Reagimet për marrëveshjen me Iranin; republikanët dhe Izraeli, kundër

July 14, 2015 17:37

Reagimet për marrëveshjen me Iranin; republikanët dhe Izraeli, kundër

Presidenti amerikan, Barack Obama u shpreh i bindur se marrëveshja mbyll çdo shteg për përdorimin e programit bërthamor për qëllime ushtarake prej Iranit. Obama tha përmes një adresimi televiziv, se marrëveshja garantonte një botë më të sigurtë dhe më të paqtë.

“Marrëveshja nuk është e ndërtuar mbi bazën e besimit, por mbi bazën e verifikimeve”, tha ai.

Marrëveshja u përshëndet edhe nga presidenti iranian, Hassan Rouhani, i cili tha se ujdia “hap një kapitull të ri në raportet mes Republikës Islamike dhe botës”.

Rouhani deklaroi se lutjet e popullit iranian u bënë realitet me marrëveshjen që do të heqë të gjitha sanksionet. Sanksionet asnjëherë nuk patën sukses, – tha ai – por vështirësonin jetën e shumë iranianëve.

Bisedimet mes grupit të ashtuquajtur 5+1, i përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Kina, Rusia dhe Gjermania nisën në vitin 2006, por që janë ndërprerë shpesh për shkak të ndasive të thella mes palëve, sidomos gjatë presidencës së Ahmedinejad në Iran.

Edhe në Izrael njoftimi i marrëveshjes nuk është pritur mirë. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka theksuar shpesh se një pakt me Iranin për programin e tij bërthamor do të ishte një “gabim historik”.

July 14, 2015 17:37
Komento

3 Komente

  1. Arben July 14, 21:41

    IRANI ESHTE SHTETI ME I FUQISHEM DHE ME SERIOZ NE GJIRIN PERSIK.

    SHUME SHPEJT KJO DO TE SANKSIONOHET EDHE NE DIPLOMACINE NDERKOMBETARE.

    Reply to this comment
    • komunalja July 15, 13:34

      Per nje gje me pelqen irani. Monopolin e iterpretimit te Kuranit e ka vetem shteti! Gjithashtu, a keni degjuar ndonjehere per ndonje terrorist nga Irani? Kurre!

      Reply to this comment
  2. ne emer te Migjenit te Math July 15, 09:00

    Republikanet nuk thone se jemi kunder por do e analizojme detaj per detaj marrveshjen;
    Ju si gazete e antiamerikanit Rama genjeni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*