH E NJE TA NDASH!!!
          Si mundet,qe njerez kaq injorante e IDIOTE futin hundet e tyre te qelbura per t’u matur me SHQIPONJAT???
          Si mundet te mos e njohesh Rexhep Qosen ???
          Me siguri je ANALFABET dhe ANTISHQIPTAR,se ndryshe rruge te mesme nuk ka!!!
          Te gjithe urrejtjen e keni me te MADHIN QOSE se ai i ka PERCAKTUAR SAKTE E ME FAKTE TE DY TRADHETARET E KOMBIT SHQIPTAR:Ibrahim Rugoven dhe Sali Berishen!!!
          Spiunet e Milloshevicit kurre nuk mund ta vleresojne PATRIOTIN REXHAP QOSJA,qe i SHKALLMOI ARMIQTE E SHQIPTAREVE SA T’I HAJE PALLA!!!

          Reply to this comment
          • Nexhi March 4, 08:06

            Ti e kalove ceshtjen ne politike ndaj nuk ja vlen te te pergjigjem
            Duket qe ke nje inat te madh

        • Skandro March 4, 17:09

          A-ha-ha,ç’na bëre të qesh…
          “mendimin e tij te pavarur dhe te vleftshem”.
          Që kur bythëlëpirësit kanë fituar këto cilësi?

          Reply to this comment
    • gorezi March 3, 22:12

      Kumbimin e zerit te Qoses nuk e degjoi e nuk e degjon kurre Prishtina:Ata ja ne marre me pampersat dhe jarget e Rugoves,e antareve te tjere te PKJ qe themeluan LDK si partia e pare opozitare ne Serbi(u pranua si parti nga min.e drejt.te serbise)Akoma ne Kosove qeverisin Pacifistat(indiansat).

      Reply to this comment
  4. lexuesi. March 3, 13:32

    DY FJALE NDAJNE DHENE,BECI ESHTE SALIRAMBERE.

    Reply to this comment
  5. Pipi March 3, 13:39

    Mesa di une, nga ajo qe lexova ne reagimin e akademikeve te Shqiperise ndaj kryetarit te Akademise se Shkencave te Kosoves, Hivzi Islami, ishte gjuha jashte cdo norme etike e perdorur nga z.Islami kunder Z. Rexhep Qosja. Kjo gjuhe ishte thjeshte rrugacerore, qe nuk i ka hije nje njeriu te zakonshem dhe jo me nje drejtuesi Akademie. Ndersa z. B.Beci, ne reagimin e tij pro H.Islamit duhej qe, se pari, duhej te denonte kete lloj menyre komunikimi te kreut te Akademise se Prishtines, me pas le te jepte mendimet e tij pro apo kunder dy figurave kosovare.
    Por, shqetesimi me i madh, mendoj, ka te beje edhe me dicka tjeter. “Akademiket tane”, ne te dy anet e kufirit, duhet mos arrinin deri aty sa te beheshin “pre” e pjesemarrjes ne debat e njerezve pa dallim shkalle intelektualizmi dhe moshe, gje qe nuk i nderon aspak ata, te cilet i konsiderojme si “nderi i kombit”.

    Reply to this comment
  6. gjindja pa shkolle March 3, 14:14

    Z. Beci e di pse u be ajo letra e 37 akademikeve (po ti je akademik, apo je thjesht besnik…?) per Profesor Rexhep Qosen? Ja nje shembull duke u nisur nga vetja. Une kam mbaruar universitetin per bio-kimi dhe nuk ju njoh as juve dhe as Hivzine, mavrine, por Profesor Rexhep Qosen e njoh se i njoh vepren, sigurishte jo te gjithen. Dua te them se, te kesh nje titull shkencor si dhe te firmosesh ne “bordero” si i tille nuk do te thote se te njohin (ketu e shoh une motivin e Hivzise, mavrise, per te shkruar ate pacavuren e tij per Profesorin e nderuar). Me mire kishe shkruar ndonje fjale si u emeruan “akademiket” nga Sali Berisha keto vitet e pushtetit te tij se more lapsin per kete cope leter.

    Reply to this comment
    • drita March 3, 18:27

      shume mire e ke emeruar veten,,,,si mund te quash “mavri “nje kryetar akademie?!! dhe as nuk na e tregove se pse u bene bashke ata 37 ….apo mqs Ti njeh vetem Qosen nga te tre??!!Mendon qe ti “gjindja pa shkolle” mund ti japesh mendimin tend Prof Becit,njeri me reputacion te mrekullueshem se per cfare duhet te shkruaj??!!!
      Respekte zoti Beci

      Reply to this comment
  7. Jimi March 3, 14:26

    Po te bej nje pyetje i nderuar 2B. Ju thoni se kritika qe ben kryetari i akademis se shkencave te Kosoves ndaj akademikut Rexhep QOSJA nuk ka te bej fare me studimet shkencore .
    Atehere une pyes:Kur keto qendrime te z Islami nuk kane lidhje me punen shkencore te R Qosjes ,pse duhej te shqetesohej kryetari i akademise te shke4ncave te Kosoves per veprimtarine private te qytetarit R Qosja?

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi March 4, 01:20

      Jimi? Pyetje me vënd juaja. Nje akademik sulm ndaj një qytetari!? Kjo qënka “shkenca” e kryetar hivziut? Po ku ka qënë ky hivziu në dramat dhe tragjeditë e medha te qytetareve shqiptaré? Hicgjekundi ! Prandaj s’ka përse te merret me qytetarin Qosja? Do të kisha dashur shumë nje pikepamje te hivziut kunder sjelljeve antiqytetare te sali berishes por nuk e gjej? Kur nuk eshte marë me antiqytetarin sali s’ka përse te meret hiç me qytetarin “Qosja”!? Tjetërkund fle lepuri i akademikut islami? Sa për z. Beci mendoj se nje shkencetar mbrohet dhe si qytetar sepse nuk ka nje ndarje me thiké midis shkencetarit dhe qytetarit. Madje ne pikepamjen time sa me shume qytetar te jesh aq me shkencetar je. “Gomarët” nuk janë bërë ndonjeheré shkencetarë? Shkencetaret e mire kanë qené edhe qytetarë te mire. Le ti referohet historise dhe do ta gjeje këté pérfundim. Prandaj te mos e ndaje shkencetarin “Qosja” nga qytetari ” Qosja”. Akademikët shqiptarë në letrën e tyre nuk e kanë ndare!? Dhe kanë bérë mirë!

      Reply to this comment
  8. Frojdi March 3, 14:52

    O Bahri “profesori” ! Mjaft iu servilose Salihit se Salihi asht kthy ne dordolec qe temb vetem sorrat. Nuk matet Qosja me kutin tand te vockel o Bahri!

    Reply to this comment
    • Selah March 3, 16:42

      A e ke idene e punes shkencore te prof Becit?
      A e di sa cmime nderkombetare ka mare? Ben mire te lexosh…

      Reply to this comment
  9. Vëzhguesi F. March 3, 15:02

    Çfare jeni ju Bahri Beci?
    Profesor?!
    Po mir mo se moshen nuk ta di, por e kupton se je pronocuar ne kete gazete si nje adoleshent, si nje qytetar qe mund te kete lidhje me gjithshka, por vetem me kulturen, edukaten, qytetarine dhe civilizimin dhe aq me pak me shkencen dhe kulturen nuk mund te kete?
    Por çfare profesori je ti mor zoteri, kur ne publikimin mediatik, kerkon te besh ndarje me thike midis qytetarit dhe akademikut?
    A e kupton mor z.Beci se dhe je kalama fillorje nuk mund ta benete kete qe po bene ti? Mandej, kush je ti qe nderhyn kaq brutalsiht, pa kurfare takti ne prononcimin e 37 akademikeve dhe intelektualeve shqiptar ndaj gojeshthurrjes se nje pseudo akademiku, i cili per mellefe personale, nuk ka lene helm dhe fjalor rrugesh pa perdorur kunder nje njeriu, akademik me vlera jo te fryra por konkrete se paku prej dyzet e ca vjetesh ne interes te shkences, kultures dhe letrave shqipe.
    Vetem fakti qe zoti Qose eshte Qytetar Nderi i se paku tre qyteteve te Shqiperise, eshte detyrim i çdo qytetari te thjeshte dhe madje jo intelektuali dhe akademiku qe t’i kundervihen me te njejten monedhe fyerjeve qofshin dhe personale qe i adresohen ketij njeriu te nderuar?
    Apo nuk e kupton zotrote kur kerkon te beshe ironi?
    Ti dhe jo ju, jeni i njejti kallep si pseudoakademiku qe ne medim ka pikpamjet e akademikeve serb ndaj njerzve te nderuar shqiptar, qytatruit kosovar Hivzi Islami. Ky shkrimi juaj qe e keni titulluar si reagim ndaj reagimit e 37 akademikeve dhe intelektualeve shqiptar, eshte nje lloj pamfleti, i denje per njerez karieriste qe nuk bejne kariere me dije por me ndyresira.
    Askush nuk ka thene se Rexhep Qosja ka qene apo mund te jete nje politikan apo partiak klasi.
    E per pasoje se nuk mund te mos jete dhe i ndikuar ne ndonje perfundim te tij te karakterit politik.
    Por kjo nuk i jep te drejte askujt te neperkembe kontributin e tij kolosal ne fushen e shkences dhe te letrave shqipe dhe aq me pak ta fyej ate.
    Kjo qe keni shkruajtur ju eshte sa cinike, megallomaneske, po aq dhe sa ajo e Hivzi islamit, nje urrejtje idiote donkishoteske. Turp!

    Reply to this comment
  10. Rexhep Murtezi March 3, 15:16

    Të ndruar ish PPSh-ista,akademik të Shqipnisë medet!Po shum po u dhimbset Qosja një
    sadist i llojit të vet,një mizevir i llojit të vet.PPSH-në dhe Enverin i ka në gjakë.Por edhe
    Sinanin dhe Titon po njashtu!Po Qosja mua personalisht Rexhep Murtezin më ka rrejtur
    në kabinetin e tij në Prishtinë më 1992.Në pyetjen time:”Pse i nderruari profesor ne si po-
    pull nuk kemi program kombëtar,porse ende shërbehemi me veprën e Samiut të madhë:”Shqipnia,çka qen,ç,është dhe çdo të bëhet”,kurse shekulli gadi njëzet e një e ne
    nuk kemi program kombëtar dhe ju a ndieni përgjegjësi”?Mu ka përgjigjur:”Ne jemi popull
    i ndar në pesë shtete dhe nuk kemi mundur me patur program kobëtar!Dhe se i apostrofuari
    ka më tepër se 25 vita nuk ka shkelluar në pragun e Akademisë së Kosovës!

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. March 3, 15:45

      Bah çna rthe mor Rexhep Murtezi? Si mor te paska rrejtë ty personalisht ne kabinetin e tij me 1992?! Po paska ba goxha krim he burre! Po si bre me te rrejt ty?
      O fyell a ke mendje apo je fare torollak? Ajo pyetja jote qe ne formulim eshte pyetje sa injorantesh dhe idioteske (lexojeni o njerez se çfare pyetjwe ka bere ky ‘kritikuesi i madh” i “sadistit ” Qose) e megjithate akademiku dhe vazhduesi i rilindesave te medhenj shqiptar, te paska dhene nje pergjigje shume te sakte, por kujt ja ka dhene thuaj.
      Po neqoftese ajo fare akademie e Kosoves paska njerez si puna jote dhe Hivziut, shume mire ka bere qe nuk ka shkelur. Pse te shkele qe te injorohet me langaraqe qe vetquhen akademike.

      Reply to this comment
      • myrtezai March 3, 18:48

        Ah bre burre ,vezhgues a cfare je…..paske qene hallexhi i madh,,,,per ty genjeshtra eshte vlere….dhe fyerjet qenkan merite…. me mire mos u mer me keto pune…aq me pak nese nuk i njeh njerezit per te cilet flet…
        se nuk besoj te paguajne per keto gjana qe thu

        Reply to this comment
    • feniks March 3, 17:36

      O damllamadhi Rexhep Murtezi!!!
      Ku ke qene keto 24 vjet KAPITALIZEM,qe nuk ta kemi ndjere zerin tend “KOMPETENT”???
      Si mund te kete humbur Shqiperia pa vleresuar nje KOQE KANDARI si ty pa e vene ne piedestal???
      Keta ish akademiket e PPSH-se,qe ti merr neper gojen tende tere JARGE GJARPRI,ne kohen e tyre,por edhe sot e matin veten me VEPRA KONKRETE!!!
      Keta e ndertuan Shqiperine me gjith cka sot mbi dhe!!!
      HIDROCENTRALET,qe sot MBAJNE GJALLE shqiptaret,i projektuan keta akademike,ndersa sot “akademiket” e Berishes kane ditur vetem se si te VJEDHIN PASURITE KOMBETARE,TE PERDHOSIN HISTORINE DHE HERONJTE E SAJ,TE ZHDUKIN MONUMENTET E KULTURES SE LASHTE ILIRE etj,!
      Cfare kane bere per shqiptaret akademiket e pas 90-tes???
      Vetem kane nxitur PERCARJEN,GJAKMARRJEN,SHKATERRIMIN E EKONOMISE,TOOKES E NENTOJKES,SHITJEN E DETIT Greqiose,TENTATIVAT KRIMINALE PER SHPERBERJEN E GJUHES STANDARTE SHQIPE,RRENIMIN E KULTURE,ARSIMIT DHE SHENDETESISE shqiptare!!!
      Ky popull sot RRON NE MJERIM edhe per faj te ketyre PALO akademikeve BYTHLEPIRES!!!
      Ja cfare ben kelyshi i Berishes,qe Edi Rama e vuri PATURPESISHT drejtor te ARKIVIT SHTETEROR!!!
      Ne vend qe te ruaje dokumentet e arkivuara,na ben HISTORINE E TIJ PRIVATE duke mburrur KRIMINELET E VERIUT DHE PRIFTERINJTE KATOLIKE BASHKEPUNTORE ME ATA,qe luftuan kunder CLIRIMTAREE TE SHQIPERISE,USHTRISE NACIONAL-CLIRIMTARE!!!
      Arsyeja?
      Vetem se partizanet do zhduknin SUNDIMIN KRIMINAL TE BAJTAKTAREVE TE VERIUT dhe do bini ARSIMIN E KULTUREN sic edhe e bene ne ato vise!!!
      Te tille kuadro ANTI SHQIPTARE meritojne te vihen ne TURREN E DRUVE!!!

      Reply to this comment
    • beqir krasniqi March 4, 15:55

      lexo o i mjer vepren e tij Strategjia e Bashkimit Kombëtar, botuar në vitin 92

      Reply to this comment
  11. Eni March 3, 15:30

    Jeni per tu meshiruar o njerez qe komentoni me mllef. Do ishte mire qe truri juaj te punonte aq sa te kapnit thelbin e ketij shkrimi. Prof Beci eshte nder njerezit me te mencur re ketij vendi qe me logjiken e tij te pagabueshme ben gjithmone shkrime qe trembin dhe i nxjerrin jashte vetes njerezit e dobet,njerezit qe bashkohen ne grup per te reaguar se jane te paafte tja dalin vetem.
    Lavdi Zotit qe ky vend ka dhe burra te vertete, te pavarur qe e thone hapur mendimin e tyre si prof Beci dhe jo vetem burracake

    Reply to this comment
    • rezart March 3, 17:21

      Moj eni!
      Po kete “Beeeeci-n” nuk e njeh njeri ne Shqiperi e jo me ta vleresojme!!!
      Pastaj kush eshte ky SPURDHJAK,qe del mbi 37 akademike dhe i hedh poshte ata???
      Po per RRUGACERINE e atij turkoshakut serb Hivziut,si nuk ka thene asnje fjale???
      A mund te na i rreshtosh keta “NJEREZIT ME TE MENCUR TE KETIJ VENDI”,qe te marrim vesh ku futet edhe ky Beci???
      Ky Beci me siguri ha ne nje TAS me ushtaret e tjere te Berishes,si B.Meta(ai me sy shtrember),Nishani,Paloka,Topalle,Basha,Brecani, etj!!!
      Jeni te gjithe JASHTEQITJA E KOMBIT SHQIPTAR!!!

      Reply to this comment
      • eni March 3, 18:56

        Zoteri eshte me e thjeshte nga sa mendon….mund te futesh ne google dhe te lexosh pasi nuk ke mundesi ta njohesh personalisht. Mjafton te degjosh vetem nje interviste te tij per te kuptuar logjiken e forte qe ka dhe pavarsine e mendimit.Ka studiuar ne Paris dhe ka nje formim te tille qe me arsye,bindje,individualitet,logjike dhe argumente mund ti kundervihet jo 37 po sh me teper njerezve
        do me kishte pelqyer te mos e shkruaje ate fjaline e fundit se une nuk fyeva askend…

        Reply to this comment
    • gorezi March 3, 22:19

      TE mbeshtetesh Krytarin nuk do ndonje guxim te madh moj ti cupe.

      Reply to this comment
      • eni March 3, 23:35

        Jo zoteri me vjen keq,nuk ka mbeshtetur kryetarin, por me sa pash kerkon mos perfshihemi ne nje diskutim midis dy paleve,ku 37 bashkohen ne nje sulm ndajt dikujt qe guxon te shprehet ndryshe,si dikur ne kohet qe na dhembin.

        Reply to this comment
  12. lexuesi. March 3, 15:55

    Si te duash Bec, tunde e shkunde,berishleret gatuajne krunde,qe i bejne njerezit per te vjelle, perveç ca servila dhe seksere, akademike saliste te “plepave”, qe do te rishkruajne epopene e pleshtave,duke perdore gjuhen e breglumit qe percjell klithmat e majmunit, kur ngrihet e bie prej kaçarrumit.

    Reply to this comment
  13. Mondi March 3, 16:04

    Po c’hyn Saliu ne kete mes? Cfare ju shqeteson qe sjeni ne gjendje te mereni me problemin ne fjale po shkruani kot pa lidhje?

    Reply to this comment
  14. Besa March 3, 16:08

    E di une cfare kane, jane xheloz se jane te paafte nuk analizojne dot asnje problem ose fenomen dhe gjejne nje menyre te turpshme reagimi. Por nuk mund ta zbehin figuren e z Bahri njerez te ketij niveli Flm

    Reply to this comment
    • ili March 4, 06:59

      Besa. Mos ia ver re ketyre qe shajne se jane mesuar te mos e perdorin trurin dhe te brohorasin gjithmone vetem “parti enver jemi gati kurdohere”. Ka menduar partia edhe per ta dhe kush kundershtonte futej ne burg e shpallej armik. Tani qe nuk mund ti mbyllin gojen si dikur njerezve i versulen me te shara. Aq dine aq bejne.

      Reply to this comment
      • Vëzhguesi F. March 4, 19:03

        o ili! Ja ke fu kot plako, ose po bene autogol. Se pikerisht po ktritikohet sulmi i paprincipte ngarkuar me te shara rrugesh i atij kryetarit Hivzi Islami. Ne kete rast thuhet; po hodhe do te presesh. prandaj leri derdillitje per partira dhe komunisie sikur jeni megafone te berishes.

        Reply to this comment
  15. Silva March 3, 16:15

    Cte bejne te shkretet “komentues”!!?Jane injorante dhe ziliqare

    Reply to this comment
  16. BB March 3, 16:33

    37 Intelektualet kane te drejten e shprehjes se opinionit te tyre sidomos kur behet fjale per figura te rendesishme te kultures apo shkences shqiptare, po z. Beci pse na u shqetesoka kaq shume? Cdo opinion I hapur (ne shtyp or media) eshte subjekt per komente nga cdo njeri tjeter, prandaj edhe shqetesimi I z. Beci eshte krejtesisht I pabaze. Populli thote “gur qe hidhet lart, mund te te bjere ne koken tende”

    Reply to this comment
  17. Vëzhguesi F. March 3, 17:20

    @ Besa& Silva!
    Per ty Besa ! Çfare problemi ka ngritur profesori yt i i kimise Beci qe u dashka analizuar.? Apo qe kerkon te beje avokatine e nje gojeshthururi si Hivzi Islami, i cili perdhos ne menyre rrugaçerore nje kolos te mendimit intelektual shqiptar si Rexhep Qosja.
    ndersa ti, Silva qenke e “shkrete” nga mendimi se nuk thua asgje fare. Ne fakt ti thua nja dy fjale por qe i perkasin seres tende dhe ketij fare profesori, Beci a si e ka qe kerkon t’i kundervihet elites seakademikeve dhe intelektualeve shqiptar.

    Reply to this comment
    • besa March 3, 19:06

      vezhgues …..po shkruaj dhe ti o burr i zoti nje artikull pro Qoses…..sa zvarritesh ketu….dhe analizoje za i zoti eshte dhe sa keq ja ka be z Ivzi….apo eshte me kollaj me sha dhe me shku pas 37…. sigurisht ne korr eshte me kollaj se solo….mund ta hapesh gojen kot.

      Reply to this comment
    • silva March 3, 20:22

      Me vjen keq o vezhgues, injorant i shkrete qe nuk dallon dot intelektualet nga akademiket.Prof Beci eshte akademik ndersa ata 37 quhen intelektuale…..

      Reply to this comment
      • Vëzhguesi F. March 3, 20:57

        @Besa &Silva!
        Me vjen te qesh tek ju lexoj qe merrni guximin te replikoni pa kurrfare lidhje.
        Jeni “intelektuale” qe keni siguruar diplomen tek ndonje universitet kundrej lekeve.
        “Shume mire” keni bere, se diploma eshte e nevojshme sot kur dhe tata qe nuk njohi mire gjithe alfabetin shqip, kane jo nga nje por nga dy diploma.
        “Shoqja ” Besa! Kur shkruaj dal me emrin tim dhe jo njello si kur komentoj, me kupton besoj.
        Silva (“Konti”), ata 37-te qe i kane dhene shkop atij Hivzi rrangalles, nuk jane thjeshte intelektuale, por shumica jane akademike me tituj dhe grada shkencore, ndersa Beci yt eshte vetem me nje titull “Prof”, ndoshta per shkak te vjetersise ne profesionin e mesuesise se grade nuk po i shoh gjakundi. Tung zonja!

