Reagimi i Hasanbelliut: Kush po i blen ndeshjet?

January 26, 2015 23:17

Reagimi i Hasanbelliut: Kush po i blen ndeshjet?

Humbja e Teutës në takimin e së shtunës kundër Flamurtarit i ka vënë durrsakët në qendër të një cikloni polemikash, që si rrallëherë ka kapërcyer edhe kufijtë e opinionit sportiv.

Pas deklaratave të ardhura nga të gjitha drejtimet ka patur një reagim edhe nga klubi i Teutës, që nëpërmjet presidentit Edmond Hasanbelliu ka dashur ta minimizoje si ngjarje, por njëkohësisht inkurajon hetimin e kësaj ndeshjeje nga të gjitha institucionet.

“Diskutova dhe u mora më shumë me portierin dhe më tha që ekipi kërkonte fitoren ndaj dhe u nxitua. Ne do të bëjmë hetim edhe Federata duhet ta bëjë. Për atë ndeshje m’u duk si shthurje e ekipit. Organet të hetojnë dhe të shikojnë nëse ka patur tolerim”, tha Hasanbelliu.

Akuzat më të forta për sjelljen e lojtarëve të Teutës kanë ardhur nga kampi vlonjat. Një fakt i tillë duket e ka shqetësuar presidentin Hasanbelliu, i cili ka dyshime për blerje të mundshme nga drejtuesit e Flamurtarit.

“Ata (Flamurtari) e fituan ndeshjen, duhet të hetojmë ne më shumë. Akuza ndaj nesh e paqenë, duhet t’i akuzoj unë vlonjatët për blerje të mundshme të ndeshjes”, theksoi presidenti durrsak.

Një përgjigje ndërkohë presidenti Hasanbelliu ka edhe për zhurmën e madhe të trukimit të ndeshjeve në Shqipëri.

“Shumë po diskutohet për trukime ndeshjesh, por na thoni kush po i blen këto ndeshje?!”, theksoi Hasanbelliu.

Pas humbjes së fundit dhe polemikave të shumta, atmosfera në kampin durrsak nuk është e qetë, por presidenti i Teutës beson se skuadra do ta kalojë këtë moment dhe për t’iu kthyer synimeve për këtë sezon.

“Ne vazhdojmë të luftojmë, kemi objektiv për të qëndruar në Superiore. Mu duk si shthurje totale në 5 minutat e fundit. Më thanë që u nxituam për të fituar ndeshjen dhe kjo është e gjitha”, shtoi Hasanbelliu. Prova e radhës për Teutën do të jetë kundër Vllaznisë, në program për t’u luajtur të shtunën në orën 14:00.

January 26, 2015 23:17
Komento

2 Komente

  1. Taku halabaku January 27, 03:48

    Popullore-Qajne qete,qan e qerrja ! – E ben docin, e ta hedh ne preher.etj.etj.

    Reply to this comment
  2. romeo January 27, 15:29

    po ti mor zotri i blen ti me bastet qe ve andej nga hong kongu,a nga kina,dhe te vika cudi tani ty se si blihen ndeshjet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin