Reagimet e para për hyrjen e Bruno Shllakut në PS

March 17, 2016 14:48

Reagimet e para për hyrjen e Bruno Shllakut në PS

“Bruno, të falënderoj shumë, shumë respekt. Edhe është një kompliment shumë i madh për mua që në këtë valë prurjesh në Partinë Socialiste të të kemi një nga të rinjtë që na bashkohen”, iu drejtua Rama aktorit Bruno Shllaku.

Hyrja e aktorit të njohur shkodran, Bruno Shllaku, në Partinë Socialiste nuk kaloi pa komente në qytetin e tij të lindjes. Bruno Shllaku në këtë qytet ka thyer disa tabu, por për anëtarin më të ri të Partisë Socialiste vendimin e tij për t’u pozicionuar e kanë mbështetur të gjithë.

“Në mënyrë të jashtëzakonshme mirë. Nuk ishte befasi sepse unë kam qenë pas kuintave me Partinë Socialiste. Nuk kam pasur dëshirë për disa arsye të mia, jo frike, por që të krijoj acarime me njerëzit, duke e ndihmuar PS-në pas kuintave me një fuqi të pashtershme. Më në fund vendosa të pozicionohem edhe e kam bërë jashtëzakonisht mirë”, tha Shllaku.

Përveç roleve të tij në kinematografi dhe teatër, Bruno Shllaku është pjesë e një familje të persekutuar nga regjimi komunist. Ai është nipi i Gjon Shllakut, helenistit të dënuar me pushkatim dhe që më pas vuajti 16 vite burgim.

“Nuk mund të egzistojë që në Partinë Socialiste të ketë dallim që ky njeri është i persekutuar dhe nuk duhet të jetë në radhët tona, përkundrazi mua më kanë mirëpirtur në mënyrë të jashtëzakonshme, jam shumë mirënjohës mikut tim, Edi Ramës, sepse vet më tha mos më quaj ‘zoti’, që kërkesën time e mirëpriti dhe e duartrokiti, si ai edhe shumë të tjerëve të cilët udhëheqin Partinë Socialiste në qarkun e Shkodrës”, vijoi Shllaku.

March 17, 2016 14:48
Komento

4 Komente

  1. passionanti March 17, 18:24

    Beni nje koment per Brunon ne qoftese e kuptoni! Apo do fillojne vjetersirat me moshe te ré ta shajne se beri kete veprim? Bruno, jam me ty dhe mendimi im eshte se po te mos ish Edi Rama , kompliment qe e meriton pa asnje perfitim timin se jam mijra kilometra larg, vendi im dhe yti o do kish perfunduar ne katastrofe, o do ti humbiste emri fare. Drejte asaj rruge ishte nisur. Tani po shikoj foto te qyteteve te Shqiperise ne google si Tepelene, Lushnje e kudo qe ndriçojne dhe te kenaqin shpirtin, ndersa ata me perpara u benin jehone rrugeve qe u linin mangut hyrjet dhe daljet nga qyteti. Udhetova nje here dhe pashe autostraden Fier- Vlore, po tek hyrja ne qytetin e Vlores rruga ishte per karroca. Nuk e di pse i bente keshtu keto pune ai ish kryeminister qe po na çane veshet akoma edhe neve ne distance. Edhe une po te kisha mundesit, aty do te isha, Bruno. Te uroj jete te bukur familjare e prodhimtari pa mbarim e me vlera artistike!

    Reply to this comment
  2. faro March 17, 19:26

    Shkodrani i pare qe qendroi ne krah te Edi Rames per te miren e Shkodres, ishte ish kryetari i Bashkise se Shkodres Z. Rusi. Ketij njeriu punedashes me vjen keq se nuk po ia degjoj me zerin ne pd!
    Mu kujtua ky, se ngjarja me Z. Bruno,ngjet si perfaqesues i klases se persekutuar

    Reply to this comment
  3. shaqo March 17, 21:48

    Me shume se sa per Brunon, te cilin e pershendes qe ka ditur, si gjithmone, te gjeje drejtimin e duhur, dua te pershendes komentuesin PASIONANT, per vleresimin e drejte qe ben nga larg per ndryshimet e dukeshme qe kane ndodhur ne Shqiperi vetem ne dy vjet qeversisje. Le te vazhdojme pra keshtu, ne rrugen e nisur, se edhe nga larg ndihmohet ky vend. Te falenderoj edhe njehere per opinionin tend shume te qarte.

    Reply to this comment
  4. demo March 18, 08:57

    futja e brunos ne partine socialiste,tregon cfare domethene Berishe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*