        Reply to this comment
        • besa March 3, 21:58

          Po po shoku Vezhgues e kuptoj qe je burracak si gjithe komunistet e ketij vendi dhe as mund te perballesh me emrin tend te vertete por mbijeton me sajimet dhe shpifjet e tua…duket qe je komunist me breza

          Reply to this comment
          • Vëzhguesi F. March 4, 19:08

            Se sa burre “acak” jam une, nuk besoj se e di mire, vetem nese me njeh, ne mos heq paralele me ate qe ke ne shtepi.. Gjithsesi ketu nuk po dal te tregoj trimeri, madje nuk dua te mbroj dhe rrugaçet qe dine vetem te mbushin nje faqe me te shara, si puna e mikut te ketij Becit tend, Hivziut prej Kosove, qe vetem hale ka nxjerr nga goja kunder Qoses.

        • silva March 3, 22:07

          me vjen te qesh me ty, se mire prof Becin nuk e njef dhe as kryetarin e akademise se kosoves….po ti as di gje per Rexhep Qosen si akademik….ti,di vetem qe eshte kunder Berishes dhe kjo te mjafton per te mar vrullin tend prej militanti….vazhdo …

          Reply to this comment
          • Vëzhguesi F. March 4, 19:17

            Po ti moj karklece qesh sa te shqyhesh po deshe, problemi yt. Se sa njoh une dhe si i njoh, nuk besoj se mud ta dish ti. Jo per gje por duke lexuar budallalleqe e tua, qe i quan ata te 37 vetem intelektuale, ne nje kohe qe ata ne kete gazete jane prononcuar me identitetin e tyre bashke me titujt dhe gradat. dhe meqe po me detyron po shkas pak nga goja. Nuk pjerdh as per Berishen dhe as per ndonje foce politike e djathte apo e majte. Thjeshte kam kritikuar nje rrugaç qe fyen nje akademik te mirenjohur nga shqiptaret. po keshtu ka komnetuar dhe ndaj nje profesorleshi qe kerkon t’u jap mendje nje armate akademikesh.

      • silva March 3, 21:12

        Me vjen keq o vezhgues, injorant i shkrete qe nuk dallon dot intelektualet nga akademiket.Prof Beci eshte akademik ndersa ata 37 quhen intelektuale…..

        Reply to this comment
        • Sejdi March 3, 22:39

          Mbështes reagimin e urtë të 37 intelektualëve të mirënjohur, në mbështetje të kolegut të tyre, gjithashtu të denjë për respekt, Akademik Prof. Rexhep Qosja, nga sulmet e drejtuara nga një letër – nxirës, të katapultuar me një vendim politik-të LKJ-së në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, jo për merita shkencore, por për faktin se ishte cilësuar krijesë e pa rrezikshme për pushtetarët e dirigjuar nga shovenët serbo-sllav.
          Ka të “drejtë” z. Beci kur e konteston reagimin e 37 intelektualëve të mirënjohur të kombit, ndaj kolegut dhe sivëllait të tij, skupidhjes Hivzi Islami. Andaj, edhe kam bindjen, se zoti Beci, edhe pse nuk është banorë i Kosovës, me siguri duhet të jetë njëri prej qatipëve vartës të zotit Hivzi, por të kuptohemi drejt, jo vetëm në ASHAK. Ndërsa, sa u përket të ashtuquajturave besa dhe silva, ato po vetë-dëshmohen se nuk janë gjë tjetër, pos dy shërbëtore truthara në shërbim të së keqes…

          Reply to this comment
        • N.VJOSA March 4, 13:56

          Silva,
          Me vjen sinqerisht keq qe ka njerez qe nuk e njohin aspak Vepren e Viganit te Letrave shqipe Akademikut te shquar Rexhep Qose!
          Me qe e njofke ti silva, na thuaj disa nga vlerat e tij dhe mos gri sallate kot!…
          Sa per mua, per here te pare me shkrimet e Rexhep Qoses jam njohur ne vitet 70-te.Isha student dhe ne vitin e fundit te Fakultetit duhet te mbroja temen e Diplomes Universitare.
          Midis literatures qe shfletova ishte dhe ajo e Akademikut ne fjale.Objekti i studimit tim ishte poezia politike e Fan Nolit.Lexova shume studjues, por tek zoti Qosja gjeta Kritikunletrar me te shquar.Tezat e tij, argumentet e tij me lane gjurme te pashlyera.Ai e njihte dhe dinte ti nxirrte vlerat e poezise se Nolit si asnje studjues tjeter shqiptar!
          Lexova me pas nje kritike te Qoses per Kadaren, ku midis te tjerysh, shkrimtarit me te shquar te letrave shqipe per kohen qe jetojme i drejtohej:
          “…Gjenerali i Prozes shqipe, (I .Kadare) ne fushen e kritikes letrare mbetet nje Ushtar i thjeshte”….
          E vleresonte Kadaren si Gjeneralin e Prozes shqipe, por dhe e kritikonte per kritiken e tij letrare….
          Por ajo qe me mahniti ishte studimi i R. Qoses per poetin Kombetar, Naim Frasherin. Zoti Qose ne studimin e tij na e bie Poetin tone Kombetar ne tavoline dhe na thote te gjitheve: Ja ky eshte Naimi yne, Heroi i Gjuhes shqipe, qe e pastroi shqipenne kohet me te errta te huazimeve, deformimeve dhe shkaterrimit te saj dhe u tha shqiptareve, Shkruani shqip, ta mbroj e gjuhen tone sa te embel, sa te dlire, sa te paster, sa te mire, nga mjegulla shekullore e pushtimeve….
          Ishte pikerisht Rexhep Qose, ky Vigan i Letrave shqipe qe na bie jo vetem Naimin, Nolin, Asdrenin, por tere plejaden e Rilindasve tane, qe ti kuptojme ata siç kuptojme bashkbiseduesin ne tavoline….
          Studimet e Qoses sone te ndritur, polemikat e tij per te mbrojtur kulturen dhe ekzitencen tone si Komb!
          I madhi Rexhep Qose nuk esnte vegem nje shkrimtar dhe studjues i madh, por dbe nje Luftetar i paepur i Kombit.
          Nuk do ti harroj kurre fjalet e tij te arta pas Rambujes:
          NJE ERE E RE PO FRYN, ERA E RIPERTERITJES SE KOMBIT SHQIPTAR DHE E TKURRJES SE KOMBIT SERB…
          (E perifrazuar, per te qene me i sakte..)
          Por Rexhep Qosen e sulmojne partizanet partiake dhe sidomos kolona e peste e serbomdhenjve, te cilet fatkeqsisht arriten te bejne per vehte tu sherbejne edhe nga radhet e bashkatdhetareve tane, me shume ne Kosove, por dhe ne Shqiperi.
          Kush do te shohe udhen per te ardhmen e Kombit tone, I duhet ti drejtohet Akademikut tone te shquar, vepres se tij dhe te jete i sigurte se nuk do te gaboje….

          Reply to this comment
  18. Mark.uk March 3, 17:31

    Qe te behej dicka ma e besuar kta 37 intelektual shqiptare duhet te kishin vene emrat e tyre ne mos jan sajuar nga artikull shkruesi.Jam I sigurt ne se eshte e vertet te gjith jan socialista.Duke ditur se Qosja eshte kundra Berishes kan bere mbledhje partie e sajojn dicka per ti dalur per zot kundershtarit te Berishes.Si pretendojn gjoja kta intelektual se e njohin ma mire Qosen se Kosovart qe jan rritur me te.Se kush eshte Qosja e tregon se sa here votuar as 3 % nuk ka arritur.Pysni kosovart se ata e dine lidhjet e tij me UDB.

    Reply to this comment
  19. strano March 3, 18:05

    Ntntntntntntntnt po prishet edhe kjo gazete. Ka vend edhe per lapsin e Becit. Me kishit thene se jua shkruaja une nje cope leter me te mire se kjo e Becit.

    Reply to this comment
  20. dhori March 3, 19:21

    Me vjen keq ta them, por prof. Beci e shtremberon te verteten. Prof. Hivzi Islami nuk kritikonte apo percmonte vepren e prof. Rexhep Qoses. Jo, shkrimi i tij nuk kishte te bente me veprimtarine shkencore, historike apo publicistike te akademikut Rexhep Qosja. Shkrimi i tij ishte jashtezakonisht i padenje per nje profesor. Nuk kishte fare kritike ne shkrimin e tij. Me sharje qe mund t’i degjosh ne rruge apo nga goja e Sali Berishes ai i turrej personalitetit nje figure te shquar te kombit shqiptar.
    Nuk besoj se prof. Beci nuk i ka vene re dallimet qe permenda. Akademiket apo intelektualet qe bene kumtimin ne mbrojtje te prof. Qosjes qortonin pikerishte fjalorin e padenje qe kishte perodorur akademikut H.Islami per me qellimin e qarte per te fyer prof. R.Qosjen.
    Nuk i di motivet qe e shtyjne z. Beci merr ne mbrojtje gjuhen vulgare te z.Islami. Hamendje kam shume dhe ja njera: mos valle z.Beci ben pjese ne nismen e grupit te perfaqesuar nga z. Islami etj. per te zhbere Shqipen Letrare, qe prof. Qosja e ka kritikuar fort?

    Reply to this comment
  21. Akil March 3, 19:49

    Po zoti Beci dhe une pyeta veten ….pse 37vete bashke kunder nje? Mendoj qe dhe mark.uk ka te drejte…dhe keta qe shkruajne ketu duket se me shume kane mllefe me Berishen se dashuri per Qosen qe as e dijne nga bie..

    Reply to this comment
  22. hamdi March 3, 20:23

    Jo 37 por te gjithe akademiket dhe intelektualet e vertete duhet te ngrihen ne mbrojtje te akademik Qoses. Sulmi ndaj tij eshte i paguar dhe jo pa qellim eshte zgjedhur “kolegu” i tij. Dy here turp per akademik Hiv…ziun.

    Reply to this comment
    • gimi March 3, 21:40

      Pse duhet mbrojtur R Qosja si nje njeri i pazoti? R Qosja mund ti pergjigjet vete 55 pyetjeve….nese do mund te pergjigjet ai…jo te bejne gam gam 37 komuniste

      Reply to this comment
  23. ruxheli March 3, 20:52

    Ne,shqiptaret njohim dhe respsktojme vepren e Qoses.Kete e tregon fakti qe ne Shqiperi Qosja shte bere Qytetar Nderi ne disa qytete.Ndersa ,askujt s`i ka vajtur mendja te beje Qytetar Nderi ate tjetrin qe merr guximin te sulmoje me fjale prej rrugaci te madhin, mendjendriturin, krenarine e kohes per tere shqiptaret kudo qe jane ketej dhe matane kufirit.

    Reply to this comment
  24. silva March 3, 21:14

    Me vjen keq o vezhgues, injorant i shkrete qe nuk dallon dot intelektualet nga akademiket.Prof Beci eshte akademik ndersa ata 37 quhen intelektuale…..

    Reply to this comment
  25. ismeti March 3, 21:27

    Rexhep Qosja e meriton ate reagim nga ana e kryetarit te akademise…me keqardhje e them kete…

    Reply to this comment
  26. lexuesi. March 3, 21:32

    Rrofte Salistani! Ketu nuk e dine ç’eshte akademiku dhe ç’eshte intelektuali sepse diplomat dhe titujt shiten ne tezge tek pazari qkmendojne onuk

    Reply to this comment
  27. blendi ...ziu March 3, 21:33

    Atyre qe duan te njohin VERTET …KUSH ESHTE BAHRI BECI, u rekomandoj te lexojne “KRYEVEPREN” e tij “NJE LIBER QE NUK DO TE DOJA TA SHKRUAJA”, botuar nga Instituti i Agron Tufes, ku “I PERSEKUTUARI” BECI (nder te tjera…ka qene sekretar i Insitutit, e kane derguar per specializim ne France), me nje gjuhe te ngjashme me ate te Hivzi Islamit, MERR NEPER GOJE, DUKE SHARE E SHPIFUR , TE GJITHE ISH SHEFAT E KOLEGET E TIJ NE INSTITUTIN E GJUHESISE. I siguroj se, pas leximit,mund t’i pergjigjen me “JO” pyetjes: DONI ME PER BECIN ?!!!

    Reply to this comment
    • gazmendi March 3, 22:17

      po e kam lexuar dhe une ate liber….eshte vertet interesant….po dhe me beri pershtypje qe ishte bere doctor shkencash ne Paris…nuk e dija…arritje e madhe per nje shqiptar ne ato vite…Ka dhe Shqiperia njerez te zote…

      Reply to this comment
  28. xhemali March 3, 22:21

    Nese nje njeri i shkruan ne nje liber ose ne nje artikull te hapur me emrin e tij gjerat qe mendon eshte per tu vleresuar..edhe pse ka njerez qe preken nga kjo.Gjerat e fshehta jane per turp.Une jap vleresim per njerezit qemund te perballen

    Reply to this comment
    • xhemali March 3, 22:40

      Nese nje njeri i shkruan ne nje liber ose ne nje artikull te hapur me emrin e tij gjerat qe mendon eshte per tu vleresuar..edhe pse ka njerez qe preken nga kjo.Gjerat e fshehta jane per turp.Une jap vleresim per njerezit qemund te perballen

      Reply to this comment
    • ismaili March 3, 22:45

      Po ti na le ta lexojme o burre se konkluzionet i nxjerrim vete ne…

      Reply to this comment
  29. Pac Martini March 3, 22:38

    Prof ,Rexhep Qosja eshte burre i madh me mendje te ndritur e me zemer te madhe shqiptare qe i ben nder kombit ,Por antishqiptar me mendje te turbulluar gjuajne me gure si majmunet vlerat e verteta te kombit , po mos te kishim pase me shumice ne historine tone shqiptar anti vlera patriotike kombi jone dote ishte shteti me i madh ne ballkan e ndoshta dhe ne evrope .

    Reply to this comment
  30. arta March 3, 23:20

    Edhe une mendoj qe prof. Qosja eshte i zoti i vetes dhe nuk ka nevoje per mbrojtje nga askush,as nga intelektualet shqiptare,ai vete do ta tregoj sh mire veten e tij…

    Reply to this comment
  31. arelia March 3, 23:28

    Te nderuar akademike me vjen keq qe futeni ne nje vorbull thash e themesh ne nje kohe kur Kosova martire dhe Shqiperia e lodhur kane nevoje vetem per beshkepunim e bashkejetese ne rafshin politik,ekonomik,kulturor e shpirteror.Jemi nje popull me nje gjuhe,me nje tradite dhe me nje histori,me doke e zakone te njejta.Cdo debat publik nuk i sherben as Kosoves e cila po lufton te njihet si shtet dhe as Shqiperise qe ka objektiv te futet ne BE.Jo zoterinj te nderuar e te respektuar nuk eshte as koha e as vendi qe te beheni femije e te thoni me leje edukatore ky beri keshtu dhe ai beri ashtu.Nuk dua te bej koment per asnjerin prej tyre pasi ata jane akademike.E kane merituar qe e kane kete ofiq pra titull.Jepni ndihmesen tuaj te nderuar Akademike per keto ceshtje kaq madhore.Me respekt e perulje per nje komb dhe dy shtete,Kosova dhe Shqiperia

    Reply to this comment
  32. Tani March 3, 23:31

    Ne librin e tij morfologjia e nje fushate, vete Rezhep Qosja shkruan : “njerezit e imet turren kopeisht ” 37 intelektuale qe turren…. 🙂

    Reply to this comment
  33. mira March 3, 23:55

    sa bukur e paska thene dhe me sa kuptim….uau..sa me pelqeu kjo thenije e tij

    Reply to this comment
  34. nick March 4, 02:00

    ne nje kampionat evropian Italia humbi finalen me Francen dhe Berluskoni atekohe kryeminister kritikon trajnerin Zof sepse ky nuk kishte markuar mire Zidane e s’kishte bere kete skeme keshtu e ashtu.Zof jep doreheqje duke i kujtuar Berluskonit qe te merret me qeverisjen,se vendimet ne ndeshje i merr trajneri.Pati shume debat,Berluskoni kerkoi ndjese e tha se foli jo si kryeminister por si tifoz,por me kujtohet qe nje trajner-filozof(Ulivieri) i kujton Berluskonit se mban pergjegjesi kryeministri edhe per çfare thote hipur biçikletes.Mendoj se kryetari i Akademise se shkencave te Kosoves eshte kryetar akademie edhe kur leshon broçkulla privatisht,jo me ne cilesine e akademikut ndaj kolegut te tij.Nuk ka diskutim se mes intelektualesh ka debate,ka smire dhe xhelozira,por keto i mban nen fre pozicioni se ku ndodhen.Prevèrt ka shkruar nje vjershe simpatike per intelektualet,ka thene;”s’duhen lene intelektualet te luajne me fijet e shkrepseve..”se ata bejne deme te pashoqe.E lexova artikullin/letren me siper,sinqerisht nuk kuptova se per çfare arsye eshte shkruar kjo leter…..

    Reply to this comment
  35. Agimi March 4, 05:37

    Rexhep Qosja nukeshte vetem je akademik I shquar,vepra e te cilit do te rroje per jete,por eshte edhe nje shqiptar I madh dhe I vertete.Sa me shume e shajne rrugacet “e Shkences” aq me shume lartesohet figura e tij.Nuk ka nevoje te beni komente Beci per Becin.Beci ka treguar qe ka ngrene ne corben e prishur te Salikriminelit dhe qe eshte thjesht nje sahanlepires.

    Reply to this comment
  36. Agimi March 4, 05:39

    Gazeta Dita nuk duhet te ule reputacionin duke botuar shkrimin e ketij sahanlepiresi “Beci”.

    Reply to this comment
    • Anila March 4, 08:16

      Nese nuk keni nje mendin per ceshtjen dmth a duhet te nderhyjne keta 37 intelekt ne nje debat 2 palesh dhe arsyet pse eshte me mire heshtja se per te share e fyer eshte thjesht dhe e ben dhe nje femije dhe nje i paafte mendor por pse ta cojme biseden ne kete nivel?

      Reply to this comment
  37. Bilal camurri March 4, 09:02

    Ore Beci pse e shkruan letren?Kush e pajtoi si gjykates/?

    Reply to this comment
  38. arben March 4, 09:27

    beci paraqitet me kete shkrim, mbasi ka mare bekimin e” plakut mere” s.berisha(shpellarit).

    Reply to this comment
  39. A.N March 4, 09:55

    Nderhyrja ne kete rast nga 37 intelektualet shqipetare eshte arbitrare dhe e pa justikushme,debati eshte i domosdoshem atehere kur i vlen shoqerise,ky nuk eshte debat shkencor,kjo duket shume qarte.

    Reply to this comment
  40. Anila March 4, 10:13

    Rexhep Qoses do ti vinte turp ti dalin ne mbrojtje njerez qe perdorin fyerje dhe sharje te rendomta

    Reply to this comment
  41. tarafanaj March 4, 10:47

    Cudi, u be i gjalle ky Beci sharlatani. U shullua ca vite andej nga Parisi dhe mori tani lapsin dhe ju kundervihet akademikeve tane sipas udhezimeve te forces politike qe perfaqeson, si servil ipeshtire dhe b…lepires i atij merumit qe ende nuk po i del shpirti. Ti o Bec i di me mire se kushdo vlerat e Rexhep Qoses ketij kollosi te letrave shqipe, po s’te le marazi dhe servilizmi yt. Turp te kesh. Ka dhe forma te tjera per tu bere person publik dhe shkencor

    Reply to this comment
  42. Berti March 4, 11:00

    Nuk pashe as nje fyerje ne shkrimin e prof Becit dhe nuk kuptoj pse e ktheni ne sulm personal e aq me keq politik. Mendoj qe pa fyerje personale mund ti shtoheni listes se 37…nese deshironi

    Reply to this comment
  43. Anila March 4, 11:27

    Sa turp te flitet keshtu ….tarafanaj….dukesh sh keq. (Nese je i shkolluar)

    Reply to this comment
  44. N.VJOSA March 4, 12:58

    NË VEND TE KOMENTIT…

    Bec o Bec o more Bec,
    Para Luanit Rexhep Qose
    Ti na dukesh porsi Kec,
    Dordolec e Karkalec….

    Reply to this comment
  45. shkodrani March 4, 20:22

    Prof. B. Beci ka plotesisht te drejte. Debeti i 37 akademikeve e intelektualeve nuk ka te beje asgje me shkencen. Qosja ka fyer e vazhdon te fyeje te tjeret, prandaj eshte e natyrshme qe edhe te tjeret t’ia kthejne me te njejten monedhe.

    Reply to this comment
  46. al March 6, 10:38

    Por jo vetëm gjuha; edhe standardi i dyfishtë futet te përshtypja e keqe e kësaj letre mbështetëse për z. Qosja. Akademiku kosovar ka qenë vetë autor denoncimesh të forta me gjuhë zhbërëse, të paktën ndaj një personazhi të jetës publike shqiptare, ish-kryeministrit Berisha. Denonciator e ka paraqitur veten z. Qosja edhe në raport me Kadarenë, Rugovën e ndonjë tjetër. Asnjë pipëtimë nuk kanë qit’ intelektualët e listës në fjalë.
    ….. denoncimi është bartur ende nga kohë që kujtojmë se i kemi humbur. Apo se letrat e hapura të kolektivit punonjës apo organizatës bazë vazhdojnë të jenë formë komunikimi. Sidomos se, ndër shqiptarë ende nuk ngrihet njeriu kundër sistemit, por sistemi kundër njeriut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin